Ne delegacion me 11 anetare, pervec Presidentes Jahjaga, do te marrin pjese edhe Kryeministri Mustafa, zv/ Kryeministri Thaci dhe ministri i Brendshem Skender Hysenaj etj./
Sic njofton gazeta “Telegrafi” e Kosoves, Presidentja Jahjaga do t’i prije nje delegacioni qe do te perbehet nga 11 veta, perfshi dhe ate vete. Telegrafi komenton se kjo do të jetë njëra prej vizitave zyrtare më të kushtueshme për shtetin dhe se të gjithë janë duke u çuditur me një numër kaq të madh të njerëzve që Jahjaga ka zgjedhur ta shoqërojnë nga ekipi i saj.
“Presidentja si duket ka vendosur që ta qeras stafin e saj me një shëtitje disaditore në Nju Jork, përndryshe është i pakuptimtë një numër kaq i madh i këshilltarëve dhe stafit të saj, si pjesë e delegacionit të përbashkët qeveritar”, thotë ky burim.
Përveç Jahjagës dhe 10 shoqëruesve të saj, për në Nju Jork pritet të udhëtojnë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi. Ndërkaq, gjatë sesionit, atyre pritet t’iu bashkohet edhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.
“Kjo përveç që është shumë e kushtueshme për buxhetin e Kosovës, është edhe jashtë çdo logjike institucionale të merren 10 persona si shoqërues jashtë vendit. Nuk po shkojnë në pushime vjeshtore ata, por në Sesionin Vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, thotë ai.
Ndryshe, gjatë sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Manhattan, ku zakonisht edhe vendosen delegacionet e shteteve, hotelet i ngrisin shumë çmimet dhe një dhomë kushton në mbi 1 mijë dollar vetëm për një natë.