• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëri: “Ruani zemrën blu të Europës”

October 19, 2017 by dgreca

1 PiramidaVjosa është cilësuar nga ekspertë europianë si “Zemra Blu e Europës”, si lumi i fundit, i madh në Europë që ka mbetur i virgjër në 270 km e gjatësisë së tij. Por planet për ndërtimin e digave e rrezikojnë këtë thesar.

Nga Ani Ruci/ DW/

Ka disa vite që qeveria e Tiranës planifikon të ndërtojë 27 hidrocentrale mbi lumin Vjosë dhe degët e tij, nga të cilat dy tanimë kanë filluar. Për ndalimin e projekteve të ndërtimit në këtë zonë madje qeverisë në Tiranë i është bërë thirrje më 2015 përmes një rezolute edhe nga Parlamenti Europian. Ky sinjal erdhi në një kohë kur shoqatat ekologjiste europiane, ato shqiptare e grupe të shoqërisë civile, personalitete të kulturës dhe artit në Shqipëri dhe banorë nga rajonet, ku kalon lumi Vjosa filluan të kërkojnë me këmbëngulje që ai të shpallet Park Kombëtar. Pikërisht ky komunitet do të sensibilizojë të mërkurën (18.10) opinionin dhe qeverinë në Tiranë me thirrjen për të ruajtur Vjosën, që konsiderohet një thesar natyror i gjithë Europës.

Shumica e lumenjve në Evropë e janë  shkatërruar nga ndërtimet intensive të digave, gjë që cënon biodiversitetin e zonave përkatëse. Ekspertët ndërkombëtarë, që janë aktivizuar për hulumtimin e vlerave të Vjosës si dhe për ruajtjen e lumit të fundit të virgjër në Europë, apelojnë, që Shqipëria të mos përsërisë gabimet e bëra dekada më parë nga vendet e industrializuara. Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i shoqatës europiane Riverwhatch me seli në Vjenë, të përfshirë fuqimisht në përpjekjet për të shpëtuar Vjosën nga ndërtimi i hidrocentraleve për DW ka deklaruar: “Në Shqipëri po përpiqemi së bashku me EuroNatur në Gjermani dhe EkoAlbania në Tiranë të ndalojmë realizimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa. Në vend të tyre synojmë që lumi Vjosa të shpalllet Parku i parë Kombëtar, i një lumi të paprekur europian. Në kontekstin europian Lumi Vjosa është mahnitës, një thesar natyror, dhuratë për gjithë Europën”. Ai tregon se atje ku kalon lumi Vjosa ka ujëvara spektakolare, kanione të thella, pyje të gjelbër dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm: 69 specie peshqish mes të cilave edhe salmoni i Danubit, specie e zhdukur në vendet e BE nga kalon Danubi, që gjenden vetëm në lumin Vjosa dhe askund në botë; 40% e midhjeve të ujrave të ëmbla dhe kërmijve të Europës, në zhdukje e sipër, jetojnë në ekosistemet e lumit Vjosa.

Albanien Vjosa Tal Fluss (picture-alliance/dpa/R.Zimmermann)

Sipas të dhënave të Riverwatch, ka projekte për të ndërtuar 630 hidrocentrale nga Sllovenia në Shqipëri mbi lumenj të tjerë, të paprekur ballkanikë. “Nëse kjo nuk shmanget atëhere do të ketë një ‘cunam digash’. Ndërtimi i tyre mbi lumenj të tillë nuk i shërben prodhimit të energjisë por pasurimit të kompanive që i ndërtojnë si edhe bankave europiane që u japin atyre hua”, vëren Ulrich Eichelmann,

Gjithsesi, as që mund të mendohet se ndërtimi i hidrocentraleve në Ballkan mund të ndalohet. Ajo që ekologjistët europianë dhe ballkanikë kërkojnë është ndërtimi i tyre duke respektuar natyrën, hartimi i një master plani unik për gjithë vendet e Ballkanit. “Ky master plan deri tani mungon. Ai duhet hartuar sa më parë me një përqasje planifikimi hapësinor për gjithë Ballkanin. Kjo do të bëjë të mundur informacionin e saktë se ku mund të ndërtohen diga hidrocentralesh që respektojnë ruajtjen e natyrës. Për gjithë Ballkanin duhet të përcaktohen zonat, ku nuk mund të ndërtohen hidrocentrale. Bankat në vende të ndryshme të BE japin hua për të ndërtuar në vendet e Ballkanit gjithë sa në vendet e tyre nuk lejohet të ndërtohen. Ato abuzojnë dhe përfitojnë nga legjislacioni, ekonomia e dobët e vendeve të Ballkanit. Nëse kjo nuk ndalet tani rrënimi i natyrës do të ndodhë më shpejt se në vitet 60-të të shekullit të kaluar për shkak të teknologjisë moderne”, thotë për DW Ulrich Eichelmann.

Që kjo të mos ndodhë, shoqata ambientaliste e EuroNatur në Gjermani dhe Riverwatch në Austri, në bashkëpunim me organizatat ambientaliste në vende të ndryshme të Ballkanit, kanë inicuar fushatën ndërkombërare “Ruani zemrën blu të Europës”. Shqipëria i është bashkuar fushatës ndërkombëtare “Ruani zemrën blu të Europës”.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ani Rudi, Shqipëri: "Ruani, te europes, zemrën blu

Pronari nga Dukati i shkruan përfaqësuesit të Këshillit të Europës në Shqipëri

August 17, 2015 by dgreca

KËRKESË PUBLIKE ZOTIT MARKO LEIDEKER PËFAQESUES I KËSHILLIT TË EUROPËS NË SHQIPËRI/
Shqiperi 17 Gusht 2015/
I nderuar zoti Marko Leideker, përfaqësues i Këshillit të Europës./
Duke ju falenderuar për veprimtarinë tuaj për të ndihmuar zhvillimet demokratike në Shqipëri, ju lutemi të na bëni të ditur publikisht komentin që kanë bërë specialistët e Këshillit të Europës për projektligjin e Qeverisë për kompensimin e pronave.
Llogjika na thotë se ka një manipulim nga Ministria e Drejtësisë duke bërë lojë fjalësh dhe keqpërdorur emrin e Këshillit të Europës. Sqarimi publik nga ana juaj, është i nevojshëm për të rivendosur besimin tonë ndaj institucioneve ndërkombëtare si dhe transparencën për veprimet e autoriteteve shqiptare. Përgjigja juaj publike do të sqarojë njëkohësisht mijëra pronarë në të gjithë zonën turistike perfshi dhe qindra pronarë në fshatin tim të Dukatit, ku secili pret kthimin me ligj të pronës së grabitur për 45 vjet nga diktatura komuniste dhe prej 24 vjetësh nga pjella e tyre e ricikluar në politikë prej Ramiz Alisë nëpërmjet mashtrimit pseudodemokratik të Katovicës.
Unë jam anëtar i Shoqatës “Dukati” dhe në harmoni te plotë me Shoqatën Kombëtare “Pronësi me Drejtësi’ dhe shoqatat e tjera, kërkojmë ndihmën tuaj për të korigjuar gabimet e qeverisë me pronat tona të trashëguara. Dukati është nje nga fshatrat e zonës turistike të Gjirit të Vlorës. Fshati ka pak tokë bujqësore të punueshme por në çdo kohë ka jetuar me nder. Nuk kemi vjedhur dhe përvetësuar kurrë më parë pronën e tjetrit, por kemi jetuar me punën e ndershme dhe me djersën e ballit, duke shfrytezuar atë pak tokë bujqësore, blektorinë dhe kullotat e Karaburunit që i trashëgojmë prej shumë brezash. Diktatura komuniste i grabiti pronat tona, na denigroi si kulakë, na persekutoi etj. Nese Evropa, Banka Botërore etj, e dëshirojnë Shqipërinë demokratike, ata ashtu siç imponojnë uljen e pensioneve dhe rritjen e energjisë elektrike, duhet që më parë të dertyrojnë shtetin të kthejë pronën e graditur tek i zoti. Politikanë me eksperiencë si ish presidenti Bamir Topi, po fokusohen tek referenca e çmimit të kompensimit. Zgjidhja nuk është çmimi por detyrimi i Shtetit për të zbatuar kushtetutën. Siç u shprehën ne deklaratën publike të shtatë shoqatat e pronarëve kompensimi e ka rradhën pas kthimit dhe është i pranushëm vetëm për pronat që nuk mund të kthehen pasi janë tjetërsuar dhe shërbejnë për nevoja publike.Ne nuk do të lejojmë pazare çmimash me të drejtat tona me dinjitetin tonë.Kompensimi qoftë edhe me para për pronat tona është mashtrim i rradhes se Shteti po merr borxhe për të shlyer borxhet. Kompensimi qoftë dhe me çmimin e tregut për prona që kanë përvetësuar padrejtësisht ose duan të përvetësojnë klanet e politikës është shkelje e Kushtetutës. Qeveria nëse ka para ose toka të lira , le të kompensojë grabitësit e perjudhës 1991-2015. Drafti i Qeverisë e shkel ne çdo rrjesht Kushtetutën sepse e konsideron pronën e grabitur me ligjet e diktaturës si pronë të shtetit. Ne, qytetarë dhe fashatarë, çuditemi pse KE , në emër të ligjit ka mbështetur vjedhjen . Si mundet që KE të pranojë zgjidhje me kompensimin pa korigjuar më pare, me ligj dhe me rrugë gjyqësore vendimet pa bazë Kushtetuese dhe gabimet e bëra me kthimin fizik. Gabimi korigjohet duke filluar aty ku ka nisur. Ne jemi në dijeni për kushtin dhe afatin kohor që Strasburgu i ka vënë Qeverisë Shqiptare për zgjidhjen e anarkisë së titujve të pronësisë konform Kushtetutës dhe Vendimit pilot të Gjykatës së Strasburgut.
Zoti Leideker, nga Kryesia e Shoqatës jemi vënë në dijeni se shoqata ka kërkuar të bëhen pransparente se çfarë i kanë kërkuar autoritetet shqiptare (AKKP etj) institucioneve ndërkombëtare KE dhe komentet e bëra nga ndërkombëtarët për draftin e Qeverisë por e vërteta po maskohet.
Në 10 Korrik 2015 Ministri i Drejtësisë i dërgoi shoqatave projektligjin dhe ftoi, në prezantimin që Qeveria do bënte datë 16 Korrik 2015 në hotelin “Sheraton”. Në ditën e prezantimit pronarët kërkuan të kishin mundësinë e diskutimit që të shprehnin konsideratat e tyre për projekligjin që ju ishte dërguar dhe e kishin analizuar, por nga drejtoresha e AKKP, pronarëve ju mohua e drejta të shprehnin mendimin e tyre. Për të mos qenë si kukulla për të mbushur sallën, ne të gjithë pronarët përfshi edhe unë u larguam nga salla. Ndërsa në takimin e parë ku ishte present dhe Kryeministri ishin të pranishëm shumë gazetarë dhe televizione, ndërsa në dy takimet e tjera që u zhvilluan datë 21 Korrik dhe dt. 31 Korrik, mediat dhe gazetarët u ndaluan të futen në sale, por asnjë gazete nuk foli. Në takimin e parë, unë personalisht para largimit, u takova dhe bisedova shkurt me Kryeministrin dhe ai më tha se do të vinte të bisedonte dhe sqarohej me pronarët, por nuk erdhi në asnjë nga dy takimet e mëvonshme.
Me vonë nga Kryesia e shoqatës jemi informuar se autoritetet shqiptare , që në Mars Prill 2015, paskan kërkuar nga strukturat e Këshillit të Europës për të ndihmuar për hartimin e ligjit të kompensimit dhe se projektligji ishte përfunduar para Korrikut 2015.
Në deklarimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Projektligji është hartuar dhe me konsultimin paraprak me ekspertët e Këshillit të Evropës, etj. Këtu nuk ka transparencë. Nuk duam ta besojmë se drafti që praktikisht na vjedh pronat tona të trashëguara është hartuar me konsultimin të ekspertëve të Këshillit të Evropës. Shtrojmë pyetjen: përse këta ekspertë nuk kanë marrë në konsideratë asnjë nga sugjerimet tona. Si mund të bëhet kompensimi pa korigjuar kthimet fizike të gabuara, të bëra në kundështim me çdo ligj si dhe kthimet fizike të penguara nga AKKP në kundërshim të plotë me ligjet në fuqi. Zoti Stavri Semanjaku, një nga kryetarët e shoqatava paraqiti në takim argumenta të shumta që Agjensia nuk ka funksionuar për kthimin por për vjedhjen e pronave dhe nuk u kundërshtua as nga drejtoresha e AKKP që ishte prezente në takim. Pyesim përsëri si ka mundësi që specialistët e KE të miratojnë një draft që kërkon kompensim që bie ndesh me nenin 41 dhe 181 te Kushtetutes pra del mbi ligjet, del mbi Kushtetutën , dhe kërkon të ndryshoje dhe rregulloren e Gjykatës së Strasburgut. Pse ai draft i bërë sipas interesave të disa personave na është servirur si zgjidhje e mbështetur nga Këshilli i Europës. Ju lutemi na sqaroni nëse specialistet e KE kanë ardhur në Tiranë, pse nuk janë takuar qoftë dhe një herë të vetme me kryesinë e pronarëve por paskan punuar dhe përfunduar projektligjin në fshehtësi të pronarëve !
Ju zoti Leideker jeni në dijeni për standardet e dyfishta se në Shqipërinë e veriut, çdo trung familjar ka marrë pronën e tij të trashëguar dhe anarkia e titujve të pronësisë eshtë krijuar kryesisht në zonën turistike pasi kjo është zona e lakmuar nga politikanët . Kjo ka futur ne hasmëri familjet me njëra tjetrin, ka krujuar konflikte brenda fisit dhe familjes. Në eksperiencën time që kam mbushur të 80 vjet, kjo situatë që nuk di ti gjej emrin e përshtatshëm nuk ka ndodhur as në kohën e Mbretit Zog, as në kohën e pushtimit nazifashist dhe as në kohën e diktaturës së egër komuniste.
Ju nuk duhet të heshtni përderisa ju jeni ne dijeni se në Kuvendin e Shqipërisë disa deputetë përfshi Kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Pandeli Majko, dhe deputetë të tjerë e kanë pohuar se për shkak të anarkisë së pronës janë vrarë mbi 8000 shtetas dhe ju e dini se ky numur shkon në rritje.
Ju jeni në dijeni se ish Kryeministri Sali Berisha në 2013 pranoi publikisht gabimin e Katovicës me pronat dhe megjithatë Qeveria po vazhdon në rrugën e tij të gabuar.
Qeveria aktuale e z. Edi Rama, në këto dy vjet ka miratuar ligje për legalizimin e grabitjeve dhe ndërtimeve paleje, veprim që në zonat turistike është absolutisht i papranushëm. Vjedhja në emër të ligjit e Karaburunit dhe pronave tona turistike është thelbi i projektligjit të fundit që Qeveria pretendon se ka marrë miratimin e Këshillit të Ruropës. Unë dhe bashkëfshatarët e mi, jemi të bindur dhe nuk mund ta besojmë atë që thuhet zyrtarisht se ky projektligj është konsultuar nga specialistet e KE pasi ky projektligj e ndërlikon mundësinë e zgjidhjes dhe nuk të çon në demokraci dhe BE. Nëse ky draft është vullneti i KE, shpresa jone e fundit, se me pranimin e Shqiperise ne BE, Europa do ti vendose Shqiperise kushte te forta, per zbatimin e Kartes se te Drejtave te Njeriut dhe Kushtetutes, po vdes. Dhe meqenese shpresa vdes e fundit, do te thote se pas saj vjen vdekja jone. Por mëenyra se si ne do te vdesim eshte natyrisht problemi yne. Ne dimë ti mbrojmë të drejtat tona, pronën dhe dinjitetin tonë njerëzor. Nqs. ne BE prona mbrohet me ligj, dhe ne Shqiperi prona vidhet me ligj dhe pronari shkaterrohet me te gjitha menyrat, a mund të pranohemi në BE.
Meqenese ju partneret tane europiane keni marre ne dore dhe ndikoni ne fatet e Shqiperise, po ju drejtohemi qe te luani rolin tuaj per problemin e prones, si nje te drejte njerezore qe e dallon diktaturën komuniste nga demokracia. Vënia juaj në krahe të ketyre formave te qeverisjes shqiptare ju ben bashkepunetore ne shkeljen e parimeve dhe ligjeve demokratike.
Ju lutem referojuni letres së fundit qe ju eshte adresuar nga shoqatat e pronarëve por dhe letrave të tjera të mëparshme. Unë dhe të gjithë ne pronarët jemi të gatshëm për çdo sqarim të dhe besojmë se do gjejmë mirkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj drejt zgjidhjes së çështjes së kthimit të pronës ashtu siç përcakton neni 181 i Kushtetutës.
Ne pritje të përgjigjes tuaj.
Me respekt
Nuro Kulluri
Pronar autokton nga fashati Dukat i Vlorës
Tel 0682508014

Filed Under: Opinion Tagged With: Marko Leideker, ne Shqiperi, Pronari nga Dukati i shkruan përfaqësuesit të Këshillit, te europes

VISAR ZHITI SJELL ANTOLOGJINË E E LAJMËTARËVE TË VRARË TË EUROPËS

November 3, 2014 by dgreca

Shkrimtari Visar Zhiti nxori këto ditë një libët të ri, sa i veçantë po aq dhe i rëndësishëm, antologjinë e të vrarëve, me krijimtari nga autorë shqiptarë të pushkatuar, të vdekur burgjeve e internimeve, botim i dy shtëpive botuese, “Omsca-1” dhe UETPRES, Universiteti Europian i Tiranës.
Antologjia shpalos vlera të larta morale të jetëve të autorëve të përzgjedhur dhe vlera të larta artistike nga krijimtaria e tyre, poezi, prozë, memuare, sentenca, etj, një pjesë e të cilave dalin për herë të parë, të paraprira nga një parathënie-studim si dhe nga një portret letrar biobibliografik për secilin autor, të punuar me dashuri e dhëmbje nga ideatori dhe përgatitësi i antologjisë, Visar Zhiti.
Vepra ngërthen në vetvete etikë dhe estikë së bashku, kujtesë, tragjizëm, drejtësi, nderim, por mbi të gjitha ai është një tekst letrar, një antologji mbarëkombëtare, e para e këtij lloji në letrat shqipe, por, besojmë, se dhe në gjuhë e vende të tjera nuk ka botime të tilla, sepse asnjë diktaturë nuk ka vrarë dhe dënuar aq shumë shkrimtarë të popullit të vet sa ajo shqiptare me Enver Hoxhën në krye.

Autorët e përzgjedhur janë emra të shquar, intelektualë të lartë, një pjesë pak të njohur, të lauruar në universitete të ndryshme të Europës, në Austri e Itali, Francë, Gjermani, Greqi, në universitete amerikane si në Turqi, por dhe në Bashkimi Sovjetik, Jugosllavi, etj, të gjithë kundërshtarë të diktaturave, fashiste, komuniste, të vrarë me gjyq dhe pa gjyq nga shteti i tyre në kohë paqeje gjatë sundimit të tiranisë dhe në luftën e fundit të Kosovës.

Antologjia na tregon bindshëm që në Shqipëri gjatë sundimit komunist nuk ka patur vetëm viktima, por dhe disidentë, kundërshtarë dhe martirë të pavdekshëm, që i bashkon dashuria për liri e atdhe, kultura europiane dhe ëndrra europiane. Prandaj dhe janë mbiquajtur “Lajmëtarë të Europës”.

Po kështu antologjia është hap i mëtejshëm i mendimit dhe i veprimit që shpreh se shqiptarët janë të aftë dhe duhet që nga persekutimi i rëndë dhe vuajtja e madhe jo vetëm të përkujtojnë e të ndjehen krenarë për sakrificat, por të nxjerrim përvojë, vlera dhe ide, që i shërbejnë të tashmes dhe ardhmërisë.
Ajo që e bën më aktuale dhe ende më të çmuar antologjinë, është fakti se autorët e vrarë që përfshihen, shikohen si përfaqësuesit e lartë të të gjithë pararendësve të demokracisë të një Shqipërie europiane dhe ndjehen ende forcë vepruese.
Duke u botuar pikërisht nga Universiteti Europian i Tiranës, metafora e kësaj antologjie merr vlerën e përmbushjes shpirtërore të një testamenti për të gjithë shqiptarët, sidomos për të rinjtë.

Filed Under: Featured Tagged With: ANTOLOGJINË E LAJMËTARËVE TË VRARË, sjell, te europes, Visar Zhiti

Raca shqiptare dhe shamijat arabe

June 29, 2013 by dgreca

“Kafkat e shqiptarëve  e tregojnë racën më superiore të Europës”- ( Rudolf Virchow-Shih foton-)/

Shkruan:Fahri Xharra/

…. “Në muzeun e tij në vitin 1878, gjatë kohës që po mbahej Kongresi i madh në Berlin, të nesërmen e luftës ruso-turke, (shënim, A.Hitoaliaj) kur po flitej për racat e ndryshme të Ballkanit, doktori dijetar (Profesori Virchow) u ngrit papritur: “Shikoni! – tha ai. Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Shikojini këta!” Përpara na vuri tri kafka me një konformacion të barabartë. “Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura?! A s’janë madhështore?!”

***

“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq  kapacitetin kafkor më të madh në Europë.Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.

Ndërkohë, aq i bindur ishte Virchow në lidhje me përgjigjet shkencore për racën shqiptare, saqë i drejtohet Kongresit të Berlinit që të ruante këtë racë të rrallë. Atë, nuk e dëgjuan. Natyrisht që Shqipëria u copëtua si mos më keq. Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. Po kaq vlerë kishte edhe drejtësia e Fuqive të Mëdha. Do të ishte me shumë interes për publikun shqiptar të dinte kumtesën e mbajtur nga Virchow në lidhje me racën shqiptare dhe përpjekjet që ai ka bërë për vlerësimin tonë, nga Kongresi i Berlinit, si racë me tipare të veçanta. Por profesori i ditur, nuk ishte i vetmi që i shikonte shqiptarët si një racë tejet të lashtë”

Shkenca para politikës (interesave, pazareve) është thuajse gjithmonë e zhvleftësuar. . (Albert Hitoaliaj )

Por sidoqoft në Parlamentin e Anglisë diskutohej:“Joseph Cowen: Besoj se qëllimi i anijeve luftarake që do të mblidhen në Raguzë është që t’u kallin frikën turqve. Po sikur të mos i zërë frika Turqit? Çdo të bëhet atëherë? Forca detare e Anglisë, e Anglisë së lirë dhe konstitucionale, a do të përdoret për të djegur a për të shkatërruar kasollet e gjahtarëve, peshkatarëve ose barinjve shqiptarë të Ulqinit? Për këtë qëllim të poshtër do të përdoret fuqia e Britanisë? Për fitim të kujt do të bëhet kjo padrejtësi? Për fitim të malazezëve…Malazezët janë rrethuar prej një populli tjetër, i cili është aq trim sa ata, dhe historia e të cilit humbet në brymë të kohës. Shqiptarët janë më i vjetri komb i Lindjes. Ishin atje më parë se grekët e vjetër. Shqiptarët kanë legjenda, gjuhë e karakteristika të veçanta të tyre. Kanë ca cilësi që ndryshojnë fare nga ato të malazezëve, po janë aq trima sa ata dhe dashuria e tyre për liri, as u vu as mund të vihet në dyshim. Plani i fuqive të mëdha është të marrin një copë të Shqipërisë dhe t’ia japin Malit të Zi, pa i pyetur shqiptarët dhe pa u marrë atyre leje. ( Përmbledhur nga Kristo Frasheri 1961)

Jemi apo nuk jemi? Sa e vlerësojmë vetvetën? Pse sot jemi aq të pa kurriz?

Në vitin 1915, pas ndarjes së padrejtë të trojeve shqiptare, Shqipëria kërcënohej sërish nga një copëtim i ri. Ishte viti i Traktatit të  fshehtë të LondrësNë këtë vit, Faik bej Konica, intelektuali i njohur shqiptar, ngre zërin për padrejtësitë e radhës që po bëheshin ndaj shqiptarëve. Në atë kohë ai ndodhej në Lozanë, Zvicër. Më 12 nëntor 1915, duke i dërguar një letër të hapur, zotit Hans Delbruck, (këshilltar i afërt i qeverisë, profesor i historisë moderne në Universitetin e Berlinit),  Në këtë këtë letër të Konicës, është se ndër të tjerë ai i referohet edhe Virchow-t, për t’i treguar profesorit gjerman, Hans Delbruck, tiparet e kombit shqiptar. Ja seç shkruan ndër të tjera Faik bej Konica:

“…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe garantuar nga Gjermania. Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

….Ja një vend, ja një popull që hyn në kategorinë e “kombësive të vogla” dhe që do të meritonte, në mënyrë të veçantë, mirësinë dhe vlerësimin tuaj. A nuk ka thënë Mommseni juaj se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan? A nuk a ka quajtur shpesh Virchow-i juaj “kombin me të vërtetë më superior” të Europës Lindore? A nuk e kanë përsëritur në çdo kohë, dijetarët tuaj, që  shqiptari dallohet nga fqinjët e tij për nga gjuha dhe shpirti?”

Që profesor Virchow ishte një prej emrave më të shquar të shkencëtarëve të kohës, vihet re lehtë. Këtë ide e përforcon edhe më tepër Blowitz në artikullin e tij. Duket se ky emër i famshëm kishte bërë që artikulli i Blowitz, të botohej, në të njëjtën kohë me Times, edhe në cepin më të largët të botës, në Zelandën e Re (“Dr. Virchow on skulls”, New Zealand 22 November 1878) Ja se si e përshkruan Blowitz-i takimin në shtëpinë e profesorit Virchow:

“Në muzeun e tij në vitin 1878, gjatë kohës që po mbahej Kongresi i madh në Berlin, të nesërmen e luftës ruso-turke, (shënim, A.Hitoaliaj) kur po flitej për racat e ndryshme të Ballkanit, doktori dijetar (Profesori Virchow) u ngrit papritur: “Shikoni! – tha ai. Ja raca me të vërtetë superiore e këtyre vendeve. Shikojini këta!” Përpara na vuri tri kafka me një konformacion të barabartë. “Njëri nga kolegët e tu më ka dërguar të parën, pastaj shtiva në dorë dy të tjerat. Janë kafka shqiptarësh të vrarë nga turqit. Vështrojini me kujdes! A s’janë të bukura?! A s’janë madhështore?!”

Aq të njohura ishin bërë për kohën pohimet e Virchow-it, saqë kishte raste kur merreshin si treguese krahasuese të superioritetit. Qëllimet se përse bëheshin këto krahasime nuk janë më të rëndësishme sesa fakti që i referoheshin shkencës antropologjike si element i pakundërshtueshëm. Këtyre krahasimeve nuk iu shmang as poeti kombëtar më i madh rumun, Mihai Eminesku. :” Raca e pastër shqiptare, e para nga perandoria e lashtë e Lindjes”

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit,filozofë,ligjëvënës,burra shteti,shkencëtarë,letrarë,dijetarë,poetë e artiste të mëdhënj.Numrit të njerëzve të dëgjuar,që njihen si Shqiptarë,duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurishë,që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

E kemi edhe profesorin Stillman (antropolog i njohur gjerman) , i cili në kujtimet e tij për takimet me Z.Virchow në lidhje me studimet e racës shqiptare Ai përmend një bisedë që ka bërë me profesor Virchow në lidhje me Pellazgët dhe nisur nga kjo i dërgon atij kafkat e shqiptarëve. Nuk duhet shumë mprehtësi për të kuptuar se raca pellazgjike për të cilën Stillman kishte biseduar dikur me profesorin ishin pikërisht shqiptarët. Në të kundërt përse do përmendte këtë gjë kur synonte të shtinte në dorë kafkën e shqiptarit? (A.H)

“Mbledhjen e kësaj lëndeje, lëndës së racës ne nuk duhet t’a kërkojmë prej të huajvet,por prej vetë Shqiptarëvet..Për të zbuluar origjinën  tonë dhe për të njohur vetvehten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të races,që do të kishte për rendësi të barabartë,në mos më të madhe me studimin e gjuhës e të historisë ( Jakov Milaj1911-1997))Kontributin që kjo race i ka sjellë botës,në përpjesim më numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar,nuk e vë prapa racavet të tjera fqinje. Tregon,për kundrazi,se paja shpirtërore e sajë është e madhe dhe e shumanshme.”

Duke e pasur një vetvete me një pajë shpirtërore të madhe dhe të shumanshme, si mundemi të luftojmë që ta shëmtojmë vetvetën. “Kurti tha se Vetëvendosje është pro mësimit të feve në shkollë.Po ashtu ai thotë se është pro mbajtjes së shamive në shkolla.( Tema Online)”.“Kur kemi një ndezje të pakontrolluar të atmosferës me deklarata denigruese ndaj kodeve të kulturës shqiptare, tashmë të identifikuara dhe nga grupe të caktuara antishqiptare, të shfaqura viteve të fundit në Kosovë. Albini, nuk hezitoi të provokoi inteligjencën duke lëshuar blof, në shërbim të vetvetes. (Albini, i kuq apo i gjelbër; Bekim Rexhepi)” .“Ata duhet ta dinë që 95 për qind e popullatës në Kosovë janë të besimit Islam, pra nuk kanë çka të frikohen nga kjo (Gazmend Islami  “Kombi dhe Feja e Albin Kurtit?”) .Po ,ore po . Por dikur karshi botës thonim se ne Kosovë jemi 95% shqipëtar.

“Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qenë kolonizatorë,pushtonjës ushtarakë ose migrantë endacakë.Këta nuk kanë patur kontakt të barabartëme të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe.Por,ndërsa,ndrydhja e tyre ka qenë më forte për disa fise e vise,ka qenë shumë me dobët ose nuk është ndier aspak nder fise e vise të tjera.Disa nga këta popuj,nuk kanë lënë gjurmë veçse në qytetrim: kurse disa të tjerë kanë lënë shumë gjak ndër fiset e pushtuara.Vetëm ai grup i Ilirve që më vonë u quajt me emrin Shqiptar,qëndroi m’i pastërti dhe,me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesen e qytetërimit të huaj,mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.”.Kështu pra na e spjegon Jakov Milaj racen shqiptare.

Filed Under: Komente Tagged With: Fahri Xhara, Kafkat shqiptare, te europes, tregojne racen superiore

Fashistët e rinj të Evropës

November 19, 2012 by dgreca

Një mbrëmje shtatori të vitit 2011, Ali Rahimi, një azilkërkues 27-vjeçar afgan, po rrinte me miqtë e tij, jashtë banesës së tij në qendër të Athinës, kur dhjetëra grekë iu afruan.
Disa nga ta e sulmuan me thikë. I frikësuar, ai iku në banesën e tij dhe luftoi përsëri, për t’i larguar njerëzit nga dera. Gjaku shpërtheu në gjoksin e tij, nga pesë plagë që mori me thikë në shpinë dhe gjoks, nis artikullin “International Herald Tribune”.
Rahimi mbijetoi dhe është duke qëndruar në Greqi. Por, shoku i tij, Reza Muhamedi, i cili u plagos gjithashtu në sulm, është duke marrë parasysh atë që dikur do të ishte e paimagjinueshme: të kthehet prapë në Afganistan. Ai ndjen se tash atje do të jetë më sigurt sesa në Greqi.
Greqia, shkruan IHT, është pika kryesore e hyrjes për emigrantët aziatikë dhe afrikanë dhe azilkërkuesit që synojnë Evropën; sot në këtë vend ka rreth 1 milionë nga ta. Kjo, si pasojë e dështimit të qeverive të njëpasnjëshme greke për të krijuar një politikë funksionale të emigrimit apo azilit si dhe një rregulloreje të BE-së, e cila i lejon vendet anëtare që t’i kthejnë azilkërkuesit në vendin e parë ku kanë hyrë në Evropë, që shpesh është Greqia.
IHT përshkruan se disa pjesë të Athinës duken si zona lufte.
“Bandat raciste lundrojnë natën rrugëve në kërkim të viktimave”, thuhet në artikull.
Themis Skordeli, një anëtar i grupit që është akuzuar për therjen e zotit Rahimi, konkurroi pa sukses për Parlament në kuadër të “Agimit të Artë”, një grup fashist që aktualisht është subjekti i tretë politik më i popullarizuar në Greqi.
Agimi i Artë, u themelua në vitin 1985 me urdhrin e liderit të burgosur të juntës greke. Partia u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi disa prej anëtarëve të saj thuhet se morën pjesë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 kundër myslimanëve boshnjakë.
Grupi në publikimet e tij, lavdëron Rajhun e Tretë dhe shpesh paraqet fotografi të Hitlerit dhe nazistëve të tjerë.
Duke shfrytëzuar boshllëkun e sigurisë dhe ksenofobinë në rritje, partia fitoi një ulëse në Këshillin e Qytetit të Athinës në vitin 2010.
Në zgjedhjet e Greqisë në fillim të këtij viti, partia kapitalizoi ndjenjën anti-emigrante duke e përbuzur establishmentin politik që solli vendin në prag të kolapsit ekonomik. Ajo fitoi pothuajse 7 për qind të votave kombëtare dhe 18 vende në parlament, thuhet në IHT.
Sondazhet e fundit tregojnë se forca e saj vazhdon të rritet, dhe mbështetja e saj është deri në 50 për qind në mesin e punonjësve të policisë, të cilët vazhdimisht dështojnë të hetojnë një numër në rritje të krimeve të urrejtjes.
“Grupet ultranacionaliste të ekstremit të djathtë janë duke shfrytëzuar armiqësitë e vjetra dhe frikën e re në të gjithë kontinentin”, thuhet në artikull.
Edhe pse kjo nuk është Evropa e vitit 1930, qytetarët e zhgënjyer në vendet si Greqia dhe Hungaria po kërkojnë gjithnjë e më shumë përgjigje të thjeshta, duke zgjedhur partitë që fajësojnë dashin e kurbanit – hebrenjtë, romët, homoseksualët dhe të huajt- për të këqijat e tyre.
IHT tërheq vërejtjen se në rrezik, “është shëndeti i demokracisë evropiane, si dhe vlerat dhe institucionet, mbi të cilat qëndron unioni”.
Të zënë me krizën e euros, liderët evropianë nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të ndalur, apo kthyer kahjen e tendencave të rrezikshme politike të unionit.
Ndryshe nga Greqia, Hungaria ka një histori të grupeve fashiste, përfshirë Frontin Kombëtar Hungarez, një grup anti-semit, anti-rom, që ka themeluar një ngjarje vjetore ndërkombëtare neo-naziste dhe rregullisht mban stërvitje paramilitare ne një bazë ushtarake sovjetike. Që nga kriza ekonomike e Hungarisë, grupet ekstremiste të reja kanë dalë në pah, ndërsa, Fronti Kombëtar Hungarez ka fituar rëndësi në nivel kombëtar, vë në pah gazeta.
Në vitin 2009, Jobbik, një parti e vetëquajtur “partia radikale patriotike e krishterë” me lidhje me një milici, hyri në Parlamentin e Hungarisë. Për të mbledhur njerëz në tubime, partia shpesh është mbështetur në marshimet e urrejtjes dhe fushatave të kërcënimit që shërbejnë si ushqim për racistët, thekson ndër të tjera IHT.
Udhëheqësit evropianë nuk duhet të heqin dorë nga beteja në luftën e ideve. Ata duhet të denoncojnë publikisht partitë që përqafojnë doktrina raciste dhe vjellin urrejtjen e mbushur me retorikë dhe në mënyrë të qartë të përcaktohen në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të një Evrope gjithnjë e më të integruar, vë në pah gazeta.
Për ta bërë këtë, thuhet në artikull, ata duhet të zhvillojnë një qasje pan-evropiane për monitorimin dhe hetimin e krimeve të urrejtjes të rrjeteve ekstremiste të krahut të djathtë, që veprojnë përtej kufijve.
“Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që të gjitha shtetet anëtare, të vjetra dhe të reja, duhet të respektojnë të njëjtat kritere, që aktualisht janë vënë si kushte për vendet që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, sidomos ruajtjen e stabilitetit të institucioneve, që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e pakicave”.
Përndryshe, shkruan IHT, Evropa përballet me një spektër më të gjerë të dhunës ksenofobe dhe prishjen e rendit liberal demokratik, që i ka tërhequr kaq shumë njerëz të persekutuar të kërkojnë azil dhe mundësi në brigjet evropiane.

Përgatiti: Albana Isufi

Filed Under: Opinion Tagged With: albana Isufi, e rinje, fashistet, te europes

Artikujt e fundit

  • Pika e Ujit
  • DR. ELISABET PERAJ IU BASHKUA VATRËS
  • VATRA NDEROI LEGJENDËN E BOKSIT SHQIPTAR XHEVDET PECI
  • MARK MRNAÇAJ: DALIP GRECA, LAMTUMIRË NJERI MODEL
  • TRASHËGIMI NGA DIASPORA KRAJANE
  • Xhaketa e Xhaferit
  • NEW YORK HERALD TRIBUNE (1939) / RRËFIMI I MBRETËRESHËS GERALDINË NË VERSAJË : EDUKIMI I DJALIT, SIMBOLIKA E KURORËS MBRETËRORE, SKËNDERBEU, DHOMA E PREFERUAR NË KËSHTJELLË…
  • Historia e Urës së Matit, një ndër më të bukurat në Ballkan
  • Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino
  • Congratulations Albania. Congratulations Roma
  • Urdhëri i Lirisë për patriotin e palodhur Jim Xhema
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” përjetësohet në New York
  • Kundër simboleve të diktaturës komuniste
  • Reagim për ndërprerjen nga Serbia të gërmimeve për mbetjet mortore të personave të zhdukur
  • Haris Vongli dhe Stela Bermema i bashkohen Vatrës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT