PRISHTINË, 27 Tetor 2015 B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, mbërrin nesër për vizitë dyditore në Kosovë, me ftesë të presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.
Pritja me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” bëhet në mesditë, e më pas zhvillohet takimi i presidentes Jahjaga me presidentin Fischer, në vazhdim edhe i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Të enjten, presidenti i Austrisë, Heinz Fischer takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Në vazhdim të axhendës, presidentja Jahjaga dhe presidenti Fischer marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak në Prishtinë dhe vizitojnë Prizrenin, Kishën Katolike dhe Xhamia e Sinan Pashës në qytetin më të madh jugor të Kosovës.