GEORGE H. W. BUSH (1924 – 2018)/
- Presidenti i 41-tё i Shteteve tё Bashkuara ( dhe babai i tё 43-it) vdiq nё moshёn 94 vjeç. Nё Shtёpinё e Bardhё pёr njё mandat, mbylli erёn e Luftёs sё ftohtё dhe udhёhoqi luftёn e parё tё Gjirit./
-Bushi i vjetёr i humbi zgjedhjet e vitit 1992, i tradhёtuar nga kriza ekonomike e brёndёshme dhe nga qёndrimi i tij, i pёrceptuar nga njerёzia si shumё i ftohtё dhe aristokratik. Duke u marrё me qytetarё qё ndjeheshin tё varfёruar, i ngushёllonte me mesazhe tё shkurtёra e tё ngrira. U mund nga njё guvernator i panjohur i Arkansasit, qё dinte tё arrinte zemrёn e njerёzisё: “Ndjej vuajtjen tuaj”. Deri nё ngёrdheshjen e njohur: “It’s the economy, stupid”. Kёshtu kanguri i vogёl Klinton zuri vendin e drejtuesit tё fundit tё brezit tё luftёs botёrore./
Shkruar nga Massimo Gaggi/ Corriere Della Sera/
NEW YORK 1966: presidenti Lyndon Johnson arrin nё Houston pёr tё mbёshtetur kandidatin demokrat tё Texasit qё kёrkon t’i marrё vendin nё Kongres George H. W. Bushit, deputetit republikan nё fuqi. Bushi dёrgoi gjithё personelin e zyrёs sё tij zgjedhore pёr tё duartrokitur presidentin qё kishte ardhur t’a sulmonte. Njё anekdotё e vogёl qё thotё shumё se sa ёshtё ndryshuar nё pak dhjetёvjeçarё politika amerikane: stil e brendi. Nuk ёshtё e rastit qё njё personazh, i cili mё parё se tё fitonte presidencёn, kishte qёnё njё pronar i pasur nafte, shefi i Cia-s nё vitet qё e majta shikonte shёrbimet e fshehta me armiqёsi, dhe zёvendёs i Reagan-it tё adhuruar nga e djathta mё konservatore, nё çastin e vdekjes merr nderime mё tё ngrohta nga demokratёt se sa nga republikanёt.
Barack Obama qan “atdhetarin dhe shёrbyesin e pёrunjur tё Shtetit, tё cilit i detyrojmё njё mirёnjohje tё pakufishme”, ndёrsa ёshtё i ngrohtё edhe lavdёrimi i Bill Clintonit (i cili e mundi nё 1992 mbas njё fushate tё ashpёr zgjedhore), ai i Al Gore-t e tё tjerё drejtuesve demokratё. Natyrisht edhe republikanёt i bёjnё nderimet presidentit tё tyre, por nё mёnyrё mё tё thatё. Donald Trump ka vendosur tё marrё pjesё nё funeralin e tij dhe ka lёshuar njё komunikatё nё tё cilёn nderon shtetarin mbasi e ka lavdёruar nё tuitet e para pёr dhuntitё e tij njerёzore dhe lidhjet e tij me familjen.
Me gjasё ёshtё njё pasqyrim i ndryshkut qё ishte ndёrmjet dy presidentёve: Trump-i i arritur nё Shtёpinё e Bardhё duke kriminalizuar drejtimin e vjetёr tё mishёruar, djathtas, pikёrisht nga familja Bush. Dhe Georgi plak qё, megjithёse nё njё stil shumё tё matur, nuk mungonte tё bёnte tё pёrbirohej pёrçmimi i tij pёr mёnyrёn e vrazhdё tё tё bёrit politikё tё Trump-it qё njё herё, duke braktisur urtёsinё tradicionale, e pёrcaktoi madje si njё mitdhёnёs.
Nё njё karrierё publike, tё zgjatur nё gati 70 vite, presidenti i 41-tё i Shteteve tё Bashkuara, i vdekur nё moshёn 94 vjeç, ka qёnё protagonist i njё Amerike tashmё tё fshirё: ajo nё tё cilёn politikanёt , tё djathtё e tё majtё, bashkёndanin tё njёjtat vlera, kishin njё etikё tё pёrbashkёt. Madje ishin t’aftё tё flijoheshin, jo vetёm me fjalё, pёr Vendin e tyre. Ishin mёsuar tё qeverisnin duke mbajtur gjithmonё nё vёmёndjen e duhur kompetencёn dhe urtёsinё.
Ishte njё kushtim qё Bushi tregoi qё nga vitet e rinisё: bir i njё senatori tё Conecticut, i rritur nё kamje e gati pёr tё hyrё nё universitetet mё tё çmuara tё Amerikёs, 18 vjeç braktisi gjithshka, mbas sulmit japonez tё Pearl Harbor-it, pёr t’u rekrutuar nё Marinё. Qe piloti i ri i US Navy. U dekorua si hero i luftёs mbasi u rrёzua me aeroplanin e tij mё 1944.
Mbas mbarimit tё luftёs u diplomua nё Yale e pastaj u shpёrngul nё Texas, ku nё moshёn 40 vjeçare ishte njё milioner i naftёs. Por politika e tёrhiqte mё shumё se sa biznesi: dy mandate nё Kongres, pastaj role diplomatikё si ambasadori i ShBA nё OKB e mё pas nё Kinё, pastaj shef i Cia-s. Mbas viteve pёrkrah Reagan-it si zёvёndёs i tij, zgjedhja president mё 1988. Nё Shtёpinё e Bardhё qёndroi vetёm pёr njё mandat, por nё vite tejet tё ngjeshura pёr politikёn e jashtёme amerikane e botёrore: sot kujtohet mbi tё gjitha pёr Luftёn e Gjirit tё vitit 1991 qё e pa protagonist absolut, por George H. W. Nё Shtёpinё e Bardhё ka mbyllur erёn e “Luftёs sё ftohtё” e ka mbarёshtuar me urtёsi stinёn e rёnies sё Murit tё Berlinit e tё shkёrmoqjes sё BRSS, deri nё ribashkimin e dy Gjermanive. Ka dhёnё njё ndihmesё tё rёndёsishme nё çarmatimin me Traktatin pёr pakёsimin e armёve strategjike mё 1991.
Mbas mёsymjes sё Kuvajtit nga ana e Irakut Bushi i vjetёr dijti tё ndёrtojё njё bashkёlidhje shumё tё gjёrё, pothuajse planetare, kundёr Sadam Hysejnit. Ajo e janarit 1991 qe njё luftё rrufe. Por mbas çlirimit tё Kuvajtit dhe shkatёrrimit tё ushtrisё irakene, presidenti amerikan e ndaloi marshimin para se t’arrinte nё Bagdad. Mos shfronёsimi i diktatorit iraken nё atё kohё ngjalli mjaft dyshime. Ai e shpjegoi me vullnetin pёr tё mos krijuar njё fuqi pushtimi tё pёrherёshme: nёse do tё kishin pushtuar kryeqytetin amerikanёve do t’u duhej tё qeverisnin Irakun. Atё e bёri 12 vjet mё vonё i biri George i riu, i 43-ti president amerikan, me pёrfundime shkatёrrimtare, qё sё mbrami, i kanё kthyer dinjitet zgjedhjeve politike tё njё presidenti, sot i konsideruar njё drejtues i madh i politikёs sё jashtёme tё ShBA.
Megjithё sukseset e tij ndёrkombёtare, Bushi i vjetёr i humbi zgjedhjet e vitit 1992, i tradhёtuar nga kriza ekonomike e brёndёshme dhe nga qёndrimi i tij, i pёrceptuar nga njerёzia si shumё i ftohtё dhe aristokratik. Duke u marrё me qytetarё qё ndjeheshin tё varfёruar, i ngushёllonte me mesazhe tё shkurtёra e tё ngrira. U mund nga njё guvernator i panjohur i Arkansasit, qё dinte tё arrinte zemrёn e njerёzisё: “Ndjej vuajtjen tuaj”. Deri nё ngёrdheshjen e njohur: “It’s the economy, stupid”. Kёshtu kanguri i vogёl Klinton zuri vendin e drejtuesit tё fundit tё brezit tё luftёs botёrore.
“Corriere della Sera”, 2 dhjetor 2018 E pёrktheu Eugjen Merlika