Dr. Gjeka Gjelaj/
Kushdo që do ta lexojnë librin e tij, do ta kuptojnë qartas sepse është e rëndësishme që të percaktosh qëllimet dhe mënyrat se si të ia arrish suksesit. Duke filluar si bari dhe punëtor bujqësor në fshatin Spij dhe Sukrugj, duke udhëtuar ilegalisht nëpër Meksikë, dhe duke arritur së bashkut me motrën Dritën, në token e premtume, brenda bagazhit të një makine të vjetër amerikane, Dr. Camaj bëhet bojaxhi i punësuar nga Zeka, përndryshe Zek Martin Smajli Ivezaj dhe më pas plotëson dëshirën e flaktë dhe vazhdon studimet universitare duke u bërë studius shkencor në hulumtimet e veçanta në hapësirat e dy kontinenteve. Autori jonë, i dashuri Dr. Camaj, tregon një talent të rafinumë dhe një shije të veçantë, kisha me thënë pasion ndaj përshkrimit të detajuar. Ky përshkrim me finesë dhe saktësi përfshin çdo aspekt të jetës dhe familjes së Pjetër Zekut dhe të tijën personale. Nëpër faqet e këtij libri,autori tregon një shkathtësi dhe kujdes të veçantë edhe në gjërat më të imta të jetës së tij.
Kushdo që ka lexuar veprat e autorëve edhe me renome botërore e kuptojnë se ata shpesh akuzohen, fshehurazi apo haptazi, nga të tjerë për rrethanat e dështimit apo mossuksesit të arritjeve të tyre.
Jo, Dr. Camaj nuk e bën këtë gabim por si shkencëtar dhe shkrimtar i talentuar ballafaqohet me sfidat apo pengesat e lloj llojshme që jeta dhe rrethanat ia paraqesin. Ai i kupton pengesat, ballafaqohet me to, dhe në mënyrë reale kërkon përgjigjet ose psehjet më të përshtatshme. Duke ju falenderuar bagazhit shkencor dhe karakterit të tij dhe të familjes së tij stoike, ai tejkalon çdo errësirë të pesimizmit dhe shpërthen porsi drita e diellit në mëngjes, në oqeanin e pafund të optimizmit.
Edhe pse gjakatarët dhe të pa shpirtërit serbo-malazez me në krye kriminelin Bajo Stankoviçin ja pushkatojnë gjyshin Pjetër Zekun, të pafajshëm sepse i vetmi faj i gjyshit Pjetër, ishte se ai ishte shqiptar, patriot dhe katolik i bindur, Dr. Camaj, në mirësinë e karakterit të tij dhe të familjes së tij Camaj nuk kërkon as nuk propagon hakmarrje as urrejtje. Autori me vëllezërit e vet, e sidomos me këtë vepër, kanë kërkuar dhe kërkojnë, shpirtërisht në heshtje, që aktet kriminele dhe zullumet e papërshkrueshme që malsorët përjetuan nga serbo-malazezët mos të harrohen dhe dashtë Zoti kurrë ma mos të përsëriten!
Ka ndryshuar dhe gjithnjë ndryshon Malsia e Pjetër Zekut, ndryshon ajo e Dr. Pashkut dhe është duke aguar një shpresë e re në Malsinë tone kreshnike: e lirë, demokratike dhe e thashtë Zoti e bashkuar përgjithmonë me trungun shekullore dhe të pandarë nënën Shqipëri.
Një vështrim kritik i shkurtër lidhur me librin Porosia e Kullës
Dëshiroj të ju tërheqi vëmendjen, juve këtu prezent miq të librit, si dhe atyre që do e vijojnë këtë promovim përmes mediave të ndryshme, mbi rëndësinë thelbësore që unë mendoj e ka përshkrimi i detajeve dhe të rrethanave jetesore që Dr. Camaj i ka përjetuar dhe i paraqet lexuesit në një mënyre kuptimplote dhe shpeshherë emocionale
Detajet edhe më të voglat, dhe ndodhjet më elementare në këtë jetëshkrim të një malësorit burimor, janë të rëndësishme, në mendimin tim, sepse ia bëjnë të mundshme lexuesit (në këtë rast mue dhe juve) që thellësisht të lëshohemi apo të depërtojmë në labirintin apo brendësinë shumedimenzionale, shpesh mbresëdhënëse të jetës së autorit duke bërë të mundshme edhe të këndshme të kuptuarit dhe psehjen në kontekstin e ndodhjeve dhe rrethanave që autori Camaj, në mënyrë të gjallë dhe bindëse ia parashtron lexuesit.
Në këtë mënyrë, unë mendoj se autori ka lehtësuar procesin dhe vështirësinat e përjetimit personal të ndodhjeve, të ambjentit, të kohës, dhe të personave që janë pjesë e pandarë, integrale e shtegtimit të tij në jetë. Këtë autori e ka arritur duke u fokusuar dhe duke parashtruar në mënyrë bindëse dhe kisha me thënë me një krenari të përvujtshme shpirtërore, këndvështrimin dhe prospektivën e tij jetësore.
Ishte e vështirë dhe e komplikuar ne ate kohe jeta e një studentit shqiptare i përbuzur dhe i mohuar nga sistemi dhe politika sllavo komuniste. Vetëm ata të cilët e kanë përjetuar këtë kalvar mund ta kuptojnë dhe ta vlerësojnë në tersi! Të tjerët munden vetëm ta përshkruajnë dhe të shprehin mendime. Në këtë mënyrë, dhe i armatosur më këto pasuri shpirtërore dhe intelektuale, autori e ndihmon lexuesin që të shmanget nga rreziku që ai të mbetet ”i shkëputur” nga realiteti duke patur në disponim vetëm një rreshtim faktesh shpeshherë të ftohta dhe jo personale.
Unë jam i mendimit që autori i mirënjohur duke poseduar një bagazh të pasur shkencor dhe i paisur me një eksperiencë shpeshherë mahnitëse të jetës dhe me përjetime të veçanta të një malesorit tipik, në këtë rast malsor erudit, munt të ketë pasur këto qëllime:(ju rrëfej të vertetën se kurrë nuk e kam pyet)
- Lexuesi përmes detajeve duhet të pasurohet dhe bindet me një kuptim kontekstual që e bën të mundshme dhe kuptimplote rëndësinë e ndodhjeve dhe të motiveve reale të autorit.
- Detajet dhe autenciteti do e bëjnë të mundshme, le të shpresojmë, që lexuesi të fitojë simpati për autorin, dhe të bashkëndihet edhe në aspektin emocional me ndjenjat, mendimet, ëndërrat, mosmundësitë tragjedit, dilemat,dhe rreagimet e ndryshme te autorit.
- Detajet edhe më të vogla në autobiografinë Porosia e Kulles ,të autorit Camaj, ku përshkruhet marrëdhëniet interpersonale dhe ato shoqërore, mendoj unë, ndihmojnë në zhvillimin dhe përforcimin e karakterit të veçantë të autorit Dr. Pashko Camaj.
Nga këto përshkrime, jam i bindur se rrezatojnë dhe paraqiten si të gjalla, vuatjet, shpresat, dyshimet, nostalgjitë, e sidomos pasiguria dhe mosbesimi në “realitet dhe në ndodhje” që në fund të odisesë personale kristalizohen.Dhe të gjitha sëbashkut përforcojnë një personalitet kompleks dhe të veçantë, të lindur dhe rritur në ambjentin shëndoshtë shekullor të fesë katolike dhe vlerave familjare tipike shqiptare. Pra, të guximit, të optimizmit dhe të patriotizmit që në këtë përjetim u paguan me sakrifikimin sublim te gjyshit Pjetër Zekut me shokë.
- Një tjetër vlere thelbësore që une mendoj se këtë veper e bën edhe më të vlefshme, sikurse e kam theksuar më pare, është autenticiteti i tregimit të ngjarjeve. Shpalosi disa mendime:
Autenticiteti i autorit është shumë i vërtetë dhe i pa përpunuar. Unë kisha me thënë që eshtë i pa filtruar dhe i zhveshur nga çdo shtesë e pa nevojshme, faktike, bazuar në fakte dhe e përjetuar në jetën e autorit.
Unë gjithashtu mendoj se tregimet e ngjarjeve autentike dhe të vërteta të autorit Camaj, është çdo gjë që nevojitet për një pëshkrim të ndodjeve personale. Mbasi lexova librin me vëmendje, porsi kur një student që lexon tekstet para një provimit të rëndësishëm duke shënuar gjërat më të rëndësishme, unë jam bindur se Porosia e Kullës, është një prodhim i gatuar në një zjarr të ndezur dhe shpërthyes emocionesh, pritshmërish dhe ëndrrash të një jetë të vërtetë. Fatbadhësisht, mendoj unë, produkti apo rezultati i fundit është, asgjë tjetër përveç se tregimit i një jetë të dhimbshme por edhe trijumfuse e një studiuesit të përkushtuar dhe një shkrimtarit të shkathët dhe të merituar. Më fund unë mendoj se për pa autenticitet të librit nuk do të egzistonte mundësia e një lidhje reale mes librit, pra ngjarjeve dhe lexuesit, dhe nuk do të kishte një ndikim të thellë dhe domethënës për lexuesin.
Gjithnjë në temën e autenticitetit, shpresoj se nuk bëj gabim nëse theksoj se tregimet e jetës, pra memuarët dhe autobiografitë janë themelet dhe shtyllat e shëndoshta dhe të pazëvendësueshme të qytetërimit judeo-kristian perëndimorë, dhe në të njëjtën kohë themelet dhe pasuria kulturore dhe shpirtërore e trashigimisë së shoqërisë shqiptare.
Legjendat, mitet, tregimet e vjetra dhe ato më të rejat në letërsinë shqipe na informojnë dhe në një mënyrë na detyrojnë që të kthehemi në të kaluarën për ta shikuar dhe rishikuar, dhe mbi të gjitha për të mësuar nga ajo. Këtë autori Camaj e ka arritur pa asnjë dyshim! Historianët dhe studjuesit e letërsisë do të mund t’u referohen shkrimeve apo burimeve të tilla. Duke e përfunduar mendimin tim mbi Porosinë e Kullës, jam i bindur se Dr. Camaj na thërret apo kisha me thënë lëshon një kushtrim: “nëse doni të vërtetën, duhet te shikoni mbrapa, duhet të konsideroni dhe të shpalosni të kaluarën e vërtetë. Dhe më në fund duhet që nga ky shikim kritik të mësojmë.”
Mirëpo, unë kisha me shtuar që për ta shikuar të kaluarën dhe për ta përjetësuar atë në letër duhet kurajë dhe bindje, duhet besim dhe përkushtim, dhe mbi të gjitha duhet që neve mos ti frikësohemi të vërtetës dhe për këtë arsye unë mendoj se Porosia e Kullës është vepër e çmuar e letërsisë shqipe dhe sidomos historiko-didaktive.
Urime autorit!