Ngs Fahri XHARRA/
Pa asnjë dyshim Kadare është shqiptar i madh Perandor i letrave shqipe, njeri i mendjes dhe i pendë dhe vetëm urimi nuk mjafton , por duhet çdo shtëpi shqiptari ta ketë ne bibliotekën e vete edhe kompletin e librave te Kadaresë . Ky çmim i bene nder te gjithë shqiptareve – shkruan miku .
Zhurma e madhe kundër Kadaresë nga ata që nuk e kanë lexuar asnjë shkronjë nga romanet e tij; zhurmë neveritëse nga një Shqipëri e vogël nga e cila në kohën e Kadaresë të gjithë ishin me libreza të Partisë; zhurmë e pa artikuluar po nga ata që e duan Dumbabën; zhurmë nga ata që edhe prindërit e tyre kanë marrë pjesë në rrënimin e kishave me urdhrin e partisë ; zhurmë nga ata që edhe sot së paku bijtë e tyre janë në poste publike në Shqipëri ; zhurmë nga ata që nuk dinë se çka duan ; zhurmë nga antikombëtarët të veshur në petkun e myslimanit të devotshëm, të katolikut të devotshëm të demokratit të devotshëm : dhe në thelb nuk dinë se çka duan .
Mbrojtja e identiteti europian nga Kadareja i pengon shqiptarët ( jo të gjithë,por zhurmuesit) mysliman dhe shqiptarët ortodoks se duan të jetojnë në frymën e Lindjes; sharja e” kohës që nuk fliste Kadareja në kohën e persekutimeve të krishterimit në Shqipëri “ ndodhë nga një shlyerje antishqiptare ( Lexoni At Zef Pllumbin ); sharje Kadaresë si “këlyshë i partisë” ndodhë nga vet çarqet ish partiake që duan mjegull dhe mëshehjen së “ klyshisë “ së tyre ndaj Partisë në kohën e tyre.
“ Ikja “ e Kadaresë në Perëndim shahet po mu nga ata që e deshën Kadarenë të vdekur .
Të përzier idealistët ( musliman, katolik , ortodoks , komunist ) nuk prajnë së njollosuri figurën më të lartë kombëtare shqiptare të kohëve të reja.
Mua nuk më çuditë kjo klithmë, kjo zhurmë shurdhuese kundër këtij vigani ; por më shumë më vjen turp nga bota e civilizuar që na rrethon.
Një popull që i ngritë përmendore Ivo Andriqit , Dumëbabës ; një popull që e mohon Skënderbeun , Nenën Terezë , Ismail Qemalin , Idriz Seferin ; nuk mund ti themi popull .
Një popull që shkon binarëve të sllavizmit , radikalizmit islamit. ekstremizmit katolik, ortotoksizmit grek , mundet të përfundon aty ku as vetë nuk e dimë – humnerën e pafund të vrimës së zezë .
Fahri Xharra,02.01. 16
Gjakovë
lekmirakaj says
E pse cuditesh.Mjafton pjesa e fundit e shkrimit Tuaj per te shpjeguar gjithcka.Lartesite dhe driten e forte ne pergjithesi nuk i duam
Marjan Cubi says
Keni shume te drejte Z. xharra se po behet shume zhurme dhe shume kundershtime te padrejta kunder Kadares ashtu si paten bere kunder Nenes Tereze nje Kohe dhe kunder te madhit Dr Ibrahim Rugova Kunder ketyre me te medhajve te Kombit Shqipetar . Nuk munde te kuptohen keta kundershtare te popullit tone qe kerkojne Integrimin Europian dhe nje jete me te mire , me civilizuese me kulturen vendit Autokton. Nuk dihet se pse jane kaqe shume kundershtare te vetevehtes, Nena Tereze tani po shejterohet, Kadareja do ta fitoji Cmimin Nobel edhe Dr Ibrahim Rugova do te Lumturohet por me vjen keqe per keta Mekatnoret qe e kane humbur Shpirtin, Zemren dhe Kombin, Ferri eshte I gateshem qe ti strehoji aty ku e kane Vendin.
Kole Juncaj says
Ky Kadare ish gazetar I Zerit te Popullit, nuk ka as karakterin mbasi e dhijen sot ata qe ka perkrah gjithe jeten deri ne vitet e 90-ta. Ai nuk ka as atdhe se ati ia kthei shpinen. Per ta fitue azilin ne France gjujti helm e vrere mbi popullin e vet
Sali Bollati says
Ismail Kadarea eshte SIMBOLI KOMBETAR I LITERATURES SE SOTME SHQIPTARE! VEPRAT E TIJE JANE PERKTHYER DHE NDERUAR NE SHUMICEN E VENDEVE TE PERPARUARA TE BOTES.DHE ME THENE TE DREJTEN VETEM ME VEPRAT E TIJE NJIHET SOT SHQIPERIA!
Mjafte me shprehje te shemtuara qe faktikisht perfaqesojne ata qe I thone dhe ASPAK ISMAILIN E MADH SHQIPTAR!
Alfred says
O te mjere shqiptare.Pa aftesine tuaj e shprehni qarte edhe ne kete rast. Nje personalitet si Kadare qe ua vlereson bota e qyteteruar sikur t’a kishin popujt e tjere do te ishin me shume se krenar. Ju zgaqer te perbuzshem Shqipnia ju volli, do te shkruante Ndre Mjeda.
Thirrini mendjes se bukuria e vepres se Kadarese ua verbon syte dhe erreson vetedijen.Shijoni vepren e tij ashtu si e shijon qyteterimi neper bote.
Lavdia e tij e merituar sa me shume kohe kalon aq me shume rritet.
dr.Latifi -pediater says
Te flasesh apo te shkruash kunder Zotit kadare eshte njesoj sikur kundeer Zotit,sepse ky eshte Zot ne toke per letersine dhe mbrojtjes me anen e tyre te kombit tone-sikur ka qene deri me sot.Zoti i dhashte shendet dhe jete ketij njeriu te madhe.