Dr. Sc. Qazim Namani, Arkeologji/Trashëgimi Kulturore
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë
PJESA II:
Faksimile nga libri i Oto Dubislavit, ku përshkruhet formimi i gjuhës serbe si gjuhë e re në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX
Sistemi politik në Evropë pas përfundimit të Revolucionit francez, do të mbështetej në parimet e ekuilibrit të forcës. Pra sistemi në Evropë do të funksiononte në bazë të aleancave, për të ruajtur qëndrueshmërinë e sistemit politik të fuqive kryesore evropiane.
Sistemi i aleancave që do të bëhej ishte ai i propozuar nga Ëilliam Pitt i Riu kryeministri anglez, sipas propozimit të tij Britania e Madhe, Prusia, Austria dhe Rusia do të garantonin rregullimin e ri territorial në Evropë me anën e një aleance të përhershme, të drejtuar kundër fuqizimit Francez. Nga krijimi i këtij ekuilibri të forcës në Evropë gjatë shekullit XVIII-XIX, kishin filluar të lindnin shtetet, që për interesat e tyre kombëtare, tentonin pa zgjedhur mjetet që të arrinin në përcaktimin e rolit të tyre, në nivele ndërkombëtare.
Në Vjenë me krijimin e Aleancës së Shenjtë 1814, që do të dominonte nga oborret lindore nga Prusia, Austria dhe Rusia qëllimi kryesor ishte që të ndalte që në rrënjët e tyre çdo lëvizje, prandaj Meterniku austriaku i cili projektin e carit të njohur si Aleanca e Shenjtë, i interpretonte si domosdoshmëri e fesë, si një detyrim të palëve nënshkruese për të ruajtur status-quon në Evropë. Pra Aleanca e Shenjtë, kishte mbledhur bashkë monarkët konservator në luftë, kundër çdo revolucioni në Evropë, dhe i detyroi ata të vepronin bashkërisht për të luftuar çdo lëvizje . Për udhëheqësin austriak Meternik, problemi kryesor ishte jo si të frenohej Rusia, por si të uleshin ambiciet e saj, ndërsa Casterlagh anglez ishte i gatshëm të ndërhynte ndaj Rusisë, vetëm kur të rrezikohej ekuilibri i përgjithshëm që ishte krijuar në Evropë. Për të ulur zellin e Aleksadrit të Rusisë Meterniku, kishte zbatuar një strategji të dyfishtë, duke promovuar Austrinë si pararojë të luftës kundër nacionalizmit, shpeshherë ai vepronte me fushata, përdorte strategji për të frenuar fushatat e carit rus, duke thirrur takime dhe konsultime për të ruajtur gjoja ekuilibrin në Evropë dhe Ballkan, këto skema i bënte vetëm për blerje kohe dhe ngadalësime të projekteve ruse në Ballkan.
Rusia në shekullin XIX, u shndërrua në një fuqi me potenciale dhe ndikim të padiskutueshëm në teatrin politik evropian. Në këtë kohë pa Rusinë nuk mund të merrej asnjë vendim i rëndësishëm në kontinentin evropian e më gjerë.
Siç shihet, nga këto aleanca dhe marrëveshje të shteteve të fuqishme evropiane, ju krijuan mundësitë që P. Osmane të ndërmerr fushata ushtarake, për shuarjen e pashallëqeve shqiptare, ndërsa shtetet evropiane në anën tjetër, përkrahnin lëvizjet e popullatës së krishterë drejt pavarësisë së tyre nga P. Osmane dhe krijimin e shteteve kombëtare. Shqiptarët në këto rrethana mbetën pa asnjë aleat të vetëm në Evropë.
Gjermanët filluan të interesohen për krijimin e një shteti të pavarur grekë, duke u bazuar në gjurmët e qytetërimit nga kultura helene.
Sllavët zhvillonin propagandë se duhet të zgjerojnë kufijtë e tyre që nga malet e Karpateve, në drejtim të Shkupit, Kosovës, e deri ne jug qytetin e Shkodrës.
Rusia interesohej për krijimin e shteteve sllave, dhe zgjerimin e kufijve të një shteti të mundshëm bullgar, thellë ne territoret shqiptare. Në shumë aktivitete të këtyre klubeve pan sllaviste, filluan të krijohen mite dhe programe për trojet shqiptare.
Lëvizja politike e kulturore polake, e themeluar në Paris, në vitet tridhjeta të shekullit XIX, ishte nën udhëheqjen e pan sllavisti çek Frantishek A. Zach (1807-1892). Ilia Grashaninit, projektin e Nacertanjes, ia besoi pan sllavistit çek Frantishek A. Zach prej Moravisë, që në atë kohë Moravia ishte pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky.
Në këtë kohë lindi edhe miti për betejën e Kosovës, dolën në publikë edhe projekte ruse për një frymë të përbashkët ideologjike e fetare që filluan me Dobrovskin, Kopitarin e Shafarikun për një letersi sllave. Në mesin e këtyre ideologëve të pansllavizmit u debatua mjaft për mësimin e gjuhës polake apo ruse në letërsi e shkolla. Projektet e Homajkovit e Danillevskit, ju paraprinë projekteve të më vonshme për krijimin e shteteve ortodokse si: Megalo Idea greke, Naceranja serbe dhe Otocenstvo Bullgare.
Rusia në tokat shqiptare kishte angazhuar misionar politik, që punonin në terren, për bullgareizimin e popullatës. Lumi Morava filloi të quhet “Morava Bullgare”, ndërsa degëzimi i këtij lumi që kalonte nëpër Serbinë e sotme qendrore mbi Krushec, filloi të quhet “Morava Serbe”. Misionarët rusë që vepruan në “Malin Koritnik”, mes Prizrenit e Lumes arritën që të bullgarizojnë gjysmën e fshatrave të kësaj treve. Kjo rrymë e bulgarizimit u shtri edhe rreth “Lumit Moravë” dhe deri në rrethinën e Rahavecit.
Shqiptarët kishin hyrë në shekullin e XIX, të përçare dhe të ndarë në pashallëqe të mëdha. Në aspektin religjioz shqiptarët ishin të ndarë në të krishterë, mysliman dhe ortodoks. Shqiptarët me përkatësi fetare myslimane, ishte më e privilegjuar në taksa nga pushteti, ndërsa të krishterët ishin të ngarkuar, me shumë taksa që ua vështirësonin jetën. Popullata shqiptare e përkatësisë fetare myslimane, nuk gëzonte të drejta e etnokulturës dhe rrezikohej të asimilohej. Nga këto rrethana shtetet e fuqishme evropiane dhe Rusia në anën tjetër, filluan ti marrin në mbrojtje të krishterët e Gadishullit Ilirik, duke i përfshirë edhe shqiptarët e krishterë, të cilët po ashtu asimiloheshin në sllav e grekë. Kjo situatë e krijuar, i shtyri disa nga shqiptarët e krishterë ortodoks, që të mbështetën në programet e shteteve të fuqishme të kohës, sepse nuk kishin përkrahjen e tyre. Kjo ndikoj në asimilimin e popullatës së krishterë shqiptare, pasi që P. Osmane për qëllimet e veta, shqiptarëve, si komunitet më i madh etnik e kulturor, nuk ju njihte të drejtat nacionale, por për ti sunduar më lehtë, komunitetet etnike kulturore i kishte ndarë në komunitete fetare. Pas marrjes në mbrojtje nga Rusia dhe shtetet evropiane të popullatës së krishterë në Gadishullin Ilirik, shqiptarët e besimit islam gjatë shekullit XIX mbeti komuniteti më i diskriminuar brenda kufijve të P. Osmane.
Popullata shqiptare ishte varfëruar, dhe shkatërruar prej luftërave të shumta, dhe obligimeve të mëdha, për të përballuar taksat, me të cilat e ngarkonin sistemi feudal i kohës. Administrata osmane kishte përkrahje të madhe nga feudalët vendas të korruptuar, të cilët i bashkonin interesat e tyre të ngushta me pushtetarët Osman.
P. Osmane në fillim të shekullit XIX, nga fuqitë e mëdha ishte shtyrë për të filluar me reforma të brendshëm në të gjitha fushat e jetës. Shtetet perëndimore kërkonin nga P. Osmane, të fillojnë me reforma administrative, reforma në armatë, me qëllim që të bëhet një organizim më liberal në çdo pikëpamje. Me reformat për centralizim të pushtetit, osmanët e kishin për qëllim, që të ju merrej pushteti lokal popujve të robëruar nga P. Osmane.
Ndër të parët që i kundërshtuan reformat në P. Osmane ishin Mustafa Pashë Bushatliu dhe kapiteni i Bosnjës Hysejn Grazhdovici, të cilët më shumë ishin mbështetur nga ndihmat e Rusisë, që i kërkonin përmes Milosh Obrenovicit.
Në vitin 1826, P. Osmane, bëri reforma në ushtri me zhdukjen e sistemit ushtarak të jeniçerëve mbeti pa forca ushtarake te rregullta. Këto reforma në ushtri i kundërshtuan pashallarët konservator shqiptar, boshnjak dhe tjerë të gadishullit tonë. Mustafa Pasha Bushatliu kërkonte ti forcoi lidhjet me feudalët e Bosnjës. Për qëndrimin e tij ai e fitoi mbështetjen nga Rusia. Mustafa Pasha kërkoi të forcoi lidhjet me Millosh Obrenoviqin në Serbi.
Gjatë shekullit XIX, shtetet evropiane, e kishin vështirë ti kontrollonin apo edhe ti shkëpusin lidhjet e liderëve shqiptar, që i kishin krijuar me shtetet e lindjes, me Rusinë dhe popujt fqinjë aleat të saj.
Kryengritjen e armatosur kundër Perandorisë Osmane, e filloi Mustafa Pasha i Shkodrës dhe më pas kapiteni boshnjak Husein Gradaščević. Të dyja këto kryengritje u zhvilluan si lëvizje të madhe ushtarako-politike, me qëllim që me forcë të detyrojnë P. Osmane të ndërpresin reformat dhe të respektojnë traditat dhe institucionet e vjetra te sheriatit.
Reformat hasën në rezistencë të jeniçerëve dhe përfaqësuesve të klerit islam. Rrymat kundër reformave kishin përkrahje nga Rusia cariste, e cila i ndihmonte kryengritësit për ta mbajtur gjendjen, dhe sistemin e mëparshëm në P. Osmane. Reformat shfaqeshin edhe si mburojë ndaj prirjeve separatiste dhe grabitqare sllavo-ortodokse.
Një nga problemet kryesore, me të cilat duhej të përballeshin autoritetet qendrore turke, pas vitit 1826 ishte çështja e marrëdhënieve me feudalët e mëdhenj, që përfaqësonin mbajtësit e pushtetit politik dhe ekonomik, në pjesët e brendshme të perandorisë. Problemi u intensifikua edhe më shumë kur P. Osmane ra në konflikt me pashallëqet e Rumelisë, duke dashur të shfuqizojë sistemin e vjetër teokratik-ushtarak, dhe të vendosë një regjim më modern e liberal.
Ky konflikt me këto pashallëqe e shkatërronte unitetin e Perandorisë Osmane, duke e dobësuar edhe më shumë fuqinë e saj. P. Osmane, duke ju mohuar të drejtat elementare shqiptarëve në trojet e tyre, dhe në anën tjetër duke i joshur shqiptarët për pozita të larta në udhëheqje jashtë trojeve etnike, shqiptarëve ju krijonte pamundësi për tu organizuar për një kryengritje gjithë popullore për ta formuar shtetin shqiptar në trojet etnike, por për fat të keq kryengritja shqiptare, nuk e arriti atë nivel të organizimit. Sa më të përçare, dhe në konflikte mes pashallëqeve që i mbante shqiptarët P. Osmane, duke i përdorur si ushtar besnik në luftëra me armiqtë e saj, P. Osmane e vazhdonte sundimin në trojet shqiptare, ndërsa në marrëveshje me Rusinë, pas humbjeve të betejave në luftime, për të arritur paqe, bënte kompromise të dhimbshme me toka shqiptare.
Kjo situatë shqiptarët, jo rrallë do ti sjellë para situatave absurde, sepse mbrojtja e interesave të tyre nënkuptonte kundërshtimin e frymës së reformave.
Në kuadër te këtyre reformave, shqiptarët u gjendën në një pozitë jo të mire organizative. Në aspektin e strukturës shoqërore shqiptarët kishin një laramani.
Kur filloi lufta Ruso-Turke në vitin 1828, Rusia përmes knjaz Milloshit kërkoi që Mustafa Pasha të mos kyçet në këtë luftë, me premtim se në rast fitoreje do ta bënte zotërues të gjitha trevave shqiptare. Mustafa Pasha, duke mos dashur ti ndërpres raportet me Sulltan Mahmudin e II, trupat e tij i dërgoi me vonesë në frontin ruso-osman, duke u arsyetuar para Sulltanit se trupat e tij nuk kanë përgatitje të duhura të hyjnë në luftë gjatë stinës së dimrit, dhe se do të kyçet në pranverë.
Kyçja e Mustafa Pashës, me vonesë në luftë ia mundësoi ushtrisë ruse, që të depërtoi në territorin e Bullgarisë së sotme. Kjo gjendje i detyroi P. Osmane dhe Rusinë. që të lidhin marrëveshje për paqe. Në konferencën e paqes, rusët fare nuk e përmendin autonominë për shqiptarët. Mustafa Pasha i revoltuar me 20.000 ushtarë, ju kundërvu ushtrisë ruse në rrethinën e Arnaut Kaleshit me 04. tetor 1829. Mustafa Pasha pësoi humbje të mëdha, dhe i ndërpreu raportet me Rusinë.
Mustafa Pashë Shkodra, kërkonte aleat ndër feudalët tjerë të fuqishëm, për ti penguar reformat në Stamboll, kështu që kryengritësit shqiptar të veriut, nën udhëheqjen e tij, përveç interesit të tyre, kryengritësit ishin edhe për përkrahjen e kundërshtarëve të reformave në Stamboll, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë politike dhe dobësimin e sulltan Mahmudit II. Kundër ushtrisë së Mustafa Pashës, në trojet shqiptare vazhdon luftën Mehmed Reshid Pasha, i cili së pari i fillojë luftimet kundër ortodoksëve shqiptar të jugut, e pastaj edhe kundër Mustafa Pashë Bushatliut.
Kryengritja ishin zhvilluar në kohën kur P. Osmane i kishte filluar ndryshimet në udhëheqje, me ndihmën dhe propozimin e shteteve të fuqishme evropiane, andaj luftën që e zhvillonte Mustafa Pasha, kundër Reshid Mehmed Pashës. Evropianët këtë kryengritje e shihnin si rivalitet të brendshëm të këtyre dy vezirëve të fuqishëm. Kjo ishte njëra ndër arsyet që perëndimorët e përkrahnin Mehmed Reshid Pashën, i cili mbështeti reformat, dhe përkrahej edhe nga vet sulltani.
Kryengritja shqiptare gjatë viteve 1826-1832, edhe pse u zgjerua dhe ishte më ë madhja kryengritje kundër P. Osmane në rajon, u shua pa dhënë ndonjë rezultat për të fituar liritë, dhe të drejtat qytetare të popullatës shqiptare në rajon.
Kjo lëvizje në sy të popujve evropian nuk shihej si lëvizje kombëtare, por më shumë si lëvizje klanore e fetare, që ishte rebeluar kundër reformave dhe rendit të ri në P. Osmane.
Pas shpalljes së reformave në ushtri, edhe pse P. Osmane e kishin përfshirë trazira, në Stamboll, dhe në tërë territorin e saj ishte krijuar anarki, mendoj se Mustafa Pasha, me potencialin ushtarak që kishte, dhe përgatitjen e tij, nuk është dashur që marshojë në drejtim të Stambollit, për ta humbur moralin e ushtrisë së tij, që me humbje të mëdha të shpartallohet nga armata ruse.
Mustafa Pasha nuk është dashur, që ti besojë aq shumë princit MIllosh Obrenoviqit dhe Rusisë, por është dashur që me ushtarët e tij, të mos del jashtë trojeve shqiptare, të heq dorë nga rrethimi i Sofjes, dhe të niset për ta marrë Stambollin, por kryengritjes ti jep karakter kombëtar, dh të bëjë më shumë për forcimin e unitetit me pashallarët tjerë shqiptar.
Të gjendur në këto rrethana, popullata shqiptare ishte përherë në kryengritje, por që kryengritja e tyre nuk mori karakter gjithë popullorë dhe kombëtar.
Pashallarët shqiptar, të pa koordinuar mes veti dhe të pa disiplinuar, nuk arritën të organizojnë lëvizje gjithëkombëtare për tu liruar nga P. Osmane.
P. Osmane, gjatë reformave që ndërmori, fisnikët dhe agallarët e dëgjueshëm, shqiptar në tokat shqiptare i shndërroi në nëpunës të thjeshtë administrativ, ndërsa ata që kundërshtuan i likuidoi dhe i dërgojë në viset e Azisë së Vogël.
Shqiptarët nuk kishin krijuar diplomaci të jashtme politike, dhe aleat në shtetet evropiane për të filluar me kryengritje të armatosur, por ishin krijuar aleanca me liderët shqiptar në shtetet e lindjes, andaj aleanca me Mehmet Ali Pashën në Egjipt dhe djalin e tij Ibrahim Pashën, shqiptar nga Siria, kishin planifikuar me Mustafa Pashë Bushatliun e Shkodrës, për ta marrë në duar Stambollin, ky ishte një plan i dëmshëm, bazuar në shkallën e përgatitjes, nivelit të ndërgjeshmërisë kombëtare, aftësisë së arsyetimit para faktorit të brendshëm dhe ndërkombëtar, dëshmisë së aftësisë ushtarake e politike, si dhe aftësisë së udhëheqjes për të kontrolluar porte të rëndësishme gjeostrategjike për të cilat luftonin fuqitë e mëdha botërore.
Pra siç shihet në rrethanat e fillimit të reformave në P. Osmane, për të luftuar kundër ushtrisë së rregullt osmane, feudalët shqiptar, nuk ishin sa duhet të përgatitur me ushqime e pajisje ushtarake, nuk kishin krijuar unitet mes veti, e mbi të gjitha ju mungonte strategjia e veprimit dhe përkrahja e shteteve evropiane. Kryengritjet shqiptare gjatë kësaj periudhe, u mbështetën dhe shpresuan në ndihmat që do të ju vinin nga Rusia, por kjo ju kushtoi shumë, në çdo kryengritje që e zhvilluan në gjysmën e parë dhe të dytë të shekullit XIX.
Në këto rrethana pashallarët shqiptar, nuk patën mundësi të zhvillojnë ndonjë projekt të gjerë kombëtar, për tu ngritur në një lëvizje mbarëkombëtare, për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ashtu si vepruan popujt tjerë të gadishullit.
Mustafa Pasha i Shkodrës, edhe pse kishte parashtruar kërkesa te sulltani, që të respektohet gjuha, tradita dhe veshja kombëtare shqiptare, këto kërkesa nuk i kishin bërë pashallarët tjerë.
Disa pashallarë shqiptar, për të ruajtur interesat e tyre, shpesh herë i shërbyen sulltanit, për ndonjë privilegje, post apo për qeverisje gjysmë autonome, në rajoni e tyre ku sundonin .
Kryengritjet shqiptare u zhvilluan në kohë dhe vende të ndryshme, andaj duke u ngritur herë në një skaj të trevave shqiptare, e herë në skajin tjetër, P. Osmane këto kryengritje i shuante me shqiptar, duke i shtyrë që të vriten mes veti, dhe në këtë mënyrë arrinte që ti shuante pa ju krijuar mundësinë që kryengritjet të marrin karakter gjithë popullorë.
Gjatë kryengritjeve shqiptare, rol të madh luajti edhe përkatësia e ndryshme fetare, dhe nuk u krijua mundësia e bashkimit të përgjithshëm, midis popullatën së krishterë shqiptare dhe asaj myslimane. Siç u pa pak vite më vonë këto kryengritje nën ndikimin e bektashinjve shpesh herë kryengritja deri në fillimin e rilindjes kombëtare, mori karakter kundër të krishterëve.
P. Osmane i kishte shfrytëzuar shqiptaret në luftërat që i zhvillonte prej Azisë së Vogël, Afrikën veriore e deri në Evropë, kundër Austrisë dhe shteteve tjera evropiane, kurse në anën tjetër kundër kryengritjeve shqiptare i shfrytëzonte ushtarakët e vet më të shquar me origjinë nga vendet e lindjes dhe me origjinë shqiptare, greke e sllave nga trevat e Rumelisë, Afrikës e Azisë.
Kryengritjet shqiptare shpesh herë i udhëhiqnin feudal, ajan dhe lider fetar, andaj kjo udhëheqje nuk ishte në gjendje që kryengritjes ti jepej ideologjia kombëtare, për ti bashkuar shqiptarët pa dallim feje e rajoni në trojet etnike, kundër P. Osmane.
Mustafa Pashë Bushatliu, para se të fillojë kryengritjen i paraqiti kërkesat e tij, që duhej ti zbatonte P. Osmane. Mes kërkesave tjera ai kishte kërkuar, të drejta të barabarta me popullatën boshnjake në P. Osmane kishte kërkuar të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën e brendshme të vendit, njohjen e pavarësisë kulturore dhe etnike të fiseve shqiptare.
Dhe si kërkesë tejet e rëndësishme për ne shqiptarët Mustafa Pasha kishte kërkuar lejimin dhe njohjen e kostumeve kombëtare shqiptare. Kjo nën kupton se shqiptarët ishin komuniteti më i shtypur brenda P. Osmane dhe nuk gëzonin as të drejta minimale për ruajtjen e identitetit të tyre kulturorë.
Popullata shqiptare, duke qenë e shtypur dhe e ndarë në fise, rajone dhe religjion, në masë të madhe i përkrahën kërkesat e parashtruara para Portës së lartë në Stamboll. Kësaj kryengritje ju bashkua një numër i vogël i popullatës shqiptare me besim fetar të krishterë. Edhe pse numri i të krishterëve shqiptar ishte i pakët, kjo mund të konsiderohet si një përpjekje e organizimit kombëtar, duke e pasur parasysh se dhe ushtarët e Mustafa Pashë Bushatliut, në kokë e mbanin plisin e bardhë si simbol kombëtar.
Në vijim po japim tre kërkesat e Mustafa Pashës, të publikuara nga studiuesi serbë T. A. Vukanovic.
Shih: Faksimilet nga shkrimi i, T. A. Vukanovic, lidhur me katër kërkesat që kryengritësit shqiptar i kërkonin portës së lartë
Këto kërkesa ishin:
- Tretman të barabartë me popullatën boshnjake në Perandorinë Osmane
- Administrata e brendshme në trevat shqiptare të zhvillohet në gjuhën shqipe
- Si simbole kombëtar të pranohen kostumet popullore shqiptare
- Që P. Osmane të njeh pavarësinë e fiseve shqiptare