Washington D.C., 7 shkurt 2014/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi zonjёn Anna Kohen dhe zonjёn Johanna Neumann dy tё mbijetuara nga Holokausti nё Shqipёri dhe veprimtare tё shquara nё informimin e opinionit amerikan pёr sakrificat e popullit shqiptar pёr tё shpёtuar hebrejtё dhe tё luftёs pёr tolerancё dhe harmoni mes njerёzve, pavarёsisht racёs, fesё dhe kulturёs sё tyre.
Presidenti u dorёzoi zonjave Kohen dhe Neumann “Titullin pёr Merita tё Veçanta Civile” me motivacionin “Nё njohje tё veprimtarisë tё vazhdueshme pёr tё bёrё tё njohur kontributin e Popullit shqiptar pёr shpёtimin e hebrenjve gjatё Holokaustit dhe pёr promovimin e tolerancёs dhe mirёkuptimit”, nё njё ceremoni tё zhvilluar enkas nё selinё e Komitetit Hebreo-Amerikan nё Washington D.C., gjatё sё cilёs u shfaq edhe filmi dokumentar “Shpёtimi nё Shqipёri”, me dёshmi tё gjalla pёr shpёtimin e hebrenjve nё Shqipёri.Mё poshtё ёshtё fjala e mbajtur nga Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani.
“Të nderuar të pranishëm,Miq,Zonja dhe zotërinj,
Ishte një shfaqje mbresëlënëse që të bën të mendohesh gjatë. Ky film, bazuar mbi ngjarje të vërteta, rrëqethëse, është dokument që bën fjalë për një faqe të vonshme të historisë moderne të njerëzimit.
E mira dhe e keqja, vesi dhe virtyti, frika ngavdekja dhe shpresa për jetën janë aty, aq pranë, në një ndeshje të ashpër me njëra-tjetrën. Edhe në errësirën më të thellë ka një rreze drite. Edhe në skëterrë ka shpresë. Edhe kur duket se e keqja ka mbuluar gjithçka, ka mirësi për ta sfiduar.
Ju falënderoj që na dhatë një mundësi të tillë!
Bazuar në virtytin e tyre të moçëm, te besa – mbajtja e fjalës së dhënë, shqiptarët gjatë periudhës së Shoah shpëtuan hebrenjtë, të cilët, bazuar në virtytin e tyre të mirënjohjes, janë përpjekur t`ia bëjnë të ditur këtë akt heroik mbarë botës.
Për ne shqiptarët, miku është zot i shtëpisë. Çdokush në nevojë, që troket në derën e shqiptarit dhe pranohet si mik, ka marrë fjalën, pra është në besë dhe fjala e dhënë duhet mbajtur me çdo kusht.
Shqiptarët dallohen për tolerancën dhe bashkëjetesën e tyre fetare. Disa besime jetojnë në harmoni të plotë në shekuj, pa asnjë keqkuptim mes tyre, nën moton “feja e shqiptarit është shqiptaria”.
Shqiptarët, për hir të së ardhmes, po bisedojnë me serbët, ende pa u mbyllur plagët e shkaktuara nga makineria ushtarake, raciste dhe shtypëse e Millosheviçit.
Rrallë mund të gjendet një popull tjetër që ka kontribuar kaq shumë sa hebrenjtë për përparimin e njerëzimit, dhe kjo ndodhte ndërsa u duhej të mbijetonin me shpresën e pashuar se do të riktheheshin një ditë në shtëpinë e tyre.
Një popull, i cili ia doli të rezistojë për dhjetëra shekuj furtunave të historisë. Hebrenjtë kurrë nuk ndalën së luftuari për ëndrrën e tyre. Kjo ëndërr u bë realitet në mesin e shekullit të shkuar, kur fituan shtetin e tyre, Izraelin, falë sakrificave që, deri më sot, vetëm ata kanë mundur t`i bëjnë.
Shqiptarët dhe hebrenjtë janë të lidhur tashmë me një miqësi të natyrshme dhe të sinqertë, e cila është e përjetshme, sepse ka kaluar testet e historisë.
Njerëzit, kudo dhe kurdo, lindin me shpirt të lirë, me dëshirën, dhe shpresën për ta jetuar jetën e tyre sa më mirë.
Popujt kudo dhe kurdo kanë dashur të jetojnë në paqe dhe prosperitet. Në shpirtin dhe trashëgiminë e çdo populli mund të gjenden virtyte shumë të mira.
Racat, besimet, kulturat dhe qytetërimet janë thesari i paçmuar i kësaj bote dhe i gjithë njerëzimit, krijuar dhe trashëguar brez pas brezi, që duhet ruajtur dhe pasuruar për të mirën tonë dhe të brezave që do të vijnë.
Shtetet e Bashkuara, atdheu juaj dhe i shumë bashkëkombësve të mi, është modeli frymëzues për të gjithë, është ëndrra që gjithkush, pa dallim race, apo feje do ta donte të ishte realitet në mbarë botën.
Mbi këto vlera dhe aspirata, ne mund të punojmë të gjithë së bashku për të ndërtuar një botë ku të mbizotërojë, mirëkuptimi, harmonia, paqja dhe toleranca.
Ju faleminderit!”
* * *
Mё herёt, Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani priti nё njё takim zotin Jason Isaacson, Drejtor pёr Qeverinё dhe Marrёdhёniet me Jashtё nё Komitetin Hebreo-Amerikan.
Gjatё takimit, i cili u pёrqendrua te marrёdhёniet hebreo-shqiptare, Presidenti u shpreh se periudha e Holokaustit ёshtё njё moment historik qё duhet vёnё nё pah duke na bёrё tё reflektojmё e tё nxjerrim mёsimet e nevojshme pёr tё ndёrmarrё hapat e duhura pёr ndёrtimin e njё bote bazuar nё tolerancё, mirёkuptim dhe harmoni, duke veçuar rёndёsinё e edukimit tё brezit tё ri, i cili duhet tё mёsojё tё vёrtetat e Holokaustit dhe tё diktaturave tё tjera, nё mёnyrё qё tё mos pёrsёriten gabimet e mёparshme.
Nga ana e tij, zoti Isaacson u shpreh se “jemi tё angazhuar tё bёjmё tё njohur shёrbimin qё shqiptarёt i kanё bёrё njerёzimit duke shpёtuar hebrenjtё”.
Elio Jakoel says
Jam nje shqiptaro-israilit dhe te vetmen gje qe dua te them
I UROJ GJITHE TE MIRAT SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPETAR
ME SHUME MALL
ELIO
Arberi dr. says
Dr anna Coken merton me teper si dhe motrat qiriazi
dgreca says
Natyrisht qe ee meriton.Me sa di une dr. Anna Kohen eshte e dekoruar nga Presidenca e Shqiperise.