
Shkruan: Begzad Baliu/
Shqiptarët e Kosovës po martiri¬zohen në mënyrën më ç’njerë¬zore në epokën e pushtimit të kozmosit, në erën e shpikjeve të mëdha shkencore, në fundin e shekullit XX.
“Pavarësisht se jam shkodran, unë në shpirt jam kosovar”- Profesor Jup Kastrati.
Tradita kulturo – historike e shqiptarëve njeh disa ngjarje të mëdha dhe disa personalitete emble¬ma¬¬tike, që kanë shënuar përmasa shekullore. Prandaj, studimi i tyre në nivelin e duhur arrihet vetëm duke i trajtuar në kompleksitetin e tyre.
Profesor Jup Kastrati është njëri nga ato perso¬na¬li¬tete të kulturës kombëtare dhe vepra e tij është e asaj përmase kulturore, historike dhe qytetë¬ru¬ese shqiptare, studimi i së cilës vetëm në një drejtim e ngushton qasjen multidisi¬p¬li-nare të tërësisë së saj, e kjo do të thotë e pengon njohjen e shumë reflekti¬meve përmbajtësore të saj. Është e kuptueshme prandaj, pse në këtë vëllim, veprën e Profesor Jup Kastratit e shohim edhe në një anë studimi dhe botimi.
Kjo përmbledhje e artikujve të tij, në të vërtetë synon të arrijë së paku dy eleme¬nte thelbësore: e para, të shquajë edhe një interesim njohjeje të veprës së Profesor Jup Kastratit, pjesë përbërëse e së cilës është edhe kjo përmbledhje; dhe së dyti, të dëshmojë preokupimin e përhershëm të studiuesve shqiptarë, pra edhe të Profesor Kastratit për Kosovën.
Profesor Jup Kastratit, nuk ishte vetëm njohës i zhvillime gjuhësore purolinguistike, vetëm studiues i përki¬meve letrare – historike, vetëm gjurmues i zhvillimit të traditës kombëtare – historike, por edhe i temave të mëdha kombëtare, prej të cilave vend të rëndësishëm zë tema e madhe e trashëgi¬mi¬së sonë: kultura e arbëre¬shëve të Italisë dhe tema e madhe e dhembjes sonë, siç do të thoshte Ai – Kosova.
Për shkak se Kosovës, përkatësisht fatit historik të popullit shqiptar, i është përkushtuar për një kohë të gjatë, në forma të ndryshme dhe mbi projekte të ndryshme, Profesor Kastrati, krahas gëzimeve shpi¬rtë¬rore, ka pasur shpesh edhe dëshprimet e tij. Duke shkruar për fatin e arbëreshëve të Italisë, për fatin e Kosovës dhe më në fund për fatin e popullit shqiptar e të kulturës së tij, dhe duke e parë gjendjen e tyre të sotme, si pasojë e trashëgimisë historike përgjithësi¬sht, shpesh i ka rënë të qortohet për mendimin e tij kritik, në kundërshtim me politikën shkencore dhe sidomos me politkën shtetërore të kohës. Shembulli më tipik është Parathënia e tij për librin e Ajet Haxhiut(1). Ajo dëshmon se sa vështirë ishte të shkruhej në kushte dhe në rrethana të caktuara, sidomos kur tema e trajtuar shikohej vetëm brenda prizmit shkencor, pa u mbështetur në politikën shtetërore. Për shkak të Parathënies, së Profesor Jup Kastratit, e cila u cilësua ‘nga lartë’ e forte, vepra përfundoi për karton. Pra, ndonëse libri u shtyp në 10000 kopje, nuk u lejua të qarkullojë.
Në vitin 1990, shqiptarët nën ish-Jugosllavi zhvillonin një lëvizje të gjerë manifestimesh kundër pushtetit të Beogradit. Profesor Kastrati, ndonëse nën një presion të fuqishëm të ndryshimeve demo¬kratike që zhvilloheshin në Shqipëri, gjeti rastin për t’u deklaruar gjerësisht në përkrahje të së drejtës autoktone të shqiptarëve në Kosovë. “Shqiptarët në Jugosllavi – shkruante Profesor Kastrati, – përfa¬që¬so¬jnë popu¬ll¬sinë autoktone më të vjetër nga të gjithë popujt e këtij shteti. Shqipta¬rët zënë vendin e tretë për nga numri i popullsisë midis kombeve që formo¬jnë Jugosllavinë. Shqipta¬rët jetojnë prej shekujsh në trojet e veta dhe në një territor kompakt. Kjo është një e vërtetë absolute, jo relative. Historia, arkeo¬logjia, topono¬mia, gjuhësia, etnografia dhe folklori dëshmojnë me fakte konkrete dhe me dokumente të gjalla e të pako¬nte¬stu¬e¬shme lashtësinë mijëravjeçare të shqiptarëve në viset e tyre, prejardhjen e tyre nga fiset ilire të Dardanëve dhe vijimësinë (konti¬nuitetin) e tyre të pandërprerë në Kosovë. Shqipta¬rët janë atdhetarë të shquar e të urtë. Por qeveria e Serbisë po ndjek një politikë të hapur gjenocidi. Mbi shqiptarët po bëhen krime nga më të shëmtuarat: vrasje, prerje, helmime, terrori¬zime, burgime, masa¬kra, nga më të tmerrshmet. Shqiptarët po martiri¬zohen në mënyrën më ç’njerë¬zore në epokën e pushtimit të kozmosit, në erën e shpikjeve të mëdha shkencore, në fundin e shekullit XX. Por e drejta është me shqiptarët e atyshëm. Shqiptarët nuk kërko¬jnë asnjë të drejtë më shumë se ç’kanë serbët, sllovenët, kroatët, maqe¬donët, bosh¬nja¬kët. Shqiptarët duan të jenë subjekt i barabartë si kombet e tjera që përbëjnë Jugosllavinë, vullnet ky qe u shpreh edhe në Shpalljen e Kushte¬tutës së re nga Kuvendi i Kosovës”(2).
Dijetari dhe albanologu ynë i shquar, Profesor Jup Kastrati, vetëm pak vjet më vonë ka deklaruar: “Pavarësisht se jam shko¬d¬r¬an, unë në shpirt jam kosovar. Për inteligje¬n¬cën e urtë, trime e patriotike koso¬vare kam pasur dhe kam stimen, respektin, admirimin, simpatinë dhe nderi¬m¬in më të madh. Është kuptimplot fakti i lidhjeve të mia shkencore, kulturore, letrare me disa intelektu¬a¬lë të njohur të lëvizjes mendore shqiptare në Kosovë. Në episto¬larin dhe në biblotekën time ruaj me xhelozi e fana¬tizëm shumë letra, kartpo¬stale, kartë¬v¬i¬zita, foto¬grafi, separate (ekstrak-te) studi¬m¬e¬sh dhe shumë libra të tyre me vlerë (me dediki¬me shumë të ngrohta e plotë respekt për mua). Ato janë relikte tepër të çmue¬shme. Sa herë kanë ardhur në Shkodër, kam pasur nderin dhe kënaqësinë e veça¬ntë të rri e të bise¬doj me ta për çështje gjuhësore, letrare e arsimore. Po kështu, edhe në tubimet alban¬o¬lo¬gjike në Tiranë, Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitro¬v¬i¬cë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Ulqin, Nju Jork, etj. Ruaj mbresat, përshtypjet dhe kujtimet më të mira për ta”(3).
Duke qenë një histori kryesisht përshkruese për Kosovën, vepra e Profesor Jup Kastratit pretendon të jetë një kujtesë për historinë tragjike të Kosovës, të shkëputur nga trungu amë Shqipëria, një histori e lëvizjes kombëtare shqiptare në kontekst të mbrojtjes së trojeve etnike shqiptare, një histori e personaliteteve më të shquara kombë¬tare dhe e kontributit të tyre për Kosovën, si dhe një histori personale e angazhimit të Profesor Jup Kastra¬tit për Shqipërinë në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.
Ndihmesat e Profesor Jup Kastratit për Kosovën përfshihen brenda periudhës 1965-2001. Ato kapin momente kulmore të bëmave të lavdishme të perso¬nali¬teteve dhe të ngjarjeve historike të Koso¬vës, si: Lidhja e Prizrenit(4), Hoxhë Kadri Prishtina(5), Shota e Azem Galica, vrasja e Mehmet Ali Pashës(6), Tahir Boshnjaku(7), Konstatin Shtjefën Gjeqovi(
etj.
Studimet e Profesor Kastratit, përgjithësisht shquhen për saktësi dhe objektivitet shkencor, për interpetime të drejta, për gjykime të ftohta, për qartësi mendimesh, për bibliografi të pasur buri¬more, për gjuhë koncize, të pasur dhe të pastër, për forcë analize, sinteze dhe dashuri të thellë ndaj Kosovës. Kjo përmbledhje artikujsh është dëshmia më e mirë.
***
Shih Ajet Haxhiu, Shota dhe Azem Galica, botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Shtyp NTSH e shtypëshk-ro¬njave “Mihal Duri”, “8 Nëntori”, Tiranë, 1970, 304 faqe. Tirazhi: 10. 000 kopje. Një kopje të librit e ruan Profesor Jup Kastrati në arkivin e vet personal, në Shkodër. Atë ia pati dhuruar shkrimtari Loni Papa. Kur libri u botua më vonë, Parathënja e Profesor Jup Kastratit nuk u përfshi në të, për arsyen e sipërshënuar. Këtë Parathënie, në përmbledhjen tonë e botojmë për herë të parë nga dorëshkrimi.
Prof. dr. Jup Kastrati, Mësues i Popullit, E drejta është në anën e shqipëtarëve në Jugosllavi, në gazeta “Bashkimi”, viti i 48-të i botimit, nr. 230(13936), fq. 1, Tiranë, 30 shtator 1990.
Intervistë me prof. dr. Jup Kastratin, në studion e tij në Shkodër, me rastin e botimit të librit të tij Faik Konica (monografi), New York, 1995, 536 f., dhënë dr. Nail Dragës, botuar te revista javore “Koha” /Albanien Wekly, nr. 90 f. 41, Prishtinë, 10 janar 1996.
Shih, Prof. Jup Kastrati, Mbi rolin e arbëreshëve të Italisë në periudhën e Lidhjes Shqiptare. Me rastin e 100 – vjetorit te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1978), Akademia e Shkencave të Shqipërisë, më 12 – 28 qershor 1978, Tiranë, në Konferenca Kombëtare të Studi¬meve për Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, 1878- 1881. Tiranë, f. 169 -203, Tiranë, 1979. Fjala është për një studim të mbështetur mbi një literaturë speciale, bibliografi të gjerë, nxjerrë nga dokumente arkivore, shtypi periodik i kohës dhe burime të tjera me rëndësi. Ishte e para herë në studimet albanologjike që flitej për këtë temë dhe në këtë mënyrë.
Shih, Prof. Jup Kastrati, Hoxha Kadriu (Me rastin e 40 – vjetorit të vdekjes). “Buletini shkencor” i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës, viti II, nr. 3, fq. 433-441, Shkodër, 31 dhjetor 1965. Ishte i pari punim studimor i kësaj fare për këtë figurë të shquar të patrotizmit shqiptar. Figurës së Hoxha Kadriut Profesor Jup Kastrati i është kthyer edhe herë të tjera. Le të kujtojmë këtu artikujt e tij: Hoxha Kadriu – atdhetar dhe demokrat i shquar, në gazetën “Mësuesi”, Tiranë, 11 prill 1979, f. 3 – Kadri Hoxha Prishtina, në gazetën “Besa”, Shkodër, 23 dhe 30 shtator 1991. – Kongresi i Lushnjës, në gazetën “Jeta e re”, Shkodër, 15 gusht 1970, f. 4.
Shih, Prof. Jup Kastrati, Vrasja e Mehmet Ali Pashës, përshtatur nga e folmja e arbëreshëve të Italisë në gjuhën e sotme shqipe, nxjerrë nga revista e Jeronim de Radës, “Fjamuri i Arbërit”, Corigliano Calabro, viti l, nr. l, fq. l, datë 20 korrik 1883, në librin: Mendimi politik e shoqëror i Rilindjes Kombëtare (Përmbledhje artikujsh nga shtypi). Vëllimi I, 1878-1908, Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1971, fq. 174 – 177. Përgatitur për shtyp nga Zihni Haskaj. U ribotua te gaz. “Bashkimi“, Tiranë, 5 maj 1978, f. 2.
Në maj të vitit 1997, Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës, Profesor Jup Kastratit i kërkonte bashkë-punim me rastin e 80 – vjetorit të lindjes së akademikut Idriz Ajeti. Prof. Jup Kastrati, me anën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i dërgoi kumtesën: Pamje historike e ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të sheku¬llit XIX, që në të vëretë ishte pjesë e studimit monografik për Profesor Ajetin në librin “Historia e albanologjisë“. Këtij shkrimi, të cilën po e përfshijmë edhe në këtë përmbledhje, i mungojnë 83 referenca si dhe biblio¬grafia përkatëse, e cila gjendet në arkivin e tij.
Shih, Jup Kastrati, Gjeçovi – një personalitet poliedrik dhe atdhetar (Me rastin e 55 vjetorit të rënies), “Bashkimi”. Tiranë, 18 tetor 1984, f. 3; Gjeçovi- një atdhetar i shquar, “Shqipëria e re”, Tiranë, 1984, 6, f. 25; Gjeçov – un eminent patriote, “L’ Albanie Nouvelle”, Tirana, 1984, 6, 25; Gjeçovi- ein herausregender Patriot, “Neues Albanien “, Tirana, 1984, 6, 25; Gjeçovi – un destecado patriota, “Albania Nueva” , Tirana, 1984, 6, 25; Gjeçovi – un illustre patriota, “La Nuova Albania“, Tirana, 1984, 6, 25; Gjeçovi- an outstanding patriot, ”New Albania“, Tirana , 1984, 2, 25.