Njohësi i çështjeve të Ballkanit dhe profesori i historisë, Nikolla Pano vlerëson se zgjedhja e Donald Trumpit president nuk do të sjellë ndryshime dramatike në politikën e SHBA-ve në Ballkan. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Pano thotë se Shtetet e Bashkuara kanë si tipar themelor të politikës së jashtme, që Ballkani të jetë një zonë stabiliteti.
“Nëse do të ketë ndryshime, në rast se SHBA-të do të përqafonin një qasje më të ashpër apo më të butë ndaj Ballkanit, atëherë natyrisht që do të kishte pasoja. Për shembull, nëse Shtetet e Bashkuara do të mendonin se Rusisë i duhet lënë një dorë më e lirë në Ballkan, kjo mund të inkurajonte serbët të jenë më agresivë ndaj Kosovës, në kërkesat e tyre për disa lëshime në negociatat ndërmjet dy vendeve. Por sërish, unë nuk e shoh për momentin të ndodhë një gjë e tillë. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila do të ndikohej nga disa zhvillime në vende të tjera të Ballkanit. Por, marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje kanë qenë përgjithësisht të mira dhe problemet që kanë lindur janë sheshuar. Sërish nuk parashikoj ndryshime të menjëhershme, por sigurisht e ardhmja afatgjatë është një çështje tjetër”, tha Nikolla Pano, njohës i çështjeve të Ballkanit.
Duke u ndalur te zhvillimet e brendshme në Shqipëri, ai vë theksin te kërkesa e komunitetit ndërkombëtar për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
“Është bërë progres, por qëndrojnë pikëpyetjet për zbatimin e mëtejshëm të saj nëpërmjet akteve të tjera ligjore që duhet të miratojë Parlamenti. Ka pasur zvarritje, por komuniteti ndërkombëtar; jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por komuniteti ndërkombëtar si i tërë, vendet e BE-së; nxisin me forcë disa nga këto ndryshime që janë miratuar nga Parlamenti dhe që kërkojnë akte mbështetëse për t’i bërë të zbatueshme”, tha më tej historiani.
Sipas Panos, në Shqipëri ka pasur një tranzicion ekonomik, por edhe pse është bërë progres, përsa i përket shoqërisë ekziton pabarazia sociale dhe ekonomike.
Jakov says
Jeni ca kontradiktor ne ato qe deklaroni ,Profesor .Perse besoni se ndryshimet mund te jene dramatike -c’hyjne dramat ketu .S’ka vend per drama Kur flisni per qendrimin ndaj Rusise thoni se ju akoma nuk po e shihni kete .Akoma pa e marre fuqine zyrtare te Presidentit ,filloni nga kritikat apo me –PO qe se ……Mos u vini ne rolin e kritizerit para kohe -Keto prognoza na i thone vetem fallxhoret ne filxhanat e kafese se mbremjes pasi ato te mengjezit jane ca me te sakta .Prisni se paku nje vit ,Profesor ,kur ustai te filloje nga puna ,pastaj jepni gjykimet .Une kam besim se ai do te bej me shume se ato qe njerezit i rrotullojne brenda gojes se tyre pa dhembe ,ndonjehere