KËRKESË PUBLIKE ZOTIT MARKO LEIDEKER PËFAQESUES I KËSHILLIT TË EUROPËS NË SHQIPËRI/
Shqiperi 17 Gusht 2015/
I nderuar zoti Marko Leideker, përfaqësues i Këshillit të Europës./
Duke ju falenderuar për veprimtarinë tuaj për të ndihmuar zhvillimet demokratike në Shqipëri, ju lutemi të na bëni të ditur publikisht komentin që kanë bërë specialistët e Këshillit të Europës për projektligjin e Qeverisë për kompensimin e pronave.
Llogjika na thotë se ka një manipulim nga Ministria e Drejtësisë duke bërë lojë fjalësh dhe keqpërdorur emrin e Këshillit të Europës. Sqarimi publik nga ana juaj, është i nevojshëm për të rivendosur besimin tonë ndaj institucioneve ndërkombëtare si dhe transparencën për veprimet e autoriteteve shqiptare. Përgjigja juaj publike do të sqarojë njëkohësisht mijëra pronarë në të gjithë zonën turistike perfshi dhe qindra pronarë në fshatin tim të Dukatit, ku secili pret kthimin me ligj të pronës së grabitur për 45 vjet nga diktatura komuniste dhe prej 24 vjetësh nga pjella e tyre e ricikluar në politikë prej Ramiz Alisë nëpërmjet mashtrimit pseudodemokratik të Katovicës.
Unë jam anëtar i Shoqatës “Dukati” dhe në harmoni te plotë me Shoqatën Kombëtare “Pronësi me Drejtësi’ dhe shoqatat e tjera, kërkojmë ndihmën tuaj për të korigjuar gabimet e qeverisë me pronat tona të trashëguara. Dukati është nje nga fshatrat e zonës turistike të Gjirit të Vlorës. Fshati ka pak tokë bujqësore të punueshme por në çdo kohë ka jetuar me nder. Nuk kemi vjedhur dhe përvetësuar kurrë më parë pronën e tjetrit, por kemi jetuar me punën e ndershme dhe me djersën e ballit, duke shfrytezuar atë pak tokë bujqësore, blektorinë dhe kullotat e Karaburunit që i trashëgojmë prej shumë brezash. Diktatura komuniste i grabiti pronat tona, na denigroi si kulakë, na persekutoi etj. Nese Evropa, Banka Botërore etj, e dëshirojnë Shqipërinë demokratike, ata ashtu siç imponojnë uljen e pensioneve dhe rritjen e energjisë elektrike, duhet që më parë të dertyrojnë shtetin të kthejë pronën e graditur tek i zoti. Politikanë me eksperiencë si ish presidenti Bamir Topi, po fokusohen tek referenca e çmimit të kompensimit. Zgjidhja nuk është çmimi por detyrimi i Shtetit për të zbatuar kushtetutën. Siç u shprehën ne deklaratën publike të shtatë shoqatat e pronarëve kompensimi e ka rradhën pas kthimit dhe është i pranushëm vetëm për pronat që nuk mund të kthehen pasi janë tjetërsuar dhe shërbejnë për nevoja publike.Ne nuk do të lejojmë pazare çmimash me të drejtat tona me dinjitetin tonë.Kompensimi qoftë edhe me para për pronat tona është mashtrim i rradhes se Shteti po merr borxhe për të shlyer borxhet. Kompensimi qoftë dhe me çmimin e tregut për prona që kanë përvetësuar padrejtësisht ose duan të përvetësojnë klanet e politikës është shkelje e Kushtetutës. Qeveria nëse ka para ose toka të lira , le të kompensojë grabitësit e perjudhës 1991-2015. Drafti i Qeverisë e shkel ne çdo rrjesht Kushtetutën sepse e konsideron pronën e grabitur me ligjet e diktaturës si pronë të shtetit. Ne, qytetarë dhe fashatarë, çuditemi pse KE , në emër të ligjit ka mbështetur vjedhjen . Si mundet që KE të pranojë zgjidhje me kompensimin pa korigjuar më pare, me ligj dhe me rrugë gjyqësore vendimet pa bazë Kushtetuese dhe gabimet e bëra me kthimin fizik. Gabimi korigjohet duke filluar aty ku ka nisur. Ne jemi në dijeni për kushtin dhe afatin kohor që Strasburgu i ka vënë Qeverisë Shqiptare për zgjidhjen e anarkisë së titujve të pronësisë konform Kushtetutës dhe Vendimit pilot të Gjykatës së Strasburgut.
Zoti Leideker, nga Kryesia e Shoqatës jemi vënë në dijeni se shoqata ka kërkuar të bëhen pransparente se çfarë i kanë kërkuar autoritetet shqiptare (AKKP etj) institucioneve ndërkombëtare KE dhe komentet e bëra nga ndërkombëtarët për draftin e Qeverisë por e vërteta po maskohet.
Në 10 Korrik 2015 Ministri i Drejtësisë i dërgoi shoqatave projektligjin dhe ftoi, në prezantimin që Qeveria do bënte datë 16 Korrik 2015 në hotelin “Sheraton”. Në ditën e prezantimit pronarët kërkuan të kishin mundësinë e diskutimit që të shprehnin konsideratat e tyre për projekligjin që ju ishte dërguar dhe e kishin analizuar, por nga drejtoresha e AKKP, pronarëve ju mohua e drejta të shprehnin mendimin e tyre. Për të mos qenë si kukulla për të mbushur sallën, ne të gjithë pronarët përfshi edhe unë u larguam nga salla. Ndërsa në takimin e parë ku ishte present dhe Kryeministri ishin të pranishëm shumë gazetarë dhe televizione, ndërsa në dy takimet e tjera që u zhvilluan datë 21 Korrik dhe dt. 31 Korrik, mediat dhe gazetarët u ndaluan të futen në sale, por asnjë gazete nuk foli. Në takimin e parë, unë personalisht para largimit, u takova dhe bisedova shkurt me Kryeministrin dhe ai më tha se do të vinte të bisedonte dhe sqarohej me pronarët, por nuk erdhi në asnjë nga dy takimet e mëvonshme.
Me vonë nga Kryesia e shoqatës jemi informuar se autoritetet shqiptare , që në Mars Prill 2015, paskan kërkuar nga strukturat e Këshillit të Europës për të ndihmuar për hartimin e ligjit të kompensimit dhe se projektligji ishte përfunduar para Korrikut 2015.
Në deklarimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Projektligji është hartuar dhe me konsultimin paraprak me ekspertët e Këshillit të Evropës, etj. Këtu nuk ka transparencë. Nuk duam ta besojmë se drafti që praktikisht na vjedh pronat tona të trashëguara është hartuar me konsultimin të ekspertëve të Këshillit të Evropës. Shtrojmë pyetjen: përse këta ekspertë nuk kanë marrë në konsideratë asnjë nga sugjerimet tona. Si mund të bëhet kompensimi pa korigjuar kthimet fizike të gabuara, të bëra në kundështim me çdo ligj si dhe kthimet fizike të penguara nga AKKP në kundërshim të plotë me ligjet në fuqi. Zoti Stavri Semanjaku, një nga kryetarët e shoqatava paraqiti në takim argumenta të shumta që Agjensia nuk ka funksionuar për kthimin por për vjedhjen e pronave dhe nuk u kundërshtua as nga drejtoresha e AKKP që ishte prezente në takim. Pyesim përsëri si ka mundësi që specialistët e KE të miratojnë një draft që kërkon kompensim që bie ndesh me nenin 41 dhe 181 te Kushtetutes pra del mbi ligjet, del mbi Kushtetutën , dhe kërkon të ndryshoje dhe rregulloren e Gjykatës së Strasburgut. Pse ai draft i bërë sipas interesave të disa personave na është servirur si zgjidhje e mbështetur nga Këshilli i Europës. Ju lutemi na sqaroni nëse specialistet e KE kanë ardhur në Tiranë, pse nuk janë takuar qoftë dhe një herë të vetme me kryesinë e pronarëve por paskan punuar dhe përfunduar projektligjin në fshehtësi të pronarëve !
Ju zoti Leideker jeni në dijeni për standardet e dyfishta se në Shqipërinë e veriut, çdo trung familjar ka marrë pronën e tij të trashëguar dhe anarkia e titujve të pronësisë eshtë krijuar kryesisht në zonën turistike pasi kjo është zona e lakmuar nga politikanët . Kjo ka futur ne hasmëri familjet me njëra tjetrin, ka krujuar konflikte brenda fisit dhe familjes. Në eksperiencën time që kam mbushur të 80 vjet, kjo situatë që nuk di ti gjej emrin e përshtatshëm nuk ka ndodhur as në kohën e Mbretit Zog, as në kohën e pushtimit nazifashist dhe as në kohën e diktaturës së egër komuniste.
Ju nuk duhet të heshtni përderisa ju jeni ne dijeni se në Kuvendin e Shqipërisë disa deputetë përfshi Kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Pandeli Majko, dhe deputetë të tjerë e kanë pohuar se për shkak të anarkisë së pronës janë vrarë mbi 8000 shtetas dhe ju e dini se ky numur shkon në rritje.
Ju jeni në dijeni se ish Kryeministri Sali Berisha në 2013 pranoi publikisht gabimin e Katovicës me pronat dhe megjithatë Qeveria po vazhdon në rrugën e tij të gabuar.
Qeveria aktuale e z. Edi Rama, në këto dy vjet ka miratuar ligje për legalizimin e grabitjeve dhe ndërtimeve paleje, veprim që në zonat turistike është absolutisht i papranushëm. Vjedhja në emër të ligjit e Karaburunit dhe pronave tona turistike është thelbi i projektligjit të fundit që Qeveria pretendon se ka marrë miratimin e Këshillit të Ruropës. Unë dhe bashkëfshatarët e mi, jemi të bindur dhe nuk mund ta besojmë atë që thuhet zyrtarisht se ky projektligj është konsultuar nga specialistet e KE pasi ky projektligj e ndërlikon mundësinë e zgjidhjes dhe nuk të çon në demokraci dhe BE. Nëse ky draft është vullneti i KE, shpresa jone e fundit, se me pranimin e Shqiperise ne BE, Europa do ti vendose Shqiperise kushte te forta, per zbatimin e Kartes se te Drejtave te Njeriut dhe Kushtetutes, po vdes. Dhe meqenese shpresa vdes e fundit, do te thote se pas saj vjen vdekja jone. Por mëenyra se si ne do te vdesim eshte natyrisht problemi yne. Ne dimë ti mbrojmë të drejtat tona, pronën dhe dinjitetin tonë njerëzor. Nqs. ne BE prona mbrohet me ligj, dhe ne Shqiperi prona vidhet me ligj dhe pronari shkaterrohet me te gjitha menyrat, a mund të pranohemi në BE.
Meqenese ju partneret tane europiane keni marre ne dore dhe ndikoni ne fatet e Shqiperise, po ju drejtohemi qe te luani rolin tuaj per problemin e prones, si nje te drejte njerezore qe e dallon diktaturën komuniste nga demokracia. Vënia juaj në krahe të ketyre formave te qeverisjes shqiptare ju ben bashkepunetore ne shkeljen e parimeve dhe ligjeve demokratike.
Ju lutem referojuni letres së fundit qe ju eshte adresuar nga shoqatat e pronarëve por dhe letrave të tjera të mëparshme. Unë dhe të gjithë ne pronarët jemi të gatshëm për çdo sqarim të dhe besojmë se do gjejmë mirkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj drejt zgjidhjes së çështjes së kthimit të pronës ashtu siç përcakton neni 181 i Kushtetutës.
Ne pritje të përgjigjes tuaj.
Me respekt
Nuro Kulluri
Pronar autokton nga fashati Dukat i Vlorës
Tel 0682508014
lorostajka says
Informacion zotit Marko Leideker përfaqësues I Këshillit të Europës ne Shqipëri
Fredericksburg, 19.Gusht 2015
I nderuar zoti Marko Leideker,
Quhem Loro Stajka, jam një ndër shqiptarët që duke qenë kundërshtar i regjimit sllavokomunist, u detyrova të arratisem nga atdheu im në vitin 1948. Sot jetoj me familjen time, me gruan dhe fëmijët nipër e mbesa në Fredericksburg, VA të SHBA. Edhe unë jam një ndër shqiptarët e shumtë që ngre zërin e protestës ndaj padrejtësisë që po vazhdojnë të bëjne drejtuesit e politikes shqiptare me pronarët e shpronësuar padrejtësisht nga diktatura e Enver Hoxhes. Pasi lexova në gazeten Dielli të dates 17 Gusht 2015 letren që ju ka adresuar zoti Nuro Kulluri, që kërkon ndërhyrjen tuaj për të ndaluar pushtetarët që po bëjnë ligje për të vjedhur zonën turistike të bregdetit, vendosa që t’ju dërgoj këtë informacion dhe apel publik.
E njoh shumë mirë pasi e kam provuar edhe mbi veten time situatën e rëndë te krijuar në Shqipëri pas vitit 1991me pronat. Problemi i anarkisë postkomuniste me pronat me shqetëson dhe kam shkruar disa artikuj kritikë në mediat shqiptare p.sh dtatë 13 Janar 1014 në gazeten Telegraf ku kritikoj Qeverinë për konceptimin e gabuar të kompensimit. Nëse qeveria e maparshme qëndroi në vend numro ndaj kërkesave të KE për zgjidhjen e problemit të pronës, Qeveria dhe ministri i tanishëm I drejtësisë, kanë bërë hapa të theksuar prapa me projektligjin e propozuar për ta zgjidhur problemin e anarkisë së pronës me një kompensim që eshte në shkelje të plotë me Kushtetutën e vendit. Personalisht mendoj se Zyra juaj dhe KE keni informacione të shumta por është burokracia, mos vlerësimi dhe indiferentizmi I strukturave të KE ndaj ankesave të pronarëve dhe denoncimeve të shtypit, që e ka favorizuar korrupsionin me pronat. Ishte shumë me vend kritika publike që bëri ambasadori I SHBA ne Tiranë z. Donald Lu, për korrupsionin ne sistemin gjyqësor, por kritikat sado të drejta dhe të forta nëse nuk shoqërohen me masa të tjera shtrenguese nuk mjaftojnë për të realizuar zbatimin e të drejtës së prones, që është themeli I demokracisë. Mendoj se Zyra juaj ka informacionet të shumta për të krijuar bindjen se dekriminalizimi i Shtetit do të jetë pa rezultate positive dhe vetëm farse nëse nuk fillohet me kthimin e pronës tek i zoti konform kushtetutës dhe kjo të jetë e përcaktuar si detyrimi për shtetin. Kjo eshte zgjidhja që kërkuar edhe nga shoqatat e pronarëve të cilat kanë bërë një punë shumë të mirë me krijimin e faqes së internetit http://www.defendingproperty.com Unë dhe miqt e mi në SHBA të interesuar për informacion, aty gjej dhe sugjerimet për zgjidhjen e drejtë. Unë kuptoj se është mungesa e vullnet politik, ajo që vazhdon të pengojë zgjidhjen e problemit të pronës. Në shkrimin e z. Nuro Kulluri por dhe në shkrimet e tjera të botuara në faqen e internetit të shoqatës, unë mbeshtes pronarët. Ata kanë shumë të drejtë që kërkojnë ndërhyrje kushtëzuese nga ana juaj, që kompensimi të jetë në bazë të Kushtetutës dhe të aplikohet vetëm për prona që janë zënë për nevoja publike. Në të kundët e keqja do përhapet nën mbrojtjen tuaj. Pronarët ankohen se Qeveria Shqiptare me projekligjin e ri e ndryshon, kontekstin dhe kuptimin e kompensimit pët të përvetësuar pronat e Karaburunit dhe për pronat e tjera turistike qe Shteti ka detyrim ti kthejë fizikisht subjektit të shpronësuar. Ju si përfaqësues I KE, duhet ta verifikoni dhe të veproni me përparësi për këtë ankesë . Nese rezulton e vërtetë kjo është vjedhe që Shteti e realizon në emër të ligjit dhe në këtë rast, Strasburgu duhet të marri masa efektive. Rruga e deritanishme e këshillimeve dhe veprimeve nga KE ka qenë jo efektive dhe ka prodhuar korrupsion në administratën shtetërore dhe në sistemin e drejtësisë. Vendimet e gjykatave për pronat janë ankande dhe shkelje flagrante e ligjit në fuqi dhe për me teper vendimet e gjukatave nuk zbatohen dhe askush nuk mban përgjegjësi . Për këtë ju ofroj si shembull edhe rastin tim konkret në Shqipëri.
Pas arratisjes time shteti komunist, ma shtetëzoi shtëpinë dhe oborrin për rreth.Që në vitin 1992 kur mu krijua mundësia për të shkuar në Shqipëri konstatova se në shtëpinë time shteti komunist kishte strehuar një qytetar tjetër. Fillova menjëherë procedurart e përcaktuara nga ligjet e kohës qe shteti të më kthente shtëpinë që ma kishte marrë padrejtesisht. Nga Komisioni pronave, në bazë të dokumentit të shtetëzimit, mu dha vendimi që më njeh shtëpinë dhe oborrin për rreth. Ky vendim nuk u ekzekutua.
Un detyrova ti drejtohem gjyqeve. Gjykata mori vendimin me të cilin me kthen shtëpinë por vendimi nuk e shenonte oborrin, ashtu siç ishte shënuar në dokumentin e shtetëzimit dhe në vendimin e AKKP . Kjo ndodhi sepse personi qe ishte strehuar ne shtepinë time nuk donte të largohej në një banese tjeter pasi trualli im eshtë vend i preferuar. Ai person kishte njohje me persona qe punonin ne gjykate dhe prokurori. Ndërkohë une nuk pranova të paguaja ryshfete nën dore, pasi nuk përputhet me mentalitetin tim që të paguaj ryshfet që gjykatësi të zbatojë ligjin !
Jam ankuar për gjyqtarin që ka deformuar dokumentat por asnjë masë nuk është marë ndaj tij. I jam drejtuar me letra të përseritura Ministrit te Drejtesise Kryeministrit etj., por ata nuk kanë kërkuar që te merren masat për gjyqtarin që ka abuzuar haptazi me të drejtën për pavarësinë e vendimmarjes. Ky rast tregon në mënyrë të qartë pse vazhdon papërgjegjshmëria e gjyqtarëve në marrjen e vendimeve edhe kur çështja është shumë e qartë.
Nëse e shikoni te vlefshem ju lutem ta citoni këtë rast në relacionet e KE dhe unë jam i gatshëm të paraqis te gjithë dokumentat qe tregojnë funksionin e keq te sistemit të drejtësisë.
Ju keni informacion të bollshëm edhe nga gazetat e shumta në Shqipëri se kjo situatë sa shkon dhe rëndohet. Kjo papërgjegjshmëri e e shtetit, që deri sot ka shkatuar mbi 8000 viktima, bën të domosdoshme veprimet tuaja aktive që Strasburgu të veprojë në mënyrë efektive për të bllokuar dhe për të korigjuar korrupsionin shtetëror me pronat.
Me respekt
Loro Stajka
Address: Loro Stajka
Fredericksburg,VA.22408
lorostajka@yahoo.com