Presidenti Nishani arrin ne Bujanoc, nis vizita nje ditore ne Lugine/
Eshtë pritë me madhvshti presidenti i Republikës së Shqipërisë ne Bujanoc, në takimin e parë të një presidenti shqiptar pas rrëzimit të diktaturës komuniste, dhe i dyti në histori, pas vizitës së diktatorit Enver Hoxha. Presidenti Nishani arriti në Bujanoc rreth orës 12 ku ka filluar vizitën një ditore në Luginë të Preshevës.Nishani para ndërtesës së komunës e ka pritë kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe kryetari i KNSH Jonuz Musliu.Para ndërtesës ishin tubuar shumë qytetarë me flamuj për të pritë presidentin shqiptar z.Bujar Nishani.
Sipas protokolit, presidenti i Shqipërisë pritet të takohet me liderët politik të Luginës në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe pastaj të vizitoj shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnocin e Madh.
***
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka nisur vizitën e tij në Luginën e Preshevës me një takim me drejtuesit lokalë të komunës së Bujanovcit. Të pranishëm aty ishin jo vetëm drejtuesit shqiptarë, por edhe përfaqësues të partive politike shqiptare.
Gjatë fjalës së tij, presidenti Bujar Nishani është shprehur se vizita në një ditë të veçantë si 7 Marsi bën krenar këdo.
“Edhe një herë dua të shpreh jo vetëm falënderimet, por mirënjohjen më të madhe për këtë pritje të veçantë në këtë ditë që është dita e mësuesve por edhe si president i Shqipërisë me pjesën më krenare të popullit shqiptar.
Jo vetëm veten e familjet tuaja, por keni bërë krenar edhe gjithë popullin shqiptarë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për ta prezantuar atë me dinjitet e integritet”, tha gjatë fjalës së tij, presidenti Bujar Nishani.