Nga Ilir LEVONJA/
Zgjedhja e Ilir Metës si presidenti i VII, i vendit, legjitimoi një fakt të madh, varjen në litar të demokracisë shqiptare. Nëse do të ishte zgjedhur një emër tjetër. Ai i konsensusit katunar shqiptar, do thoshim atë që na ka bërë papagall gjatë gjithë këtyre viteve. Që zgjedhja e presidentit është një farsë shqiptare që pjell një president fallco. Një president dominosh. Me të cilin tall bythën kushdo. Ndaj duhet të bëhet çfarë është e mundur. Ose e nevojshme mbi mënyrën e zgjedhjes së numrit një të shtetit. Në mënyrë të atillë që roli i tij të qëndrojë vërtetë mbi partitë. Dhe të mos ketë asnjë lloj presioni prej tyre. Për këtë arsye u lind një nismë intelektuale, për një president nga populli. Në mënyrë që të ndreqej apo të futej në shina demokracia jonë. Mirëpo mjeshtrit e manipulimit politik shpiknin ngërçin kushtetues, ndryshimit të saj. Dhe proçedurave të tjera për shkak të pushtetit pa pushtet të presidentit tone. Megjithëse nga ana tjetër, ne mburremi duke rrahur gjoksin se presidenti, është një garantues i kushteutës së vendit. Nga ana tjetër gjithashtu, nuk e patëm fare të vështirë ta zhvillosnim kushtetutën duke e hequr qafe kriterin e 84 votave, për një konsensus të gjerë dhe gjithëpërfshirës. Dhe që dukej i pamundur me sistemin zgjedhor aktual. Por që rasti i fitores së 2013, i marrëveshjes së madhe prej 1 milion votash. Vertetoi mbrëmë, se, ai ndryshim kushtetues për një votim më të thjeshtë, qe i kotë. Nuk janë vetëm ligjet që e bëjnë një shtet, por mbi të gjitha vullneti politik dhe përgjegjësia civile. Vertetoi se ajo e mbrëmshmja qe një manovrim kulisash e kafenesh, prej padronësh të një populli, për të qënë të sigurtë në vrasjen e përditshme të demokracisë sonë. Karshi lavdisë dhe pushtetit të tyre.
Unë nuk kam çfarë të them për Ilir Metën, pasi i ka thënë rilindja. Dhe rilindja ta gëzojë. Ajo që mbrëmë e duartrokiti. Ajo që ua mori dorësh demokratëve teknokratë Ilirin, me ca video lajme. A kamera të fshehta. Ajo rilindje që shkon në bulevard e vendos karafila për dëshmorët e 21 janarit. Të cilët po tua kishte kërkuar Meta mund tu kishte rezervuar familjarëve fytyrë brengosur, edhe ndonjë nga llozhat e kuvendit. Ose vendet e zbrazëta të opozitës në kuvend.
Quajini tani kurbanët e aleancave qeverisëse. Kurbanët e aleancës për president.
Nuk kam se çfarë të them pasi i ka thënë Olta Xhaçka dhe Taulanti. Sajmo e të tjerë…ata që mbrëmë e duartrokisnin dhe nxitonin t’i shtrëngonin dorën.
Nuk kam se çfarë të them për Ilirin pasi ja kanë thënë të dyja palët. E megjithatë ai është i vetmi që u ka parë hajrin sherreve midis demokratëve dhe socialistëve. I vetmi që me këtë lojë pragmatiste i ka kthyer sot shqiptarët e majtë e të djathtë në ushtarë xhenjo. Ushtarë me uniformë, por pa armë.
Për ata që nuk dine, ushtar xhenjer quheshin ata që bënin ushtri, por pa armë e kapele. Por flokët u qethnin ama. Rryç ua bënin kokat. Në vend të armës kishin si mjete lufte, mjetet e punës, kazmën, lopatën. Hapni transhe, tunele etj.
Kështu tani edhe demokratët, edhe socialistët. Nuk janë asgjë tjetër veç xhenjer të regjimit të Ilir Metës.
Por kam se çfarë të them për njerëzit e vendit tim.
Para pak ditësh Ilir Meta u tha që do i digjte mandatet që demokracia të funksiononte siç duhet për shqiptarët. Dhe po ta kishte bërë ashtu do ndodhte. Por nuk e bëri.
Dhe sot u vertetua se përse nuk e bëri.
E kishte një nga ato kërcitjet e zakonshme të dhëmbëve, karshi aleatit të tredhur. Thjesht për një post për të ndenjurat e tij. Jo për demokracinë tuaj. Ajo ka vdekur.