Të nderuar shkrimtarë, poetë, miq e dashamirës të artit e letërsisë që aderoni në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë./
Ju urojmë suksese në krijimtarinë tuaj!/
Më dt. 16-Prill 2016, Ditën e Shtunë, në ambientet e Monroe College, Bronx, adresa 2501 Jerome Avenue, Bronx, Neë York 10468, ora 12 p.m., Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ”Shoqata e Grave Shqiptaro -Amerikane”Hope & Peace”, (The Albanian-American Women’s Organization”), me Presidenten e saj, gazetaren dhe publicisten, znj. Mimoza Dajci, dhe ndihmën e pakursyer të intelektualit artist, piktorit e publicistit Astrit Tota, dhe të ndihmës brilante e të mrekullueshme prof. Haxhi Berishës, do të mbahet: Promovimi i vëllimit poetik, “Ndjenjë Perëndie”, i poeteshës së talentuar e të mirënjohur, e vlerësuar gjithashtu si humaniste dhe veprimtare e shquar e cështjes kombëtare, Poetja e Kombit në Letërsi: Znj.Rita SALIU.
Promovimi i këtij vëllimi poetik me titull sinjifikativ mes Hyjnores e Njerëzores –“Ndjenjë Perëndie”, është ideuar në formën e “Mbasdite Letraro-Artistike”, me referenca rreth veprimtarisë së znj. Rita Saliu, Luftëtare e Paepur dhe e palodhëshme për cështjen kombëtare, rolit të saj si humaniste dhe Poetja dhe Veprimtarja e Kombit në Letërsi. Ftesë Speciale për Shoqatën Pan Shqiptare “Vatra”, dhe editorin e gazetës “Dielli”, Dalip Greca. Do të referojnë figura të njohura në letrat shqipe, botën akademike, intelektuale, art dhe kulturë, që jetojnë, punojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre krijues, qytetar dhe intelektual në komunitetin shqiptaro-amerikan. Janë të ftuar mediat televizve dhe e shkruar, gazetarë të organeve të shtypit shqiptaro-amerikan dhe gazetarë të pavarur.
Të ftuar janë gjithashtu, autorë, veprimtarë, dashamirës të artit e letërsisë që krijojnë dhe kontribuojnë me penën e tyre jashtë SHSHSHA-së.
Kryesia e SHSHSHA-së, Kryetare e SHSHSHA-së
President NDERI Raimonda MOISIU
Adnan MEHMETI
Sekretare e SHSHSHA-së
- Yllka FILIPI