Shkruan- Kasam Hasani- Kryeprokuror i Prokurorisë së Lartë në Shkup – në pension Republika e Maqedonisë së Veriut/
Nëse i bëhet një vështrim historik politikës serbe ndaj popullit shqiptar, do të konstatohet se politika e Serbisë ka qenë në vazhdimësi, nëpër vite e shekuj, e njejtë – antishqiptare dhe hegjemoniste. Çdo herë ka qenë me përmbajtje dhe aspirata Serbo-madhe, pa marrë parasysh çfarë forme të rregullimit shtetëror ka patur shteti i Serbisë.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe pas përfundimit të saj, Serbia gjithnjë ka zhvilluar politikë hegjemoniste, agresive, nacionaliste, shoviniste, por edhe fashiste, duke tentuar gjithnjë që ajo si shtet të zgjerohet, kurse brenda në territorin e saj, me të madhe u ka vënë zullumin popullatës joserbe, duke i zhdukur e shfarosur, ose dëbuar ata nga territori i Serbisë, në vende të tjera. Këto veprime, Serbia i ka ndërmarr në bazë të planeve dhe programeve të veçanta, të përgaditura nga politikanë dhe ekspertë gjeopolitikë, apostafat (qellimisht) të angazhuar, sic kanë qenë:
– Ilija Garashanin, i cili ka qenë historian dhe ka shkruar projektin e parë “Naçertanije”, në vitin 1844, i cili ka të bëj me dëbimin, shfarosjen dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike;
– Ivo Andriq, serb nga Bosna dhe Hercegovina, i cili ka qenë diplomat, Ndihmës Ministër për Punë të Jashtme në Jugosllavi, shkrimtar, të cilit në vitin 1961 i është ndarë për fat të keq çmimi Nobel për letërsi;
1
– Vasa Çubrilloviq, gjithashtu serb nga Bosna dhe Hercegovina, studimet dhe projektet e tij njihen me emrin “Dëbimet e shqiptarëve”. Për kontributin e tij në këtë drejtim është dekoruar nga organet e Mbretërisë Jugosllave, Jugosllavisë dhe Serbisë. Ka qenë ministër në Qeverinë Federative të Jugosllavisë dhe ka pregaditur projekte – memorandume edhe për dëbimin dhe shfarosjen e gjermanëve dhe pakicave të tjera nga Vojvodina gjatë Luftës së Dytë Botërore;
– Dobrica Qosiq, shkrimtar nacionalist serb, anëtar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave të Serbisë, në kohën e sundimit të S.Millosheviq ka qenë edhe Kryetar i Rebublikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, autor i Memorandumit për Kosovën dhe pozitën e keqe të serbve dhe Serbëve në Jugosllavinë Federative, ka qenë i njohur si “Baba i Kombit Serb”.
Këtu duhet përmendur Konventën Jugosllave – Turke të vitit 1938 dhe Marrëveshjen Xhetellmene të vitit 1953, për deportimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Turqi, si dhe programet dhe projektet serbe për zhdukjen, shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova Lindore – Toplica, Prokuplja, Leskovci, Kurshumlia, Vranja dhe viset tjera të banuara me popullatë shqiptare, me ç’rast janë shpërngulur me qindra – mijëra shqiptarë.
Përveç këtyre projekteve, shteti i Serbisë ka përpiluar edhe disa projekte të tjerë, me të cilët është paraparë kolonizimi i Kosovës me Serb dhe Malazez, pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.
Njejtë është vepruar edhe në kohën e Mbretërisë, kur Kryetar i Qeverisë ka qenë Nikola Pashiq, por edhe në periudhën e mëvonshme, kur Kryetar i Qeverisë ose Kryetar i Republikës kanë qenë: Ivan Stamboliq, Slobodan Millosheviq, Dushan Çkrebiq, Vojislav Koshtunica, Boris Tadiq, Ivica Daçiq, Tomislav Nikoliq apo Aleksandër Vuçiç.
2
Duhet veçuar vetëm politikanin e moderuar demokrat Zoran Xhinxhiq, i cili ishte Kryetar i Qeverisë së Serbisë vetëm rreth 1 vit e gjysëm, ndaj të cilit u bë atentat nga bashkëpunëtorët e Slobodan Millosheviqit dhe grupit kriminel të strukturuar “Klani i Zemunit”, në vitin 2003.
Aspiratat serbo-madhe kanë qenë të njejta edhe ndaj fqinjëve të saj.
Kështu për shembull, pas Luftës së Parë Botërore u formua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavia e Parë), në kuadër të së cilës kanë hyrë: Serbia, Kroacia dhe Sllovenia. Mali i Zi edhe pse para Serbisë ka qenë shtet i pavarur, atë në Jugosllavi, Serbia e mori pa identitet, respektivisht pa e emërtuar si shtet të veçantë. Pra, në atë Jugosllavi hynë (u gllabëruan) pa kurrëfar identiteti: Mali i Zi, Maqedonia, Sanxhaku, Kosova dhe Vojvodina. Të gjitha këto troje, fuqitë e mëdha ia lanë Jugosllavisë së Parë, si aleate e fuqive që e fituan Luftën e Parë Botërore. Këto troje i mbetën Serbisë në bazë të premtimeve dhe mashtrimeve të ndryshme serbe, e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, këto territore mbeten nën dominimin hegjemonist serb.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe formimit të Jugosllavisë së AVNO-it, në përbërje të së cilës hynë 6 republikat e atëhershme jugosllave, si dhe 2 krahinat autonome – Kosova dhe Vojvodina, të cilat ishin në përbërje të Republikës së Serbisë, por krahinat ishin edhe element konstitutiv i Federatës Jugosllave. Territori i Sanxhakut u nda në mes të Serbisë dhe Malit të Zi, pa asnjë identitet politik.
Një pjesë e madhe e territorit të Sanxhakut ishte e banuar me shqiptarë. Gjatë viteve të 50-ta të shekullit 20, pushteti serb gjithëashtu organizoi dëbimin dhe shpërnguljen e këtyre banorëve të besimit musliman nga Sanxhaku për në Turqi, dhe atë nëpërmes Maqedonisë. U dëbuan dhe shpërngulën me mijëra banorë të Sanxhakut dhe Kosovës. Një pjesë e kësaj popullate që u nis prej Maqedonie të shpërngulet për në Turqi,
3
mbetën në Maqedoni pasi që u ndërpre shpërngulja për në Turqi, Kështu të njejtët mbetën përgjithmonë të jetojnë në disa vendbanime në Shkup dhe rrethinë, Kumanovë dhe rrethinë, dhe disa fshatra të Prilepit.
Programe dhe projekte të veçanta, pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë edhe për shfarosjen dhe vrasjen e shqiptarëve nëpër fronte të ndryshme, ku janë dërguar me mijëra shqiptarë dhe janë vrarë nga pushteti serb, siç kanë qenë Fronti i Sremit, Rasti i Tivarit, etj., mirepo jane regjistruar si te zhdukur ne lufte.
Fatin e keq të shqiptarëve, në lidhje me dëbimin, shpërnguljen dhe shfarosjen, pas Luftës së Dytë Botërore nga ana e Serbisë, e kanë përjetuar edhe pakicat tjera në Vojvodinë, e sidomos Gjermanët – banor autokton të Banatit dhe Baçkës në Vojvodinë, të cilët kanë përbërë rreth 25% të popullatës së përgjithshme të Vojvodinës. Serbia duke shfrytëzuar luftën dhe njësitë e mobilizuara ushtarake Jugosllave (serbe), por edhe ato Sovjetike, ka dëbuar nga trojet e tyre shekullore mbi 600,000 gjerman, me arsyetimin se “paskan qenë bashkëpunëtorë tëokupatorit”, kurse të tërë pasurinë e tyre të patundshme ua ka dhënë serbëve dhe malazezëve në Vojvodinë.
Në mënyrë të njejtë Serbia ka vepruar edhe për dëbimin e pakicave tjera nga Vojvodina, e veçanërisht me pakicën hungareze.
Serbia në bashkësitë Jugosllave gjithnjë ka qenë dominante. Kështu për shembull, në vitin 1941, prej 108 gjeneralëve në Ushtrinë Çlirimtare Popullore, vetëm dy nuk kanë qenë serb (1 ka qenë kroat, kurse tjetri malazez), e dhënë e cila flet për pozitën dominante të Serbisë, dominim i cili ka qenë i vazhdueshëm.
Pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë egzistimit të Jugosllavisë së Titos, në të gjitha sferat e jetës përsëri ka dominuar Serbia, posaçërisht në strukturat e organeve më të larta shtetërore dhe partiake, si dhe në pjesën
4
komanduese të Armatës Jugosllave. Ndikimi i politikës serbe haptazi ka ardhur në shprehje në marrjen e vendimeve të caktuara nga ana e organeve më të larta shtetërore, partiake dhe ushtarake, të nivelit Federativ.
Serbisë shpeshherë për marrjen e vendimeve të caktuara i kanë ndihmuar edhe republikat aleate të Serbisë – Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosna dhe Hercegovina, të cilat ishin pothuajse në koalicion të përhershëm me Serbinë. Kësi vendimesh disa herë janë marrë edhe në dëm të Kosovës dhe popullatës shqiptare në përgjithësi.
Shumë çështje që ngriheshin në Maqedoni, si për shembull: përdorimi i flamurit kombëtarë shqiptarë në Maqedoni; përdorimi i gjuhës shqipe në administratë në Maqedoni; arsimimi i shqiptarëve në gjuhën shqipe në Maqedoni; paralelet e përziera – bashkimi i paraleleve me nxënës të përzier nëpër shkolla, me nxënës maqedonë dhe shqiptarë bashkë me qellim që nxënësit shqiptarë të shkolloheshin vetëm në gjuhën maqedone, me çka nxënësve shqiptarë iu mohohej e drejta e shkollimit në gjuhën amtare-shqipe; prishja e rrethojave të shtëpive me mur më të lartë mbi 110cm të oborreve të shqiptarëve në Maqedoni, Të gjitha këto vendime merreshin pas konsultimeve me Serbinë, respektivisht këto veprime së pari eksperimentoheshin në Maqedoni, e më vonë zbatoheshin edhe në Kosovë, respektivisht në Serbi.
Edhe pse Serbia dominonte në Jugosllavi, prap se prap nuk ishte e kënaqur. Në Serbi haptas filluan të dalin filozofë, politikanë, shkrimtarë, profesorë, jursitë, etj, të cilët kërkonin që në Jugosllavinë Socialiste Federative të ndryshohet – favorizohet pozita juridike – kushtetuese e Serbisë, si republikë më e madhe në Jugosllavi, e veçanërisht të zvogëlohet autonomia e krahinave, e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, ngase “krahinat paskan vepruar si shtet – në shtet”.
5
Në kohën e Jugosllavisë së Titos, Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë Aleksandër Rankoviçi, vitet e 60-ta të shekullit 20, kur është zbatuar program i posaçëm – “Aksioni i armëve” që ka patur për qëllim shqiptarët të malltretohen në mënyrat më brutale, kinse me qëllim të konfiskimit të armëve, megjithese shqiptaret nuk posedonin armë. Nga këto tortura dhe ky represion shtetëror shumë shqiptarë i kanë braktisur vendbanimet e tyre dhe janë shpërngulur për në Turqi. E si gjithmone, prona e patundshme e shiptareve te shperngulur u eshte dhene serbve dhe malazezeve, nga ana e pushtetit serb.
Në vitin 1986, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, aprovoi programin serb për dëbimin e shqiptarëve nga Serbia. Ky program me vone u emërtua si Programi Jugosllav për Kosovën dhe u shpall në “Gazetën Zyrtare”, në vitin 1990. Sipas këtij projekti, kushdo qëdëshironte mund të shkonte dhe jetonte në Kosovë, e atyre të interesuarve ju siguroheshin beneficione të mëdha. Ky program kryesisht kishte për qëllim ndryshimin e strukturës nacionale në Kosovë, respektivisht të favorizohen Serbët dhe Malazezët.
Pas vdekjes së Titos, të shumtë ishin shkaqet dhe skenarët për shpërbërjen e Jugosllavisë. Serbia filloi retorikën se “tani është koha kur Serbia duhet ta rregullojë pozitën e saj juridike – kushtetuese”; “se Serbia çdoherë ka fituar në lufta, por ka humbur në paqë”, “se Serbia duhet t’i mbrojë serbët kudo që jetojnë në Jugosllavi”, “se kudo që ka një varr serb do të jetë Serbi”, etj., që në esencë do të thoshte zgjerim i Serbisë edhe në pjesë tjera të ish republikave Jugosllave, e posaçërisht në Bosnë dhe Hercegovinë, në Kroaci dhe në Maqedoni.
Sipas planeve të Serbisë, një pjesë të Kroacisë duhej ta merr Serbia, si dhe të tërë Bosnën dhe Hercegovinën. Sa i përket Malit të Zi, Serbia mendonte se ai do t’i bashkangjitej Serbisë, ngase tradicionalisht ka qenë me Serbinë. Maqedoninë, Serbia e kish emërtuar si “Vardarska
6
Banovina” dhe mendonte se edhe ajo do t’i bashkangjitet Serbisë, pasi që e llogariste “Banovinë të saj”.
Megjithatë këtë gjë nuk e lejonte Komisioni i Badinterit, i cili u krijua me qëllim të këshillimit ligjor lidhur me shpërberjen e Jugosllavisë. Sipas këtij Komisioni, me shpërbërjen e Jugosllavise, do të aplikohej principi utti posidetis iuris, që nënkuptonte se shtetet e reja do të kishin kufinjët ashtu sic i kishin pasur republikat brenda Federates Jugosllave.
Mirëpo, pas fillimit të luftërave vëllazërore në Jugosllavi, vitet e 90-ta të shekullit 20, Serbia së pari filloi të luftojë në Slloveni. Kjo luftë nuk zgjati shumë dhe së shpejti Serbia u tërhoq, ngase Serbia vlerësoi se nuk është e interesuar për Slloveninë, kurse Sllovenia shpalli pavarsinë e saj ne vitin 1991.
Shpejt pas saj, edhe Kroacia ne vitin 1991 shpalli pavaresine. Udheheqesia kroate ishte e vetedijshme se serbet e Kroacise, te nxitur dhe perkrahur nga Serbia, do te hynin ne lufte per t’ia bashkangjitur Serbise territoret e Kroacise te banuara me serb. Keshtu, Kroacia pas shpalljes se pavarsise bleu shume armatim dhe formoi ushtrine e saj.
Duke patur parasysh strukturën nacionale të pjesës komanduese të Armatës Jugosllave, e cila armatë ishte shumë e fortë, Serbia shfrytëzoi eprorët, ushtarët, armatimin dhe paisjet tjera të kësaj armate dhe hyri në luftë me Kroacinë. Njëkohësisht kishte pregaditur për luftë edhe popullatën serbe në Kroaci dhe e kishte furnizuar me armë dhe paisje tjera që të luftojnë kundër kroatëve. Kështu në Kroaci filloi lufta Kroato- Serbe, me ç’rast u vranë dhe masakruan shumë njerëz, dhe u rrënuan shumë qytete dhe vendbanime. Në tërësi nga Armata Serbe u rrënua qyteti i madh Vukovari, kurse lufta të rrepta u zhvilluan edhe në Knin, Pakrac, Graçac, Gospiq, Udina, Okuçani, Petrinje, etj, me ç’rast u vranë shumë luftëtarë, civilë, fëmijë, gra, pleq, etj.
7
Udhëhqësia Kroate, në krye me Kryetarin e atëhershëm Franjo Tuxhman, serbëve të Bosnës u ka propozuar që të ndalet lufta dhe të arrihet marrëveshje. Me këtë rast serbëve në Kroaci u është propozuar që shteti i Kroacisë është i pajtimit që atyre t’u sigurojë autonomi kulturore në shkallë të lartë, si dhe disa të drejta politke të tjera, siç janë: Ata të kenë edhe monedhën e tyre, të kenë Ministri të veçantë për kulturë dhe lidhje kulturore, etj. Ky propozim ishte i njohur si “Projekt Z-3”, i cili ka qenë shumë i favorshëm për serbët, por serbët nuk e pranuan. Prandaj, Kroacia ishte e detyruar që të blejë armatim dhe të hyjë në luftë jo vetëm me serbët e Kroacisë, por edhe me Serbinë. Vlen të theksohet se Kroacia kishte edhe përkrahje politike nga Gjermania e veçanërisht nga Ministri gjerman – Gensher i periudhes 95. Kështu, në zonën e Kninit me popullatë dominante serbe, u ndërmorr një sulm ushtarak dhe policor i Kroacisë, i ashtuquajtur “Olluja” (“Stuhia”), i cili zgjati 3 ditë (4–7 Gusht 1995), sulm i cili ka qenë shumë i ashpër. Pjesa më e madhe e luftëtarëve – kryengritësve serb u vranë ose dëbuan, por bashkë me ta edhe shumë popullatë serbe u dëbua nga vendbanimet në Kroaci dhe shpërngulën për në Serbi. Keshtu këto vendbanime në Kroaci u boshatisën nga popullata serbe.
Bosnën dhe Hercegovinën, Serbia mendonte në tërësi ta aneksonte, por më vonë u bind se në territorin e saj mund të krijojë vetëm një zonë politike – administrative serbe, që më vonë e emërtoi “Republika Srpska”. U bënë luftëra të mëdha midis 3 popujve të Bosnës dhe Hercegovinës, respektivisht mes Muslimanëve (tani Boshnjakëve), Serbëve dhe Kroatëve. U vranë e u masakruan me mijëra ushtarë, si dhe popullatë tjetër. U rrënuan shumë vendbanime. Përgjithmonë do të mbeten të shënuara në historinë ballkanike dhe evropiane rasti i Serbrenicës dhe rastet tjera të luftërave dhe masakrimeve në Bosnë dhe Hercegovinë, të bëra nga njesitë ushtarake serbe.
8
Luftimet në Bosnë dhe Hercegovinë nuk kishin të ndalur. Me insistimin dhe ndërmjetësimin Amerikan, në qytetin Dejton të SHBA-së, u arrit Marrëveshja për Paqe në Bosnë dhe Hercegovinë. Kështu gjatë muajit Dhjetor të vitit 1995, në Paris është nënshkruar, në prezencën e përfaqësuesve të fuqive të mëdha botërore dhe presidentëve të rajonit, Alia Izetbegoviç, Sllobodan Millosheviç dhe Franjo Tuxhman, marrëveshja e posaçme e emërtuar si Marrëveshja e Dejtonit, me të cilin është përcaktuar sistemi kushtetues, politik dhe ligjor i shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, si shtet kompleks i formuar prej 3 popujve konstitutiv, dhe atë: Federata Bosna dhe Hercegovina me 51% territor, dhe Republika Srpska me 49% territor, si dhe distrikti Brçko, si njësi e veçantë territoriale.
Serbia qysh atëherë nuk ka qenë e kënaqur me zgjidhjet e Marrëveshjes së Dejtonit. Por, Serbia me këtë arriti që Serbët e Bosnës t’i koncentrojë në të ashtuquajturën Republika Srpska, duke caktuar Banja Llukën si kryeqendër të kësaj Republike.
Vlen të përmendim se organizimi i shtetit të Bosnës dhe Hercegovinës, sipas Marrëveshjes së Dejtonit, është mjaft i komplikuar dhe e gjithë kjo këtë shtet e bën jofunksional. Ndarja në njësi territoriale – kantone dhe distrikte, edhe më shumë e vështirëson funksionimin e këtij shteti. Edhe pse për funksionimin dhe marrjen e vendimeve sipas Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës, është paraparë si i domosdoshëm koncenzuesi i 3 etniciteteve (boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve), shpeshherë nuk arrihet koncezues midis etniciteteve, sidomos në shumicën e rasteve, veçanërisht në kohët e fundit, haptas nuk pajtohet etniteti serb, dhe atë për çështje tepër të rëndësishme për marrjen e vendimeve përkatëse në lidhje me funksionimin e organeve shtetërore më të larta në Bosnë dhe Hercegovinë, siç janë: Parlamenti, Qeveria, Gjykata Kushtetuese, Gjykata Supreme, Prokuroria Federale, etj. E kësaj natyre është edhe
9
mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Republikës së Bosnës dhe Hercegovinës, ku me të madhe ka ardhur në shprehje ndikimi i Serbisë. Për këto shkaqe, funksionimi i disa organeve dhe institucioneve në Bosnë dhe Hercegovinë momentalisht është në kolaps.
Nga politikanët dhe udhëheqësit kroat dhe boshnjak, në Bosnë dhe Hercegovinë, kohëve të fundit shpeshherë thuhet se sjelljet e politikanëve dhe udhëheqësve serb, në krye me Milorad Dodik, në Bosnë dhe Hercegovinë e kanë kaluar vijën e kuqe. Ata nuk ngurrojnë të thonë se serbët e Bosnës direktivat për kësi sjelljesh i marrin nga Serbia, respektivisht nga udhëheqësit dhe politikanët serb, dhe se e gjithë kjo bëhet me qellim të rrënimit të sovranitetit të Bosnës dhe Hercegovinës si shtet, me tendencë që Republika Srpska t’i bashkangjitet Serbisë.
Maqedonia, siç tham edhe më parë, në kohën e egzistimit të Jugosllavisë, ishte njëra nga gjashtë Republikat e Federatës Jugosllave, por Maqedonia ishte në “koalicion” (ishte vazale) me Serbinë. Në vitin 1991, edhe Maqedonia shpalli pavarsinë e saj, edhe pse kjo republikë kishte shumë elemente kontestuese, siç ishin: emri, popullata maqedonase pa identitet kombëtar, gjuhën, historinë, kishën, territorin, etj.
Për shpalljen e pavarsisë së Maqedonisë, rol të rëndësishëm kanë luajtur disa politikanë Maqedonas, në krye me ish Kryetarin e kësaj Republike, tani i ndjeri Kiro Gligorov, i cili ka qenë politikan i mençur, me eksperiencë dhe dinak i madh. Maqedonia shpalli pavarsinë pas mbajtjes së Referendumit gjithëpopullorë (të cilin popullata shqiptare e bojkotoi, ashtu siç bojkotoi edhe pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë). Qytetarët e Maqedonisë duhej t’i përgjigjeshin pyetjes së Referendumit: – A jeni për pavarësi të Republikës së Maqedonisë si shtet, me mundësi që më vonë t’i bashkangjitet ndonjë subjekti tjetër? Subjekti tjetër edhe pse nuk ishte i emërtuar, për Maqedonasit dhe për Serbinë supozohej se
10
ai subjekt do të ishte Serbia. Pasi populli u deklarua për pavarësi të Maqedonisë, për pjesën e dytë të pyetjes të Referendumit, populli asnjëherë nuk u deklarua. Kështu, Maqedonia me mençuri dhe dinakëri u nda nga Serbia pa asnjë therrë në këmbë, kurse Serbia mbeti edhe pa Maqedoninë.
Edhe pse Maqedonia u pavarësua, Serbia ende nuk pajtohet që Maqedonia të ketë Kishë Ortodokse autoqefale dhe kërkon që Kisha Ortodokse Maqedone të veprojë nën ombrellën e Kishës Ortodokse Serbe. Ky kontest vazhdon vite me radhë dhe në esencë nuk është kontest fetar – kishtarë, por është kontest politik të cilin e shkakton Serbia.
Serbia bashkë me Rusinë nuk i kanë mirëpritur ndryshimin e emrit te Maqedonise, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe tentimet e Maqedonisë për pranim në BE.
Pas shpartallimit të Jugosllavisë, Mali i Zi duke u bazuar në miqësinë tradicionale me Serbinë, si dhe miqësinë reciproke të udhëheqësve të atëhershëm të Serbisë – Slobodan Millosheviçit dhe atij të Malit të Zi – Momir Bullatoviçit, në vitin 1992 u krijua bashkësia “Republika Federale e Jugosllavisë (RFJ)” kurse më vonë u emërtua si “Bashkësia shtetërore e Serbisë dhe Malit të Zi”, në përbërje të së cilës ishin Serbia dhe Mali i Zi.
Duke iu falenderuar udhëheqësisë së re të Malit të Zi, në krye me Milo Gjukanoviçin, Mali i Zi u shkëput nga Serbia dhe shpalli pavarësinë, në vitin 2006. Keshtu Serbia u llogarit si vazhdimesi e Jugosllavise dhe prandaj Serbia nuk pati nevojë te shpallë pavarësinë.
Republika e Malit të Zi, tani është anëtare e NATO-së dhe ka perspektivë reale evropiane. Kjo aspak nuk i ka konvenuar Serbisë dhe Rusisë, prandaj në çdo hap janë munduar që ta pengojnë Malin e Zi.
11
Disa herë kanë ndërmarrë veprime antishtetërore kundër shtetit të Malit të Zi. Partitë politike serbe në Mal të Zi veprojnë jashtëzakonisht në mënyrë destruktive dhe pengojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme shtetërore. Ka patur edhe sjellje brutale në formë të organizimit të grushtetit në Mal të Zi. Në shumicën e rasteve këto veprime destruktive të Serbisë kanë qenë të përkrahura ose të nxitura nga Rusia.
Edhe në Mal të Zi, Serbia paraqet problemin e Kishës Ortodokse Malazeze dhe kërkon që e njejta të veprojë nën patronatin e Kishës Ortodokse Serbe.
Në kohët e fundit, Kisha Ortodokse Serbe ka marrë hov të madh në lidhje me përcaktimin e pronës shtetërore dhe pronës së Kishës Ortodokse Malazeze në Mal të Zi, duke pretenduar që edhe Kisha Ortodokse Serbe ka hise në këtë pronë. Udhëheqësia shtetërore dhe politike e Malit të Zi, veprimet e Kishës Ortodokse Serbe i vlerëson si përzierje të Serbisë në punët e brendshme të shtetit të Republikës së Malit të Zi, dhe këtë nuk e konsideron si çështje të karakterit fetarë – kishtarë. Sipas qendrimeve politike të udhëheqësisë së Malit të Zi, këto veprime të Serbisë kanë për qellim rrënimin e sistemit kushtetues e politik të përcaktuar me Kushtetutën e Malit të Zi.
Pas demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë, pushteti Jugosllav (serb) filloi diferencimin politik të shqiptarëve në përgjithësi e jo vetëm në Kosovë, me ndjekjen dhe dëbimin e tyre nga Kosova dhe viset tjera. U larguan nga puna dhe u diferencuan me mijëra shqiptarë, kurse një numër i madh i tyre migruan në vende të ndryshme në Evropë, SHBA, Kanada dhe shtete të tjera.
Derisa Serbia vazhdonte luftërat në republikat tjera, gjendja në Kosovë acarohej çdo ditë e më shumë, sidomos pas rrënimit të autonomisë
12
politike të Kosovës, me aprovimin e Amandamenteve në Kushtetutën e vitit 1974. Rezistenca gjithëpopullore në Kosovë mori formën e luftës gjithë popullore, kurse Serbia për çdo ditë merrte masa represive. Serbia ndërmori edhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Me ngjarjet dhe ndodhitë në Kosovë filluan të merren edhe organizatat ndërkombëtare, përgjegjëse për paqen dhe sigurinë, si për shembull: Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Fuqitë Botërore, etj. Në qytetin Rambuje të Francës u mbajt konferencë e posaçme, me qellim të shqyrtimit të gjendjes në Kosovë dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës. Në Kosovë filloi luftë e armatosur. Kështu u desht që Këshilli i Sigurimit të bjen Rezolutën 1244, si dhe u desh që të intervenojë ushtarakisht NATO. Pas luftimeve dhe bombardimeve të NATO-së në Serbi, në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës së vitit 1999, u ndërpre lufta në Kosovë, Serbia u largua nga Kosova, kurse Kosovën në administrim e mori UNMIK-u, si mision i OKB-së. Pas kësaj, nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u caktua edhe Presidenti Ahtisaari, i cili do të duhej të përcaktonte ardhmërinë e statusit të Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të caktuar nga fuqitë e mëdha – Amerika, BE dhe Rusia. Pas gjithë kësaj, me datë 17.02.2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Tani Kosovën si shtet të pavarur e kanë pranuar rreth 115 shtete. Serbia jo vetëm që nuk e njeh këtë realitet, por me të madhe mundohet që te disa shtete të ndikojë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ose tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kosova sot i ka të gjitha atributet e shtetit. Shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në përputhje me normat ndërkombëtare.
Nga aspekti juridik, Kosova de jure është shtet dhe kjo çështje në procedurat gjyqësore konsiderohet si res judicata, që do të thotë “çështje e zgjidhur”, ose “çështje e vendosur”, ose “çështje e gjykuar”. Këtu vjen në shprehje edhe principi tjetër procedural juridik – ne bis in idem, që do të thotë “jo një punë dy herë”.
13
Serbia e di ngase kështu ka vendosur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, me datë 22.07.2010, dhe atë në bazë të kërkesës – padisë së Serbisë, me ç’rast kjo Gjykatë ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës – shtet, është bërë në përputhje me normat e të drejtës ndërkombëtare.
Në periudhën 1998-1999, Serbia dëboi në mënyrë masive afër 840,000 shqiptarë, duke u larguar dhe strehuar ata në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi dhe në vende tjera të Evropës dhe Amerikës, të cilët pas përfundimit të bombardimeve të NATO-së në Serbi, u kthyen në vendbanimet e tyre të mëparshme. Në luftën e vitit 1999, Serbia vrau, masakroi dhe zhduku rreth 11,500 njerëz – shqiptarë, ndër të cilët shumë fëmijë, gra dhe pleq, e gjithashtu ushtria serbe dhunoi 20,000 vajza dhe gra shqiptare.
Gjatë viteve 1990-1999, pushteti serb ka pushuar nga puna 75.000 punëtorë shqiptarë ne Kosovë, me çrast që pervec tyre edhe anëtaret e familjeve te tyre kane mbetur pa mjetet e nevojshme financiare per egzistence.
Çka është më e rëndësishme, të gjithë këto projekte, programe, elaborate dhe memorandume të ndryshme, janë aprovuar dhe financuar nga institucionet shtetërore të Serbisë. Pas kësaj çdo herë ka qendruar Kisha Ortodokse Serbe, kurse e gjithë kjo ka qenë e përkrahur, ose shpeshherë edhe e nxitur nga Rusia, për shkaqe të pretendimeve të Rusisë në Ballkan.
Edhe pse Kosova tani është shtet sovran dhe i pavarur, Serbia Kosovën ende e mban në Kushtetutën e saj si pjesë të Serbisë, edhe pse e di që Kosova më nuk është pjesë e saj dhe se Serbia nuk ka kurrëfarë çasje në territorin e Kosovës dhe se organet e Serbisë në Kosovë nuk kanë
14
kurrëfarë kompetence qysh nga viti 1999, e të mos flasim pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Përpos gjithë kësaj që tham më lartë, Serbia deri tani nuk është përgjigjur për vrasjet, masakrimet, dhunimet dhe zhdukjet e mijëra qytetarëve, fëmijëve, grave, pleqëve, shkaktimin e dëmeve të mëdha, përvetësimin e fondeve të ndryshme financiare dhe pasurisë së përbashkët të Federatës Jugosllave, etj. Ajo për të gjitha këto deri tani nuk është ndëshkuar.
Për të gjitha ato që ka bërë Serbia, si dhe për këto që ajo tani ende vazhdon t’i bëjë, do të ishte njerëzore dhe morale që Serbia të kërkojë falje dhe të heqë dorë nga veprimet tradicionale Serbo-madhe, të dëmshme dhe të rrezikshme për paqen dhe sigurinë në Ballkan e më gjërë.