Kur filloj lufta ballkanike, edhe Isa, nga Komiteti Qendror Shqiptar e kuptoi shpejtë kërcënimin e një pushtimi të Shqipërisë nga Serbët dhe Malazezët, dhe ai telegrafoi Konstandinopojë për armë dhe municion, dhe do të ishte i gatshëm deri në ardhjen e trupave të rregullta me 10.000 trupa të mbronte territorin kundër depërtimit të serbëve dhe malazezëve.”
Sylë UKSHINI
Fillimi i shekullit 19 për krejt Evropën, sidomos për botën shqiptare, është një epokë e kthesave dhe e transformimeve të mëdha. Po shembej Perandoria Osmane me me këtë edhe një rend që kishte mbizotëruar për 500 vjet në këto anë. Në territoret shqiptare po shtoheshin kryengritjet shqiptare për autonomi. Në mesin e shumë prijësve shqiptarë në rol të veçantë luajti Isa Boletini, i cili, megjithatë kufizimet e tij, mbetet një luftëtar i madh që bëri emër edhe jashtë krahinave shqiptare, një njeri i guximshëm që luftoi sa kundër xhonturqve, pastaj kundër pushtuesve serb, aq edhe duke iu gjetur pranë Ismail Qemailit, pricit gjerman të Shqipërisë, Wilhelm Widit, dhe duke shpresuar se një ditë kauza e tij do të triumfojë, pa e ditur kurrë se ky rrugëtim do të jetë i gjatë, me plotë sakrifica të shumë brezave, gati një shekull, periudhë kjo kur emri dhe karizma e tij u bë forcë mobilizuese.
Isa Boletini si luftëtar i rryer, i cili kërkonte që të gjente interesin më të përshtatshëm midis balancave të Fuqive të Mëdha dhe atyre ballkanike, ku ai llogariste se një aleancë e mundshme midis shqiptarëve dhe austro-hungarezëve për ta hequr qafe pushtimin serb e malazias. Në të kaluarën, veçanërisht gjatë luftërave ballkanike, ai bëri aleancë edhe me serbët, duke shpresuar se kjo ishte edhe interes të dy popujve fqinj dhe në funksion të ruajtjes së status quosë politike në Ballkan dhe me këtë edhe të Perandorisë Osmane. Mirëpo, më në fund, pas shpërthimit luftëtarëve ballkanike dhe pushtimit serb të Kosovës, do ta kuptojë se Serbia mbështetej tek shqiptarët vetëm kur duhej të luftonte për interesat e veta në raport me Perandorinë Osmane dhe Austro-Hungarisë. Kjo do të bëjë që Isa Boletini përfundimisht të bëhet rival i përjetshëm i Serbisë dhe Malit të Zi dhe në të njëjtën kohë bie në krahët e Austro-Hungarisë, tek mbështetja e së cilës ai shihte të vetmin vendin aleat për të fituar lirinë personale dhe të atdheut të tij.
See Insights and Ads
Like
Comment
Share