Nga Mimoza Dajçi/
Kisha disa vite pa shkuar në Shqipëri, po statusi që kisha si azilante politike, paratë. Përpara se të udhëtoja për atje hartova një listë me njerëzit e afërt që më duhej ti jepja ndonjë dhuratë të vogël. Me thënë të drejtën lista u rrit aq shumë saqë edhe pse i kthehesha disa herë përsëri qëndronin ato shifra ose më tepër. Jo, tezja, jo burri i tezës, jo halla, jo çuni i hallës, jo daja , jo çuni i dajës. Komshia përballë që më është kujdesur për prindët. Komshia në kat të dytë që është doktoreshë e më ka vizituar prindët, po një shoqe një shok e kështu me rradhë.
Zbrita nga avioni e arrita në shtëpinë e prindërve, se shtepi timen nuk kam atje. As ketu ku banoj ne SHBA nuk kam se me te ardhurat qe mar nuk kam arritur te blej nje saper te futur koken. Çuditem me disa njerez ne Shqiperi, se si per nje periudhe 7 apo 8 vjeçare kane blere nga dy tre vila apo apartamente. Ku i kane gjetur parate qe i kane ndertuar apo blere ato vila e apartamente. Apo qe levizin edhe me makina te shtrenjta. Mire ata/ato qe meren me bisnes, po gazetaret, e te tjere me rradhe. Çuditem vertete…
Nejse, pa u ambjentuar e çmalluar mire me prindet bie zija e deres. Komshinjte tha mamaja, i ka mare malli per ty, kane kaq vite pa te pare. Shume mire, i prtia i qerasa e i dhashe nga nje dhuarte simbolike. Po ç’e deshe me thane e kemi nje te tille.
Perseri bie dera vjen nje shoqe e vjeter e mamase. U puthem u perqafuam, beme nje dore muhabet e me duhej ti jepja diçka qe me kishte porositur mamaja per ti sjelle qe andej. Ç’e deshe ma tha, e kam nje te tilla. Ktheva koken nga mamja, ajo ma beri me shenje qe te heshtja. Çfare te beja mbylla gojen, gjeta edhe diçka tjeter ne valixhe e i a dhashe, sikur i çeli pak fytyra. Nejse..
Pas nja nje ore vjen tezja me burrin e niper e mbesa. Qame me mall, u shnukem nga te puthurat e me ne fund erdhi rradha e dhuratave. I dhashe te dyve burre e grua nga nje ore 10 dollareshe. Ndersa te vegjelve nga nje loder seicilit e qese me karamele e çemçakeza.
– Ç’e deshe – me tha tezja, – kemi nje te tille dhe une dhe ky, – per te shoqin.
Mbeta. Me erdhi mire qe ishte ngritur pjaca e njerezia nuk vuanin me per buke, por per diçka me teper, por une aq sa kisha mundesi aq edhe u kisha blere. Nje pune sa per te mbajtur veten bejme ne emigracion e jo jete lluksi. Nuk jam miliardere. Edhe kete pune pas 6 vitesh me veshtiresi te madhe e kam gjetur. Dikush do te ngrej supet, por shishe kam shitur per mbijetese vite te tera, pasi pronari i pallatit megjthese shqiptar me nxori ne rruge te madhe, nuk kisha mundesi ti paguaja rregullisht qirane. Isha pa pune e sapo me kishte filluar nje ndihme ekonomike e vogel nga shteti, por qe nga nje pakujdesi e zyres se asistences akoma nuk i kishin vajtur parate pronarit te pallatit.
Ka halle e halle. Ndersa ne Shqiperi te pakten ata qe kane perfituar apartamente falas nga shteti nuk vuajne per buken e gojes. Nuk them, ka papunesi, ka te varfer, te pastrehe edhe atje, siç jam edhe vete, por te pakten siç paguajme ne ketu treçerekun e rroges vetem per nje apartament ndoshta atje nuk ndodh keshtu. E duke qene se kete shume te madhe ma mer pagesa mujore e apartamentit, pagesa e dritave etj, nuk kisha mundesi ti jepja dhurata te çmuara njerezve te mi te gjakut apo edhe me tej
Nga te gjithe degjova; – Ç’e deshe, ç’e deshe.
Edhe po ti flisje diçka me shume se si eshte situta ketej, qe ka papunesi, te hidheshin ne fyt.
– Aman – me thonin – mos fillo e flit kodra mbas bregut si disa te tjere.
Deri ime moter kete pergjigje me jepte. E quajne Ameriken parajse ku çdo njeri ha me luge floriri. Por edhe Amerika e emigracioni ne pergjithesi kane veshtiresite e veta. Nuk eshte fushe me lule. Nese ke nje pune eshte ndryshe. Uhe nuk po them se ketu ka varferi te madhe, pasi standard i jeteses eshte me i larte krahasim me Shqiperine e vende te tjera te botes, pasi eshte nje vend me i qete e demokratik ne bote, ku zbatohet ligji, por qe ka edhe te pa pune, kete nuk mund ta mohoj.
Dhjetor, 2013