Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj/
Konceptimi i pushtetit shkrihen në refleksionin e subjektit dhe të identitetit ku M.F shërbehet me “Arkeologjine e Dijes” e cila si qëllim ka hulumtimin në historinë e formacioneve diskursive. Ato që organizojnë eksperiencen që njerëzit kanë për botën, prandaj le të shikojmë pak se me çfarë mund ta lidhim pushtetit si fjalë në vete dhe per vete kur e dëgjojmë ashtu siç shqiptohet pa u inkuadruar në çfarë fushe i përket ajo apo ai. Në plan të parë kur e dëgjojmë mendojmë për autoritetin, por duhet të referojmë se autoriteti kërkon vetëm një gjë ‘nënshtrimin’ pra tani e tutje kur të referojme pushtetin si fjalë në vete kemi të bëjmë me autoritetin dhe atë që kërkon ai ‘nënshtrimin’. Metoda arkeologjike lë vend për praktika të ‘politikave gjenerale’ preçise të vërteta apo false, të cilat vendosin se cilat diskurse të pranohen apo të refuzohen. Organizime të tilla interveprojnë dhe janë të lidhura me pushtetin dhe raportet e tij. Praktikat diskursive është pikërisht vendi i artikulimit produktiv të pushtetit, elaborimi apo hulumtimi i subjektit që konçidon me shfaqjen e një diskursi mbi njeriun, me shkencat humane, që lindin pikërisht në epoken moderne me vullnetin për të krijuar një diskurs, që institucionalizon ‘individin’ si koncept. Lidhur me një identitet preçiz subjekti i një identiteti do të hulumtohet në kërkimet e saj si një teknike e domosdoshme për këtë qëllim. Një metodë e mënyrës së qeverisjes, ku subjekti është një formë e pushtetit që krijon mirazhin dhe domosdoshmërine e vetëdijes për vete për të lidhur individin për identitetin e vet. Një prepozicion nga të shumtat që na referon M.F: “Rropatje e pamate me të cilën janë përkulur në Perëndim breza të tërë njerëzish – ndërkohë që forma të tjera pune siguronin akumulimin e kapitalit – për të prodhuar nënvartjen (assujettissement) e tyre: dua të them, për t’i ndërtuar ata njëkohësisht si-subjekte (‘sujets’),“ (Kjo lloj metamorfoze jo fizike por e mbrendshme na bën të mundur që të kemi një identitet, (sub-jectum – i vënë, hedhur poshtë (lat)), një identiteti, por që të mos harrojmë gjithmonë në lidhje me pushtetin si identitet (idem – i/e njajte, po ai, njejesi) që na e furnizon po vete ai. Identiteti i dhënë nga pushteti elaboron diskursin e subjektit të historisë duke mos njohur shtresat shtypëse të pashmangshme të zhvillimit, e referuar dhe nga autorja Camille Paglia : “Identiteti eshte pushtet” Njera furnizon tjetren mirepo nuk mund te bejme pa te, duke rifreskuar memorien me mitin e Odiseut teksa pasi verboi Ciklopim Polifem duke u arratisur therret “Une jam Odiseu “ duke u rikthyer ne identitet – (sepse Polifemit i kishte thene se ishte Askushi) duke u rikthyer ne pushtet apo ne identitet. (Dialektika e Iluminizmit – Max Horkheimer & Theodor W. Adorno) – “te Homeri eposi dhe miti, forma dhe permbajtja jo thjeshte divergjojne njera prej tjetres, por ato edhe ballafaqohen mes tyre. Dualizmi estetik i vepres deshmon tendencen historiko-filozofike” Pushteti është diçka që qarkullon apo më mirë si diçka që funksionon si zinxhir, nuk është i lokalizuar, aty apo këtu, kurrë nuk është në duart e njërit apo të tjetrit në mënyrë përmanente. Ai ‘pushteti’ funksionon përmes organizimit qarkullues duke kapërcyer në çdo hallkë të zinxirit në një periudhë të caktuar. Foucault-ja ‘mikrofizikën e pushtetit’ e cila si pasojë e organizimit qarkullues nuk është mbi shoqërinë por tregon se koekziston mbrenda saj në brendësinë e shoqërisë aty jeton ku hulumtimi fokusohet mbi mënyrat të cilat përmes tyre qëniet njerëzore bëhen subjekte, fitojnë një identitet. Ato tregohen determinuese edhe me rolin e shkencave që flasin për njeriun, japin atë që Foucault quan ‘praktika të divizionit’ që krijojnë subjektin përmes aktit për të ndarë në një seri me një ‘tjetër’. Si shembull i kësaj nga shumë shembujt që mund të marrim implikohet edhe institucioni i çmendurisë. Pushteti dhe diskursi kanë nevojë për figurën e çmendurisë si antagoniste më të cilën i kundërvihet jonormalitetit të çmendurisë edhe pse çmenduria në epokat e më përparshme konsiderohej si diçka misterioze dhe hyjnore ku pikërisht me lindjen e klinikës psikiatrike ato i nënshtrohen diskursit mjekësor, medikalizohen, trajtohen, çmenduria bëhet një sëmundje që kurohet. Të sëmurët mendorë mbyllen në strukturat përkatëse, vëzhgohen, hetohen dhe me lindjen e klinikes psikiatrike sëbashku me të lind edhe diskursi preçiz mjekësor që konsiston në një identiteti seksual, që në periudhën e Mesjetës ishte i shtypur dhe mohues të seksualitetit si akt dhe si zgjedhje e identitetit të saj. Pushteti tenton të nënshtrojë seksualitetin si dispozitiv i ndërtuar dhe jetësor. Diskurset represive mbi të cilat shoqëria borgjeze i shtypë dhe kur flet për seksualitetin bën për të injoruar të vërtetën natyrore të ndjenjave ku shfaqet një vullnet i ri i dijes. Me shfaqjen e diskurseve të tilla identiteti merr hov si në bazë të përcaktimit subjektiv, të anomalisë, atij seksual, identiteti dhe pushteti relacioni mes tyre është themelor në shoqërinë njerëzore sepse përmes praktikave diskursive, furnizojnë me identitet.
Shfaqja e diskurseve epistemologjike furnizon me nomenklaturë që e bën të mundur identitetin të shfaqet në një liri të kufizuar, njeriu i shndërruar në subjekt në lidhje me identitetin që e fiton në fusha të ndryshme ‘emër’, ‘numër’, ‘formë’ bile edhe ‘vepër’ (kjo është për të kujtuar autorët e kohërave të shkruara që kanë identitet përmes veprave të shkruara, monumente, vepra muzikore etj), si forcë rebeluese nga kalimi në subjekt në fitimin e identitetit është e domosdoshme diskursi epistemologjik. Me identitetin tonë të përcaktuar, i cili fillon që në momentin që lindim me stampimin e çertifikates së lindjes që mundësohet nga pushteti disiplinor apo legjislativ, që e kërkon të domosdoshme një fakt të tillë, pastaj nga identiteti individual, pason ai kolektiv, brenda një popullsie, shtresa të ndryshme të shoqërise, kur flasim për kolektiv, grupor, flasim edhe për identitete ndër-etnike, kulturore ata që i quajmë të ‘tjeret’; çfarë na dallon neve nga të tjerët? Është ‘IDENTITETI’ dhe pushteti është shumë i përgatitur të ofrojë këtë dije, pushteti disiplinor me ngritjen e strukturave përkatëse, institucioneve përkatëse konsiston në kontrollimin, disiplinimin dhe vëzhgimin e trupave duke bërë prodhimin adeguat ekonomiko-politik të trupit social prandaj si subjekt jemi të zënë në kurth me kartela identifikuese (ID), pasaporta, kartela bankare, fatura për të paguar, të cilat konfirmojnë identitetin tonë se kush jemi ne. (Vijon …)
Referenca
Foucault, Michel “Historia e seksualitetit”,
Paglia Camille “PERSONAE SEKSUALE-Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti tek Emily Dickinson”
Foucault Michel “Disipline dhe ndeshkim – Lindja e Burgut
Kullashi Muhamedin “Pushteti dhe Dija te Michel Foucault”
Michel Foucault “REMARKS ON MARX Conversations with Duccio Trombadori
Tolstoi Lev “Lufta dhe Paqja”
Dialektika e Iluminizmit – Max Horkheimer & Theodor W. Adorno