Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) dorëzoi sot pranë Gjykatës Themelore në Tetovë kërkesën për riregjistrimin e këtij subjekti politik, që doli me nismën për riaktivizimin e PPD-së në kuvendin e mbajtur më 24 janar në Tetovë, ku kryetar u zgjodh Abdylhadi Vejseli dhe kryetar i kuvendit të përgjithshëm, Nevzat Halili.
Përfaqësuesi i autorizuar i PPD-së, prof.dr. Zemri Elezi i shoqeruar edhe nga Teuta Llalla, Mevlan Tahiri.
Pas dorëzimit prof.dr.Zemri Elezi deklaroje per mediat e shumta te cilat ishin te pranishem.
“Sot dorëzuam dokumentacionin me kërkesën për regjistrimin e partisë ppd në regjistrin e gjykatës në Tetovë qu themelua në kuvendin e 24 janarit 2014. Kërkesa jonë është bazuar në Ligj dhe e plotësuar në përputhje me ligjet për themelimin e partive. Ne dorëzuam dokumentacionin e plotë dhe ishin gjithë dokumentet që kërkoheshin. Ne sot i kishim të kompletuara mbi 1050 nënshkrime të plotësuara, me të gjitha dokumentet përcjellëse që është kushti thelbësor. Prej të hënës PPD do të regjistrohet dhe do të rikthehet fuqishëm në skenën politike.
Pas kësaj edhe fillon konsolidimin në terren nëpër degë, nëndegë në të gjitha komunat e vendit”.
Tetovë, 7 shkurt 2014