Presidenti i Republikës, Bujar Nishani merr pjesë në takimin e 7-të vjetor të Iniciativës Globale Clinton në Nju Jork/
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë sot,19 Shtator 2016, edhe në takimin e 7-të vjetor të Iniciativës Globale Clinton, ku ndoqi seancën e hapjes me temë: “Partneriteti nëpërmjet Prosperitetit Global”.
Synimi i takimit të këtij viti i kësaj Iniciative është që të përkthejë idetë në veprime e rezultate konkrete në terren, në mënyrë që të sigurohet një jetesë më e mirë për të gjithë, të ndihmohen komunitetet të zhvillohen, dhe të promovohet një mjedis i qëndrueshëm në mbarë botën.
Presidenti Nishani, gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet u takua shkurtimisht edhe me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, si dhe autoritete të tjera të huaja dhe amerikane.