VATRANI, MUSTAFË ELEZI DHUROI $1000.00/
Rekordin për dhurime jashtë fushatave e mban Mehmet Kadria me 2 mijë dollarë/
Mustafë Elezi, banues në Yonkers, New York, është një ndër vatranët më të vjetër të Federatës VATRA dhe anëtar i Këshillit. Çdo vit ai sjellë një dhuratë, ndryshe nga të tjerët, që paguajnë vetëm anëtarësinë. Në vend të anëtarësimit prej 100 dollarë apo $160, ai dërgon Çekun me 1000 dollarë. Edhe për këtë vit, ai respektoi traditën që ka nisë me dëshirën e tij të mirë, që Vatra dhe Dielli të mos shuhen. Dhe nëse do të vepronin edhe shumë vatranë të tjerë si z. Mustafë Elezi, Vatra dhe Dielli do ta kishin më të lehtë mbijetesën. Sa për kurreshtje të lexuesëve, Mustafë Elezi nuk është biznesmen, përkundrazi, është pensionist. Çekun e solli në Vatër Miku i Mustafës, vatrani Zef Përndocaj.
E falenderojmë publikishte zotin Mustafë Elezi dhe i urojmë shëndet! Faleminderit atdhetar! Vatra dhe vatranët ta paçin hua!
Kujtojmë se bashkadhetari ynë nga Kosova, vatrani Mehmet Kadria, dhuroi në mbyllje të vitit 2012 dy mijë dollarë për Vatrën! Ai, në një farë mënyre, mban rekordin e dhurimeve, jashtë fushatave.
Bashkadhetarë, mbështeteni Vatrën sepse kështu mbështesni çështjen tonë Kombëtare! Vatra mbijeton nga anëtarësi simbolike dhe dhurimet!
RUSTEM GECAJ DHUROI $1500 PËR DIELLIN
Biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar, z. Rrustem Gecaj dhuroi për gazetën DIELLI një çek me 1500 dollarë. Nuk është hera e parë që z. Rruestem Gecaj kontribuon për Vatrën dhe gazetën e saj Dielli. Edhe gjatë 100 vjetorit të Vatrës dhe në fushata të tjera, ai ka qenë bujar me VATRËN dhe Diellin. Faleminderit z. Gecaj!
Le të shpresojmë se edhe biznesmenë të tjerë do të tregohen bujarë me Vatrën, shoqatën më të vjetër të shqiptarëve në Amerikë dhe në të gjithë Botën. Vatra dhe Dielli kanë mbijetuar vetëm falë bujarisë të shqiptarëve atdhetarë!
PROF. Dr. ANDREA SHUNDI DËRGOI $ 200
Prof. Dr. Andrea Shundi, i njohur në fushën e botimeve, i cili ka tre vjet që është anëtarësuar në Vatër, këtë herë dërgoi 200 dollarë, pra përveç anëtarësisë dha 100 dollarë dhurim për Vatrën.
Prof. Dr. Andrea Shundi ka botuar 42 libra për agronominë me gjithsej 9600 faqe, nga të cilët gjashtë për vreshtarinë-verëtarinë gjatë viteve 2003-2010. Bashkëorganizues i nëntë seminareve mbarëkombëtare dhe kumtues në pesë seminare ndërkombëtare për vreshtarinë-verëtarinë në vitet ‘2000. Libri i tij “Ëisdom from Vine and Ëine” me 600 fjalë të urta nga brumi shqiptar, të shkruara në shqip dhe anglisht, së bashku me shtjellimet agronomike dhe enologjike për to, doli në qarkullim në nëntor 2011. Dashamirësit e rrushit dhe të verës, adhuruesit e folklorit do të mësojnë shumë të reja me vlerë nga ky libër.
Prof. Shundi mban Urdhrin “Mjeshtër i Madh” të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Qysh nga viti 1999 banon në SHBA (Chapel Hill, North Carolina), me adresë e-maili andreashundi@hotmail.com.
E falenderojmë për dhuratën Prof. Dr. Andrea Shundi.
Po nga $ 200 kanë dërguar edhe vatranët Hidai Bregu nga Chikago dhe Agim Mujaj nga New Yorku.
MBËSHTETËN DIELLIN
Falenderojmë të gjithë ata që dërguan çeqe në mbështetje të DIELLIT: Ylli Cakani $500, dr. Gjon Buçaj $300, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës $300, Jonuz & Cezar Ndreu $250, Sejdi Husenaj $ 250, Agim Rexhaj $ 300, Motrat Qiriazi $200, Hasan Ademaj $350, Ahmet Hoti $ 300, Dedë Dedvukaj $200,Kolec Ndoja, kryetar i degës së parë të Vatrës të Florida, $300, etj.
Një falenderim i veçantë i shkon degës së Vatrës në Michigan, e cila dha një kontribut të veçantë në numrin special të 28 Nëntorit. E mbështetën Diellin me nga 300 dollarë, Kisha Katolike Shën Pali me famullitar Don Fran Kola, Alfons Grishaj, Mondi Rakaj, Ekrem Bardha, Petrit Dodaj, Mënyr Nazifi, Valentin Lumaj,Familja Qafa, Gjeto Ivezaj etj.
Një kontribut të veçantë ka dhënë për gazetën Dielli edhe dr. Skënder Murtezani, i cili përveç dhurimeve të veta, ka gjetë abonentë jashtë Amerikës për Diellin.
Kohët e fundit, ai ka dërguar pesë abonentë nga Zvicra. Ata janë: Naim Murtezani, Kujtim Shabani, Arton Farezi, Idriz Sulejmani, Ramiz Shaqiri, të cilët dërguan pagesën vjetore prej 100 dollarësh.
PAGUAN ANËTARËSINË DHE ABONIMIN E DIELLIT
Anëtarësinë e Vatrës dhe abonimin e Diellit e paguan: Zef, Bibë dhe Alebert Përnoca, Zef Balaj, Adnan Mehmeti, Ndrec Gjergji, Sabri Dani, Zef Gj Berisha, Ismer Mjeku, Genti Miho me banim në Virginia dërgoi anëtërsimin për herë të parë në Vatër; edhe Xhemal Bardhoshi nga Pensilvania u anëtarësua në Vatër,
Ramiz Martini dërgoi 100 dollarë për Diellin, Zymer Berisha e ka dërguar anëtarësinë për vitin 2013, vatrani Halit Shpuza dërgoi $160 për vitin 2013, Muharrem Hardolli e dërgoi anëtarësimin për vitin 2013, Edward Buçaj dërgoi $100, familja e të ndjerit Zef Suti dërgoi 150 dollarë, 300 dollarë për tre anëtarësime të reja dërgoi nga Michigani Mondi Rakaj.
Paguan gazetën Dielli për vitin edhe: Petrit Spiro, Latif Sharka, Ilia Demo. I falenderojmë të gjithë dhe lusim të tjerët që të nisin çeqet për anëtarësinë dhe abonimin në gazetë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që nuk e kanë dërguar abonimin e Diellit as për vitin e shkuar do t’u ndërpritet dërgimi i gazetës.
Dhuruesit janë të mirëpritur për akte atdhetarie!
Çeqet i paguhen: Pay to: VATRA.
Adresa ku dërgohen:
VATRA
2437 Sothern BLVD
BRONX, NY 10458