

Dr. Selman Mëziu/
Sa e ndjeshme jeni Zonja e Madhe Mariana Graf. Sigurisht i keni prej nane të dhimbshme zemër butë e shpirtë qelibar. Edhe prej gjenit familiar austriak. Pse jo prej kulture me rranjë të thella në kohë. Këto janë shtysa për udhëtim drejt qytetërimit. Ngacmimet e pemës mençurore për të dasht njeriun, malet, natyrën, traditën, ujin, tokën me hojet e saja të mjaltëta, gjallesat mbi atë. Po, edhe dy Plinat në kohë të lashta kishin të njejtat shtysa, ngacmime, ndaj i dhanë udhë penës së tyre në hullitë e natyrës.
Po ne shqiptarët ku jemi? Mjerisht shumë – shumë larg. Megjithëse në shekullin e njëzetë e njëtë që gulçon gjak, helmë, urrejtje, përqafime djajsh. Rraca jonë prej shekujsh ka ndëshkuar vetëveten. Rraca jonë me rranjë të thella historike. Fatkeqësisht me trup e degë mbytur në detin e pa diturisë, në detin e ndjesive kafshërore dhe ma keqë akoma vetëushqyer me mendimet, veprimet prej anti njeriu.
Prandaj është e pamundur të zgjohemi me një fjalë e deshirë nane hyjneshë, me një shembull, me një reagim të një, dy, treqind intelektualësh patriot. Eh Zonja Mariana! Misioni juaj është i shejtë si dielli në lashtësinë e largët, është njerëzor, i kulturshëm. Motoja juaj: ‘’Aty ku mbillet dashuria, dashuria do të rritet.,, Sigurisht, është qëllim mirësie, ringjallje, ribërje, rizgjimi, farkëtim dashurie në mes njerëzve, natyres, ujit, diellit, tokës. Me përlotje po shkruaj, se dashuria nuk rritet në natyrën e shkrumbuar dhe njerëzit e djallëzuar në mes tyre e nanës natyrë.
Eh plagët e tua nana Mariana, arkitekte e shpirtërave dhe e botës biologjike dhe jo vetëm, janë të shumta e të thella! Neve jemi të shkërmoqur, të thermuar, të kalbëzuar nga ndërgjegja, nga miresia, nga shpirtë dlirësia, nga morali, kultura, sjellja ndërmjet nesh, natyrës, e juve plagëshumta, shkaktuar nga ne. Shkaqet janë të panumërta, dje dhe sot. Ne kemi ende të mbjellura në mendjet tona instiktet e hakmarrjes, ato të gjakmarrjes, të shkatërrimit të gjithëçkaje, admirues të grindjeve, përçarjeve, mbjellës të mos marveshjeve, e instikti për t’u bërë i parë, dash me këmborë e borgjez për një ditë me aventura, djallëzi ose të ndihmuar nga një UNË, si bajrektar, si ZOTI VETË ZBRITUR NGA QIELLI.
Shqiptarët nuk mund të shërojn natyrën pa shëruar ma parë vetëveten. E kjo Misionaria e shqiptarëve dhe e natyrës ka marrë plagë shumë të thella mbi të gjitha, këto 35 vjet. Këto shikohen, gjënden, janë te përdhosja e ndërgjegjes, e moralit, e shpirtë mirësisë e mbi të gjitha, te humbja e shpresës për zhvillim, kulturim. Stërmullari i së cilës është sjellja me plotë kapadeillek e bajrektarizëm e politikanëve si udhëheqës të pa zëvendsueshëm. Ato për të arritur ku janë, ma parë shkatërruan, vranë moralisht, mendërisht, psikologjikeisht njeriun shqiptar. Pra ato e morën kalanë, brenda botës së brendëshme të shqiptarit. E tani këto motor që çojne shoqërinë përpara, që zhvillojn ekonominë e mbrojnë natyrën, mjerisht janë fikur. Prandaj duhet shumë, shumë punë në marrdhëniet njeri – shtet, njeri – mjedis natyror, njeri – njeri, njëkohesisht spastrime kalbësirash, gjoja timonierë të pa zevendësueshëm. Pikërisht këto të fundit kanë mbjellur, frikën, pasigurinë, krimin, nxitur miqësinë, tarafin për një vend pune. Kuptohet gjithëkujt e gjithëkund edhe te shkencëtarët, inxhinierat, filozofët, akademikët, profesorët, gjuhëtarët etj. duke i shtrirë në shtratin e gjumit letargjik.
Megjithatë gjënden aty, këtu edhe nga ato që ende shpresojnë, për pakëz dritë në fund të tunelit. Pa çka se ‘’kur natyra godet mbi 180 milonë dollar humbje çdo vit, 5 mijë shqiptar të prekur (dëmtuar ekonomikisht S.M.),, Sigurisht edhe juve me disa shqiptar intelektual, patriotë, shpresoni ende për një rizgjim, ringjallje, e bashkëpunim ndërmet shqiptarëve, shtetit vërtet të demokratizuar, natyrës dhe biosistemeve të saja, për t’u rimëkëmbur e zhvilluar. Dhe ja urimi: Ndodhtë mrekullia!