New York : Raporti i policisë: krimi në qytet ka pësuar rënje rekord gjatë vitit 2012/
Komisioneri i policisë së New Yorkut, Ray Kelly, në raportin vjetor kësaj rradhe sipas shtypit njujorkez, thuhet se pati një përmbledhje në 9 pika kyçe…./
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Numëri 1-një, i policisë së qytetit të New Yorkut Ray Kelly, Komisioneri i policisë më popullor që ky qytet thuhet se nuk ka parë ndonjëherë një rënje të këtilll. Ai i bëri këto komete gjatë një fjalim dje për shtypin njujorkez , në lidhje me gjendjen e New York Police Department gjatë vitit 2012. Kelly foli në hotelin prestigjoz Waldorf-Astoria, në New York, në lidhje me normën e ulët të krimeve në qytet, të cilat sipas tij kan thyer rekorde historike, gjatë periudhës së vitit Janar – Dhjetor 2012 . Ai më shumë u përqëndrua në fjalën e tij në rënjen e numërit të vrasjeve, një përgjigje e koordinuar e NYPD për superstuhinë Sandy dhe nevojën e ngutshme për kontrollin e armëve sipas legjislacionit federalë. Komisioneri i policisë Ray Kelly, tha në adresimin vjetor se: ” Agjencia e tij këtë vit pati një rënie rekord në krimin, tek njujorkezët, ndërsa NYPD dha mbështetjen e saj për 2.000 anëtarë të cilët vuajtën pasojat e shkatërrimit nga Uragani Sandy.”Megjithatë, theksoi ai në të njëjtën kohë, NYPD përballet me sfida nga ndonjë vendim gjyqësor të pafavorshme dhe një “kulturë” qytetare, për armët që është përgjegjëse për vdekjen e shumë njujorkezve të pafajshëm, tha ai.
Adresimi i tij vjetor kësaj rradhe sipas shtypit njujorkez, thuhet se pati një përmbledhje në 9 pika kyçe….
• “Mbajtaj dhe përdorimi ilegalë i armëve të zjarrit pistoletave” do të vazhdojë të jetë një problem i madh për në New Yorkun, tha Kelly. Ata që mbajnë armë ilegale janë duke i përdorur në rreth dy të tretat e vrasjeve, tha ai, dhe pranon se legjislacioni federal është “diçka që nuk do të mbyllë” këtë problem. Ai mbështeti ligjin për armë-kontrollin, iniciativa e vënë kohët e fundit nga Presidenti Obama dhe miratuar nga Kryetari i Bashkisë së New Yorkut Michael Bloomberg.
• Një “pengesë në gjyqësor” mund të “pengojë” një program të suksesshëm të qytetit të quajtur “Salla Operative e Pastër”, të destinuara për të hequr “qafe” të ardhurat e ulëta, nga ndërtesat private tha Kelly . “Duke i lejuar pronarëve të regjistrohen në programin e qyteti vullnetarisht. Kelly, tha se qyteti ishte në gjendje të ofrojë siguri për disa të ardhura të ulëta për banorët që kanë nevojë për atë., duke pranuar se qyteti është lejuar të vazhdojë me programin e saj.
• Bandat e “gangësterëve”- shpesh duken se janë vetëm të lidhura me “grupet” e të rinjëve – dhe sipas të dhënave kan kryer rreth 30 për qind të shtënave në qytet. “Lidhëshmërinë e tyre, sipas tij ata e kan me shokët e tyre që jetojnë në zonat relativisht të vogëla dhe të “varfëra’ . Krimet më së shumti tha ai janë nga që ka një rivalitetet edhe mes tyre, dhe që janë janë të bazuara në trafikimin e narkotikëve apo ndonjë interes tjetër sipërmarrës, por edhe thjesht për të fituar “terren vendor,” tha Kelly. Për këtë qëllim, tha ai NYPD e ka dyfishuar madhësinë e Divizionit të saj që quhet “Gang Division to 300”.
. • Dëshira e qytetarëve për pajisjet Apple ka çuar në një rritje prej të adoleshentëve “teen-on-teen” të krimit. Në total prej 16.000 pajisjeve Apple janë raportuar vitin e kaluar se janë vjedhur . “Rritja në vjedhjen e pajisjeve të Apple në vitin 2012 e tejkaloi rritjen për krimin e përgjithshme në New York City,” tha Kelly.
• Shkalla e qytetit në numërin e vrasjeve vazhdon të bjerë: Qyetti i New Yorkut për numërin e vrasjeve për 100,000 banorë, ka rënëjen deri në 19 për qind në krahasim me vitin 2011, duke e bërë qytetin e New Yorkut, qytetin më sigurtë dhe me siguri më të madhe në SHBA. Krahasuar me vitin 2001, plaçkitjet e shtëpive, banesave dhe pronave private, janë ulur me 28 për qind, ato të vjedhjeve me armë 42 për qind dhe vjedhjes se makinave me 73 për qind.
• Reagimi i NYPD ndaj uraganit Sandy, vitin e kaluar ka qenë heroikë, tha ai përfshirë sigurimin që dha ploicia për 2.000 e vet të cilët ishin të prekur nga super stuhia Sandy. Kelly, tha se përveç mbajtjes nën kujdesin e ploicisë së mijëra qytetarëve gjatë stuhisë, oficerë NYPD, jo vetëm shpëtuan jetën e qytetarëve por kan ruajtur ligjin dhe rendin në një qytet, ku kaosi mund të kishte bërë dëme të “paimagjinueshme”, tek banorët, sepse egzistonte në disa zona mungesa e pushtetit dhe furnizmit me gaz dhe shumë çështje sociale tek lagjet e prekuara.
• Kelly, tha se Policia ka qenë proaktive – duke përfshirë edhe taktika që janë kritikuar si “spiunazhi i paligjshm” – NYPD ka ndihmuar në 16 raste për të penguar komplotet terroriste në qytet që nga 11 shtator 2001. “Është e domosdoshme që përpjekjet e departamentit të policisë për të u mbrojtur kundër terrorizmit të jenë proaktiv, dhe se kemi gjetur mbështetjen e qytetarëve që janë zbuluar tedhe ndonjë nga planifikimet për aktet e dhunshme.” tha ai.
• Gati 3.500 kamera survejimi janë vendosur vetëm në Lower Manhattan dhe Midtown dhe do të lejojnë NYPD të “shosh përmes sasisë masive të të dhënave të marrim informacione të interesit”. Ndërkohë, që edhe rrjeti i qytetit i mbikqyrjes me kamera, tash po shtrihet edhe në projektet e strehimit, dhe monitorohet 24 orë në ditë nga 200 oficerë, dhe është duke ndihmuar për të kapur kriminelët, dhe parandalimin e krimeve të ardhshme.
• NYPD ka punësuar një sistem të ri të marrjes në pyetje të hetuesve duke i regjistruar me video ‘të dyshuarve në rastet e sulmeve në krimet, krimet seksuale dhe vrasjet. “Asnjë prej 300 rasteve në të kontorlluara deri tani nuk rezultoi të ketë shkelje ligjore” theksojë numëri 1-një, i policisë së qytetit të New Yorkut Ray Kelly, Komisioneri i policisë më popullor që ky qytet.