” Zërat e reja 2014″ – Festivali i dytë i fëmijëve në New York/
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : Ky është festivali i dytë i konkursit të fëmijëve shqiptarë të këngës në vizionin shumë të veçantë në llojin e vet në SHBA, shkruan organizatori i saj . Festivali i fëmijëve në New York, për të dytin vit me rradhë, simbas tyre është kthyer si një forum – i talenteve të reja shqiptare në diasporë, për fëmijët nga e gjithë Amerika Fëmijët shqiptarë patën rastin që për të dytin, vit të jenë të mbledhur së bashku edhe në këtë festival të cilin e ka krijuar dhe organizuar Pranvera Çobo – (Themelues / Drejtori Artistik ) së bashku me Lorend Çobo – Koordinatori i Festivalit, në bashkëpunim të ngushtë me regjisorin e njohur Bujar Alimani – i cili është edhe Drejtori i Festivalit , Violeta Mirakaj – Liberty , Altin Rizi – video-projektuesi.
Ky festival u moderua nga dy aktorët e njohur Gent Basha dhe Anisa Dema – shoqëruar nga Silvana Martinaj dhe Lorivert Çobo.
Në këtë Festival morën pjesë disa fëmijë nga shkollat shqip në Michigan, Filadelfia , Boston, New Jersey dhe shkollat shqiptare në New Yorku, të cilat së bashku natën e kaluar dhuruan publikut një spektakël të bukur – teksa ata kënduan plot gëzim në skenën e tyre, për 2 orë në Teatrin Lovinger në Lehman College – Bronx – . Nju Jork.
Ky Festival simbas krijuesit dhe organizatorit të saj – thuhet se është një frymëzim për brezin e ri . Mbasi, fëmijët shqiptarë, kanë edhe një rast të mirë të këndojnë në gjuhën shqipe – , pra, një tjetër mënyrë se si fëmijët tanë në diasporë – të jenë më të lidhur me kulturën dhe muzikën tradicionale shqiptare, të re dhe atë ndër vite…. ” Zërat e Rinj 2014″ – Festivali i dytë i fëmijëve në New York, e ndoqë me intersim dhe u duartrokitë nga dhjetra prindër dhe fëmijët e tyre, përfaqë- suesit e shteti të Kosovës, konusulli Korab Mushkolaj , artsitë, dhe muzikanë të njohur, veprimtarë të dalluar të komunitetit, si dhe mysafirë special nga e gjithë zona e “Tri-Shteteshit” . Moderatorët e këtij festivali thanë se :” Ky festival mbahet në kuadrin e aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin, ku të gjithë fëmijët, ndjehen të lumtur, që për të dytin vit me rradhë kan një ngjarje kulturore e artistike shumë e bukur . Brezat me këtë rast kujtojnë gjithmonë këngët e fëminisë së tyre, këngë të cilat bëhen rituale në jetën e përditëshme.”
Simbas tyre Festivali me këto këngë të bukura fëminore, që na japin aspekte nga jeta shkollore apo të jetës së tyre të përditëshme, gjithëçka që është e lidhur me ta, është një sukses i veçant në diasporë.
Festivali i këngës për fëmijë në gjuhën shqipe, natyrishtë është vendi ku këto tinguj fillojnë dhe “cicerojnë” duke kënduar në gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe, edhe këtu në diasporë – vendi ku fëmijët tanë, gjejnë e krijojnë melodinë e zemrës, ëndrrat, dëshirat, jetën e tyre fëminore.
Oraganizatori thotë se ky është dhe mesazhi që përshkron këtë festival, ku me fjalën shqipe këta fëmijë dhe këta krijues dhe organizator të këtij festivali, bëjnë një punë të madhe, ku me fjalën shqipe tregojnë përsëri se Muzika është gjuha e vërtet e të gjithave……!
” Zërat e Rinj 2014″ – Festivali i Dytë i Fëmijëve në Nju Jork
Në këtë festival u kënduan 19 këngë nga të cilat 9 prej tyre ishin konkuruese dhe ishin krijime të reja dhe 10 këngët e tjera ishin këngë ndër vite. Për vlerësimin e 9 këngëve më të mira të Festivalit të Dytë të Fëmijëve “Zërat e Rinj 2014” vendosi Juria e përbër prej pesë anëtarëve : Jeton Murtishi, Kristofer Xhokaxhi, Luan Bexheti, Arben Krasniqi dhe Lindita Mezini.
Ndërkohë, për herë të parë festivali ndau edhe dy çmime për talentet e reja : çmimin special “Motrat Qiriazi” si dhe çmimin e interpretuesit më të mirë “Nexhmije Pagarusha”
Çmimi i parë iu dha këngës “Gjuha shqipe “, tekstin e nga At Gjergj Fishta – e cila është interpretuar nga Aurora Çumani dhe Angela Rusha , me muzikë të Demokrat Shaini dhe orkestrim nga George Paparisto . Çmimi i dorëzohet nga NYS Assemblyman Z. Mark Gjonaj .
Me çmimin e dytë është vlerësuar kënga ” Jeta është e bukur” këngë nga Silvana Martinaj me tekstin e ” Fjalët e Nënë Terezës “, muzikë dhe orkestrim nga Agim Kola . Çmimi është dorëzuar nga Dr.Ana Cohen , president i organizatës ” Motrat Qiriazi ” .
Çmimi i tretë i është dhënë këngës ” Shtëpia e Diellit” luajtur nga Enesa Dednica dhe Clea Perolli me tekst , muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja .
Në fund moderatorët e festivalit aktorët e njohur Anisa Dëma dhe Genti Basha thanë se : “E mbyllim këtë festival, këtë aktivitet për fëmijët shqiptarë; duke faleminderuar edhe një herë të gjithë sponsorët si dhe të gjithë ata që e mundësuan realizmin e këtij aktiviteti : “Festivali i Dytë Zerat e Rinj 2014 – New York”,.
Falenderojmë përfaqësuesin e Asamblesë së New Yorkut, zotin Mark Gjonaj për sponsorizimin e sallës së Festivalit, TV “Albanian Culture” me z. Adem Belliu, drejtuesen artistike Pranvera Çobo si dhe koordinatorin artistik Lorend Çobo , Bujar Alimani – Drejtori i Festivalit , Violeta Mirakaj – Liberty , Altin Rizi – video-projektuesi . Muzikanin Tom Lleshaj për kontributin e tij në mbarvajtjen e dy festivaleve si dhe orkestrimin e 6 këngëve të festivaleve në vite.
Katy says
Lexova me vemendje kete lajm shume te gezuar per te gjithe Shqiptaret qe ndodhen ne Amerike. Eshte nje ngjarjet shume e bukur dhe nje mundesi qe u krijoi femijeve te paraqesin vlerat e tyre. Sigurisht si te gjithe festivalet edhe ketu do te kishte fitues ,por me keqardhje po ve re se dicka nuk shkon.Po e nis fillimisht nga ndarja e cmimeve . Kur lexon titullin , Festivali eshte quajtur Festivali I “Zerave te Rinj” “2014 , pavaresisht se artikull shkruesi e deformon shqipen dhe e ve i Zerave te reja” mendon se ne kete Festival do te jene pjesemarres femije gjer ne moshen 12-13 vjet , te cilet do te kendojne dhe vleresohen per ate kenge qe kenduan. Por nga Ndarja e cmimeve kupton qe cmimet jane ndare per kenget ( Pra Jo per femijet por per kompozitoret ” ?….Ne artikull thuhet se u ndane per here te pare dy cmime per talentet e reja ,dhe me keqardhje per artikullshkruesin nuk permenden emrat e fituesve te ketyre cmimeve, A nuk ishte ky FESTIVALI “Zerat e Rinj”? . Per hir te se vertetes dua te theksoj se ne kete Festival eshte dhene Cmimi I Talenteve Te Reja “Motrat Qirjazi” Cmim Special, me motivacionin ” Per zerin me te bukur dhe Interpretimin e shkelqyer “, per kengen me titull “Kenga e mesuesit ” Kenduar nga Kristina Melo dhe kompleksi I Shkolles Shqipe “Alba Life” ne Staten Island dhe Brooklyn NY ,teksti Kozeta Zylo ,Muzika Petrika Melo ,orkestroi Tom Leskaj .Gjithashtu eshte dhene Cmimi Special “Nexhmije Pagarusha “per kenge ne kenduar nga Silvana Martinaj “Jeta eshte e bukur”teksti “Nene Tereza”, Muzika dhe orkestrimi Agim Kola. Cmim inkurajues per Vesa Dobi dhe Sony Doby. Pra me llogjike Zerat e Rinj ne festival dhe fituesit e festivalit ishin keta femije qe zoterija ne fjale nuk iI ka permendur fare. Nuk e di arsyen ….Te jete rastesi ? Te kete harruar ? …Apo ndoshta nuk e di se kur thuhet “Zerat e Rinj” “vleresohet Interpretimi dhe Jo Muzika. Ju lutem shume, here tjeter beni pak me shume kujdes dhe mos vrisni ndjenjat e femijeve, mos u jepni atyre nje shembull dhe nje mesim qe nuk duhet ndjekur. Eshte mire qe femijet, ti inkurajojme dhe Jo ti diziluzionojme.