
Shkrimtari, studiuesi dhe profesori i letërsisë në Universitetin “Fehmi Agani”, Prof. Asoc.Dr. Besim Muhadri, solli në bibliotekën e Vatrës botimet e tij të fundit si dhe disa nga botimet e mëhershme. A i dhuroi biobliotekës së “Vatrës”, librin e sapo botuar me studime në gjuhën angleze “Studies on Albanian literature and Ethnologjy”, “Hyrje në teorinë e letërsisë”, “Jusuf Duraku-Mësuesi, atdhetari dhe poeti”, librin me tregime “Rrënuesit vinin natën” dhe atë me poezi “A harrohet fytyra e nënës”. Libri i sapobotuar në Nju Jork, nga Shtëpia Botuese Adriatic Press , “Studies on Albanian literature and Ethnologjy” i Dr, Besim Muhadrit, është një libër që përmban brenda vete disa nga shkrimet studimore të autorit në fushën e ltersisë dhe etnologjisë shqiptare, shkrime të publikuara edhe në revista ndërkombëtare, të cilat janë me interes për lexuesin anglishtfolës, gjë që është edhe qëllimi i këtij publikimi. Ndërkaq, libri “Hyrje në teorinë e letërsisë” është libër universitar, kontribut i punës së profesor Muhadrit me studentët e tij bërë në katedrën e Letërsisë dhe gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Uiversitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës, ku ai tash e sa vite punon dhe mban gradën akademike professor i asociuar. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese e Universitetit të Gjakovës dhe është me interes jo vetëm për studentët, por edhe për studiuesit e ltetërsisë.
Libri “Jusuf Duraku, mësues, atdhetar dhe poet”, i botuara nga Shtëpia Botuese “Pjetër Bogdani”, në prizren, është një libër mbi jetën dhe veprimtarinë e njërit prej mësuesve të parë të shkollës shqipe në krahinën e Hasit, i shkolluar në Internatin “Kosova” të Krumës, i cili krahas profesionit të mësuesit, ishte edhe poet dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Po ashtu, autori bibliotekës së “Vatrës” i dhuroi edhe dy libra me vlerë, të botuara më herët e që janë pjesë e pasionit të autorit, siç janë proza tregimtare dhe poezia, ku Muhadri ka një prirje të veçantë. Është vellimi me tregime, me një titull simbolik dhe përmbajtësor “Rrënuesit vinin natën”, të botuar nga shtëpia botuese “Rozafa” e Prishtinës” dhe ai me poezi, “A harrohet fytyra e nënës”, i botuar nga shtëpia botuese “Rilindja”, me redaktor shkrimtarin e njohur Nazmi Rrahmani dhe recensent, poetin e mirënjohur, tash të ndjerë, Rrahman Dedaj.
Falënderojmë nga zemra profesorin dhe bashkëpunëtorin tonë të sinqertë dhe të përkushtuar Besim Muhadrin, për këto dhurata kaq të çmuara për bibliotekën tonë, që nuk janë as të parat e as të fundit.