Gjithkujt i kujtohet fare mirë se sa mirë e dinte gjuhën shqipe fortlumturia e tij në vitet 1991 – 1997, teksa jo vetëm i mbante meshat në gjuhën shqipe, por lëshonte lëvdata të pafre edhe për presidentin dhe qeverinë. Por tani, Janullatosi po u thotë shqiptarëve se vetëm greqishtja është gjuhë e kishës, duke konfirmuar faktin se ai nuk e konsideron fare Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por e quan atë si shtojcë apo pjesë të kishës greke
Prej disa vitesh kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, z.Anastas Janullatos “e ka harruar” gjuhën shqipe. Në meshat e ndryshme që ai mban në raste ngjarjesh e festash si dhe në komunikimet e tjera publike, tashmë hirësia e tij flet vetëm në gjuhën e mëmës së tij, në greqisht. Një mikrofon i gjatë qëndron gjithnjë pranë tij, si dhe ndonjë dhjak i ri që lexon në gjuhën shqipe atë që hirësia e tij mund ta lexonte fare mirë shqip. Edhe ditën e djeshme që ishte ditë feste për gjithë besimtarët e krishterë, kryepeshkopi i KOASH-it u pa të japë meshën në gjuhën greke me përkthyes dhjakun pranë. Një pamje kjo që po e shohim prej disa vitesh të bëhet një shfaqje aq e njohur, aq edhe jo etike. Qëllimi i saj është që ne shqiptarët të mësohemi se kjo është gjuha e kishës. Besimtarët ortodoksë që as kanë lidhje me greqishten dhe as u hyn në punë ajo, janë të detyruar të dëgjojnë meshën në gjuhën greke, pasi kështu e konsideron kryepeshkopi.
Nuk duam të besojmë as të krahasojmë hirësinë e tij të shkolluar e me disa gjuhë të huaja që të ecë kaq besnikërisht në gjurmët e klerikëve grekë që para vendosjes së autoqefalisë mallkonin gjuhën shqipe, e cila sipas tyre nuk ishte “gjuhë e Zotit” dhe se vetëm greqishtja ishte e tillë. Pra këtu nuk kemi çështje të mosnjohjes së gjuhës, por ecjes në gjurmët e vjetra e përsëritjen e anëve të këqija të historisë.
Gjithkujt i kujtohet fare mirë se sa mirë e dinte gjuhën shqipe fortlumturia e tij në vitet 1991 – 1997 teksa jo vetëm i mbante meshat në gjuhën shqipe, por lëshonte lëvdata të pafre edhe për presidentin dhe qeverinë. Ishte e qartë se kryepeshkopi e njihte shumë mirë gjuhën shqipe, bile edhe me gramatikë. Ai përdorte gjuhën shqipe nëpër mesha si argument të fortë për të thënë se jo vetëm e njihte këtë gjuhë, por edhe sepse ajo nuk ishte pengesë për ushtrimin e detyrës si kryepeshkop.
Vit pas viti ai e “harroi” këtë gjuhë dhe filloi të përdorë gjuhën, nga e cila u nda Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në këtë mënyrë ai bëri një shumëzim me zero të të gjitha përpjekjeve të patriotëve dhe klerikëve shqiptarë të vendosura prej tyre me kongreset e Beratit të vitit 1922 apo të Korçës së vitit 1929. Kjo nuk bëhet pa qëllim. Nuk është as e para herë dhe as e fundit që thuhet se shteti grek gjithnjë i ka konsideruar ortodoksët shqiptarë si “grekë”. Edhe meshimi në gjuhën greke i z.Janullatos ka si qëllim vetëm përçimin e kësaj teze, e përcjellë edhe si urrejtje ndaj gjuhës shqipe. Një nga parimet bazë të autoqefalisë është gjuha e kombit ku ndodhet kisha. Gjuha shqipe është parim bazë se në ç’nivel është kjo autoqefali. Parimi i dytë bazë i autoqefalisë është kombësia e nivelit të lartë drejtues. Është e pamundur që 23 vjet pas ardhjes së z.Janullatos me kontributin e të cilit janë përgatitur qindra klerikë, në Shqipëri në Sinodin e Shenjtë nuk paska 3 klerikë shqiptarë. Jo vetëm në Tiranë, por janë edhe peshkopët e Beratit dhe Gjirokastrës me kombësi greke. A meshojnë shqip këta? Madje njëri prej tyre paraqitet si “arvanitas”
Përdorimi i greqishtes në mënyrë të rregullt nëpër mesha jo vetëm që është një veprim antiligjor, por edhe bëhet si veprim karshillëku ndaj shtetit shqiptar, për të thënë se nuk pyesim fare për ju, se e rëndësishme është vetëm Greqia, etj. Ky është një tregues i qartë se z.Janullatos nuk e konsideron fare Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por e quan atë si shtojcë apo pjesë të kishës greke.
Hirësia nuk përton të ndjekë deri në lodhje të skajshme aktivitete të tilla, që nuk kanë të bëjnë fort me kishën siç është rasti për të respektuar ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Hirësia e tij nuk lodhet deri në fshatin më të humbur apo të panjohur të Shqipërisë, nëse aty ka ndonjë delegacion grek apo nëse aty është ngritur për ndonjë ceremoni fshati flamuri grek.
Hirësia nuk lodhet të bëjë çështje të posaçme as aksidente të automobilistike, kur këtë e bëjnë nga Athina.
Në artikullin nr.3 të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, përpiluar në Korçë më 29.6.1929 thuhet se “gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. I njëjti parim për gjuhën zyrtare është ruajtur në statutin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare miratuar me dekretin nr.1065, datë 4.5.1950 e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërinë. Këtë statut të miratuar në diktaturë, hirësia e tij e ka fort për zemër.
Nëse në Kishën Ortodokse Autoqefale Greke në Athinë do jepej mesha p.sh. në gjuhën bullgare a do ishin të kënaqur grekët? A do rrinin të qetë ata?(Kortezi:Gazeta 55)
ky prift politikan i tanishem ne shqiperi atullatua asht vazhdues i misionit te ashtuquajturit dikur shen kozmaj po edhe ky i derguar nga greqia. ja cfar predikonte ai athere:
“Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe e shenjtë”.
Shën Kozmai, luftëtar i helenizmit
Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët dhe sidomos fëmijët shqiptarë, të krishterë dhe të rinj ortodoksë, që të mësonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, është greke dhe ajo nuk mund të bëhej kurrë shqiptare. Shën Kozmai thotë se “raca shqiptare është greke”. Antropologu me famë botërore, Pitardi, në librin e tij “Historia e racave njerëzore”, kur flet për shqiptarët, thotë: Është e vështirë të gjesh një popull, ku tiparet antropologjike të jenë më të qarta, ndërkohë që për Greqinë ai pohon në këtë libër, se ajo është pasqyrë e popujve të Ballkanit.
Shën Kozmai theksonte me të madhe: Atë shqiptar që nuk do të fliste shqip në Shqipërinë e Jugut, do ta bënte të lumtur sa të ishte zot i mijëra parave. Ai i këshillon të krishterët që të mos preferojnë pazaret e çifutëve. Shpeshherë Kozma Etoliani na bën të qeshim me fjalët e tij. Po japim një nga thëniet: Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës, sepse me atë raki çifutët lajnë të vdekurit e tyre, që t’ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit. Mos blini te çifutët. Parrulla të tilla të çmendura antisemite do të konkurronin edhe Gjermaninë e Hitlerit të viteve 30, kur në vitrinat e dyqaneve të çifutëve, skuadrat e SS-ve shkruanin Kauft nicht bei Juden (Mos blini te çifutët).
Por i shenjti Kozma nuk u ndal këtu në antisemitizmin e tij. Ai është i vetmi prift, që në mënyrë të hapur ka nxitur pogromet antiçifute. Më 22 gusht 1777, ai vizitoi Beratin. Atje këshilloi beratasit që të bëjnë pazar të shtunën (pse çifutët atë ditë e kanë pushim) dhe askush prej tyre të mos bëjë pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për shkak të urrejtjes ndaj çifutëve, arriti tu ndërrojë beratasve dhe ditën e pazarit. Në Samarinë, pjesa më e madhe e popullsisë ishte vllehe. Ai u fliste vllehëve kundër gjuhës së tyre. U thoshte se Perëndia e konsideronte veten të fyer kur dëgjonte lutje ose lavde në gjuhën vllehe. Që Perëndia të dëgjojë lutjen e besimtarëve ortodoksë, ata duhet t’i bëjnë ato në greqisht.
Absurditete të tilla njihen plot te Shën Kozmai. Njerëzit vdesin, eksperienca e marrë në shkollë ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shën Kozmai kërkonte që të transmetoheshin brez pas brezi vetëm mësimet e marra në shkollat greke. Shqiptari i Shqipërisë jugore duhej ta ndjente veten grek. Një nga historianët më me zë të Greqisë së sotme, Dr.Vakalopullos, në “Historinë e helenizmit të ri”, vëllimi 4, fq.442, shprehet kështu për Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymën e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritë shoqërore dhe kombëtare, (greke ), veçanërisht në Shqipërinë jugore dhe Epirin”. Me të drejtë rilindasit tanë lëshuan thirrjen patetike: Jashtë gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona. Revista La nazione albanese, viti 1897, nr.9, fq.4, shkruan për priftin këto fjalë. Prifti duhet të jetë sjellësi i vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij të dashurisë. Këtu, në Shqipëri, në shumicën e rasteve, ai i shërben prindvrasjes, ai është despot, më tiran se vetë pushtuesi.
Ai, me armët e fuqishme të fesë, në vend që të ndriçojë masat me gjuhën e shenjtë dhe me dashuri për atdheun, është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe paragjykimeve. Ai është bërë një instrument i verbër i një politike antipatriotike. Prifti është një dhelpër greke. Emrin e atdheut e ka zëvendësuar me atë të Greqisë. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkët vrasëse kanë zënë vend në kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu Krishtit.
Në predikën e parë, Shën Kozmai thekson: “Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe e shenjtë. Vlen të përmendet shprehja e antishqiptarit të tërbuar Sebastianos, ish-mitropolit drinopolit, i cili e quan Shën Kozmain “dishepull të vërtetë të Krishtit”.
Për Vasil Krapsitin, Shën Kozmai ishte luftëtar i helenizmit. Po kështu dhe për historianët e tjerë grekë, që kanë nostalgji dhe kërkojnë të rikthejnë Perandorinë Bizantine. Nëse shenjtorët janë simbole të dashurisë e të humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjë me ta. Ky klerik grek ishte thjesht një emisar politik, që erdhi në Shqipëri për të mbjellë përçarjen dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar kështu ortodoksët shqiptarë.
Pasi kishin dështuar për ta marrë të ashtuquajturin Vorio-Epir, me luftë apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosën të shpallin luftën e shenjtë për Vorio-Epirin, nën flamurin e Shën Kozmait.
Tani kete pune po vazhdon atullatua .
Ay te largohet sa ma par nga vendi.Nuk ariti te pregatis nji peshkop per tu zevendesu.
Poshterimi qe greqia i bene popullit shqipetar nepermjet kishes duke dash ti treoi botes se Ortodokset shqipetar jane grek. Demostrimi i hapur me shume kurajo se ortodokset shqipetar me kuptojne se din greqisht ,jse jane grek NUK DUHET TE LEJOHET ME GJATE.Feja nuk eshte e ndar nga shteti dhe aq me teper kur kjo ne greqi eshte pjes edhe e pushtetit grek qe do te thote se veprimet e saje jane veprime te politikes greke. Shteti Shqipetar duhet te mbaj qendrim ndaj ketyre ngjarjeve. te mos ja lene pergjegjesin njeri tjetrit partit . Sejcilata te marr nisiativen dhe te mbetetr ne histori duke i dhene fund shovenizmit grek.Nderoni vendin tuaj veproni ne emer te popullit tuaj, ktheni dinjitetin e humbur.