Intervista e Ilir Metës tek Zëri i Amerikës bujë në rrjetet sociale e censurë totale në gazetat e Tiranës/
Nga Elida Buçpapaj/
Ka qenë një hard talk intervista e gazetares të Zërit të Amerikës Ardita Simiçia me kryeparlamentarin e Shqipërisë Ilir Meta. Në fund të fundit gazetarja bëri veç detyrën e saj. Por me një stil krej ndryshe nga gazetarët në Shqipëri që me politikanët kanë lidhje interesash klienteliste. Intervista u prit me entuziazëm nga publiku. U duk sikur njerëzit u zgjuan. Në fund të fundit, këtë pret opinioni publik. Që politikanët shqiptarë të vihen me shpatulla pas murit. Dhe nuk është asfare vështirë. Por mediat në Shqipëri nuk duan, sepse janë bërë pjesë e kapjes së shtetit.
Intervista e Simiçisë u mirëprit nga shqiptarët dhe ktheu kohën kur Zëri i Amerikës ishte një nga faktorët kryesorë që ndikoi në rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri. Shqiptarët kanë nevojë për mediume të tilla të lirisë, sepse e kanë humbur totalisht shpresën dhe besimin tek televizionet dhe gazetat që përdoren për t‘i manipuluar shqiptarët sepse janë të shitura tek politika.
Por ndërsa kjo intervistë pati jehonë të madhe dhe u mirëprit nga opinioni publik dhe në rrjetet sociale, 180 gradë ndryshe ishte reagimi i gazetave të Tiranës, të cilat nuk i kishin kushtuar asnjë hapësirë dhe vend kësaj interviste, sikur kjo intervistë të mos ishte bërë fare. Do të mjaftonte titulli që kishte e botuar Zëri i Amerikës: Ilir Meta përballë pyetjeve për korrupsionin, për të tërhequr vemendjen e lexuesve dhe megjithëse Gazetat e Tiranës janë të etura për tituj skandalistikë për të shitur stoqet e tyre, ato e censuruan intervistën e Ilir Metës tek Zëri i Amerikës.
Lloji i censurës i ndau gazetat në tri grupe :
Në grupin e parë:
hynin ato gazeta që e kishin censuruar totalisht intervistën dhe i bënin jehonë suksesit të vizitës të Ilir Metës në Kongresin Amerikan. Këtë mbulim kishin bërë Gazeta Telegraf, Gazeta Koha Jonë dhe vetë Gazeta Integrimi, organ i LSI e cila për sfidë botonte edhe fragmente nga intervista tek Zëri i Amerikës.
Në grupin e dytë:
hynin ato gazeta që gjithashtu e kishin censuruar intervistën por kishin nxjerrë nga një theks në një kufizë të vogël që nuk lidhej asfare me thekset e vërteta të intervistës që ishin korrupsioni, lluksi i politikanëve, afera korruptive DIA-CEZ dhe ngecja e reformës në drejtësi:
Ja masakra e gazetave të Tiranës:
Gazeta Panorama: Vizita: Meta në Kongresin e SHBA, takim me liderët e demokratëve.
Gazeta Shekulli: Impulset e reja nuk lidhen me ndryshimet në qeveri
Gazeta Mapo: Impulset s’kanë të bëjnë me ndryshime ministrash
Gazeta Shqip: Impulset në qeveri: Meta: S’fola për emra ministrash
Gazeta Shqiptare: Impulset e reja nuk kanë të bëjmë me emrat por me rezultatet
Gazeta Sot: Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë një interviste tek Zëri i Amerikës ka sqaruar dje nënkuptimin e sintagmës „impulse të reja“. Sa i takon ndryshimeve në qeveri Meta theksoi.
Në grupin e tretë:
bënin pjesë ato gazeta që e kishin censuruar totalisht intervistën dhe nuk kishin shkuar asgjë, kur nëse do të ishin gazeta të opozitës si pretendojnë të jenë, do të duhej që ta botonin me okelio titujsh e nëntitujsh sikur edhe vetë Sali Berisha do të duhej që të shkruante editorialë gazetash dhe statuse në Facebook. Por jo, për intervistën e Ilir Metës tek Zëri i Amerikës, Sali Berisha e mbajti gojën të mbyllur dhe po ashtu censurë totale edhe Rilindja Demokratike e Gazeta 55.. Të njëjtën edhe Tema e Shqiptarja.com!
Këto statistika të trishta tregojnë qartas për situatën tragjike të shtypit në Shqipëri. Kur arrijnë të censurojnë Zërin e Amerikës, merret me mend se në shtypin dhe mediat e Tiranës gjithçka është nën censurë.
Por pa shtyp të lirë nuk ka as shtet demokratik dhe as demokraci. Pa shtyp të lirë ka vetëm shtet të kapur dhe diktaturë të mafies.
Lexova sot rastesisht nje shkrim te gazetes Expres ku fliste per nje vile tepr lluksoze te Ilir Metes ne Lalez, u binda qe gazetarja e Zerit te Amerikes Ardita Simitcia klishte shume te drejte dhe ishte shume kurajoze per intervisten qe i kishte bere Z. Meta qe me nje cinizem te pa shpejguar deshte ti mbyllte zerin kesaj gazetareje te edukuar ne Amerike. Keq me vjen per kunder pegjigjen e disa gazetareve shqiptare qe duket te shitur tek keta kriminele hedhin poshte guximin e kesaj vajze. Te lumte Znj. Elida je e vetmja gazetare qe po i cjer masken politikaneve tejet te koruptuar. Besoj se me Ilir Meten do te filloje kjo cjerje maske sepse ka te tjere si ky, psh nuk duhet lene nene hije dhe Z.Edi Rama i cili nuk po justifikon akoma berjen e viles-keshtjelle ne Surel te Tiranes, 200 meleon dollareve per transferte ne Sh.B.A. ku ngateron dhe te vellane, taksen prej 100 meleon euro per dhenien e lejave te ndertimit e plot e plot dallaverave te tij qe e solli Fatos Nanoja nga Franca me thonj te pa prere duke punuar si piktor i rruges dhe tani na u be nje mbret i pa prekshem. Mos behet merak se dhe atij do ti dali tymi. Pergezoj Znj. Elida Bucpapen per kurojon profesionale te saj dhe uroj pune te mbare ne rrugen e nisur. Pa ju cjere masken ketyre “Udheheqesve te ndotur te Shtetit”, Shqiperia nuk behet kure. Shpresoj ne rrugen e nisur per te pastruar vendin tone te shume vuajtur nga keta bandite te korupsionit. Me nderime, Gaqua nga San Diego CA,. U.S.A.