Portret/
Nga: Zeqir Lushaj/
Ne Foto: Familja Hoti, Arifi e Fatmira me tre fëmijtë/
-Arif Hoti, në biseda të ndryshme thekson me bindje e pa asnjë hezitim se: -Uniforma e klerikut, për mua, është një mundësi më shumë për tu vënë më mirë në shërbim të idealeve humane, në radhë të parë për njerëzitë nevojtarë, për tu vënë përditë e më shumë, e përditë e më mirë, në shërbim të begatimit të shpirtit të shqiptarit, të rritjes së besimit e të optimizmit të tij, si kusht i përparimit më të shpejtë të Atdheut tonë të dashur e të shtenjtë-
KUSH ËSHTË PSIKOLOGU ARIF HOTI?
– Lindur e rritur në Berbat (Shkëlzen) të GASHIT, me origjinë nga Hoti i Famshëm i Mbishkodrës, Fis i Parë në 12 Baraqet e Maleve të Veriut. “Ndihmom Zot, e pushka e Hotit”, -është një shprehje shumë shekullore shqiptare.
– Gjyshi i tij, Zmajl Arifi, ka qenë një burrë i njohur në krejt Gash të Gurit, si luftëtar trim, shtëpi bujare e besnike, simpatizant e luftëtar aktiv i Fan Nolit, probatim i Qorr Iljazit të Drenicës.
– Katragjyshi i Arifit, (pra, gjyshi i Zmajlit), Ukë Ibrosh Hoti, ka qenë dervishi i parë bamirës në Malësinë e Gjakovës.
– Edhe nga dajat, në Gri, vëllai i gjyshit të nanës së Arifit, Avdyl Hasani, (mixha i Sadik Selmanit), ka qenë luftëtar i Bajram Currit, dervish i njohur dhe është tyrbe e parë në rrethin e Tropojës, për tarikatin SADI, tash e rreth një shekull.
…!- Vet Arif Hysen Hoti (Osmaj), ka 30 vjet në veprimtari të pandërprerë në rrugën e bamirësisë e të tarikatit. E ka filluar këtë punë, ilegalisht, me shumë sakrifica e peripeci, e pse jo, edhe me pasoja, në kohën e komunizmit dhe e zyrtarizoi me sukses fillë me ardhjen e demokracisë.
– Sot, ai është i njohur si burrë me autoritet, si bamirës i sprovuar, si pleqnar e pajtimtar gjaqesh e konfliktesh të ndryshme në shkallë rrethi e në shkallë kombëtare.
– Është me arsim universitar, i diplomuar në Tiranë me rezultate të larta , në degën për Psikologji Praktike.
– Punon e jeton në Babrru të Tiranës, ku pret e përcjell çdo ditë mbi 100 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet e saj jashtë kufirit shtetror, nevojtarë për konsulta e këshilla të Njeriut të Mirë. Duke parë librin e tij të vizitave, të bjen në sy se tek psikologu Hoti, shkojnë njerëz të të gjitha moshave, krahinave si dhe të të gjitha besimeve fetare. (Në ditë të veçanta të vitit, sidomos për festa, ky numër i vizitorëve, dy e tre fishohet).
– Psikologu tropojan, është aktiv edhe në jetën politike- shoqrore të vendit. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari lokale, kombëtare e ndërkombëtare dhe është takuar për arsye pune, me shumë personalitete të vendit e të huaja.
– Bamirësi i Shkëlzenit, sheh Arif Hoti është një njeri shumë familjar, i lidhur ngusht me tërë gjakun e njerëzve të vet, të fshatit, të fisit, të rrethit, të Atdheut, kah i thonë Shqipëri Etnike…. e, aq shumë fije e lidhin sot edhe me Diasporën Shqiptare.
Me nusen e tij shembullore Fatmira, kanë lindur e rritur dy djem e një vajzë.
– Arif Hoti, në biseda të ndryshme thekson me bindje e pa asnjë hezitim se: -Uniforma e klerikut, për mua, është një mundësi më shumë për tu vënë më mirë në shërbim të idealeve humane, në radhë të parë për njerëzitë nevojtarë, për tu vënë përditë e më shumë, e përditë e më mirë, në shërbim të begatimit të shpirtit të shqiptarit, të rritjes së besimit e të optimizmit të tij, si kusht i përparimit më të shpejtë të Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë-
– Psikologu bamirës, është shkrimtar dhe poet. Ai, ka botuar deri tani dy libra, në shtypshkronjën “Kristalina KH”, Tiranë 2011-2012:
ILAHI,… (Këngë), dhe,
30 VJET NË RRUGËN E BAMIRËSISË.
———–(Per gazeten” Dielli” në USA, Janar 2014-