Artan Nati/
“Kur plaçkitja bëhet mënyrë jetese për një grup njerëzish në një shoqëri, me kalimin e kohës ata krijojnë për vete një sistem ligjor që e autorizon atë dhe një kod moral që e lavdëron atë.” thote studiuesi i politikave ekonomike Frédéric Bastiat. Kur Shkëlqim Cani dha dorëheqjen te kërkuar nga kryeministri per mospranimin e firmosjes se dokumenteve të procedurave te inceneratorëve,te gjithe mbetën të habitur,por shumë pak dhanë alarmin te shkonin në thellësi te këtij fenomeni tipik të një sistemi te korruptuar. Një fenomen tipik doli i qartë se një sistem i korruptuar tërheq politikanë të korruptuar si në Shqipëri dhe një sistem i ndershëm tërheq politikanë të ndershëm si në Danimark. Te bësh politikë te ndershme si zoti Cani mund te bëj të kualifikuar në Danimark por jo në Shqipëri,ku zoti Cani u zëvendesua nga zoti Ahmetaj. Çështja shtrohet se ne si komb,parti politike apo qeveri nuk duhet te fokusohemi në zgjedhjen e njerëzve ose politikanëve të fuqishëm por në riparimin e sistemit A korrupton pushteti apo ai është magnetik për më të korruptuarit? Pra më saktë mund të themi se mënyra si është ndërtuar pushteti në Shqipëri bën të mundur te tërheqë të korruptuarit dhe nqs pushteti është i strukturuar si në Danimarkë tërheq njerëzit e ndershëm. Frank Herbert (1920 – 1986), shkruan, “Të gjitha qeveritë kanë një problem të përsëritur: Pushteti tërheq personalitete patologjike. Problemi nuk është se pushteti korrupton, por se ai është magnetik për ata që mund të korruptohen. Këto persona kanë tendencë të bëhen si të marrë në përdorimin e dhunës, një gjendje në të cilën ata shpejt bëhen të varur.” Pra më shumë se të thuhet se fuqia absolute korrupton absolutisht, Herbert zbulon se është korruptibiliteti, që lidh thelbësisht të gjithë ata me pushtet politik. Pushteti nuk korrupton.
Ai përforcon dhe zbulon tiparet e predispozicionit të një lideri. Më të frikshëm janë politikanët që kanë kombinim të çrregullimeve të personalitetit të kombinuar midis narcisismit dhe sociopatit(antisocial) që ekspertët thonë se “nuk ka trajtim dhe shërim”. Narcisistët mund të duken shumë tërheqës dhe karizmatikë ndërsa promovojnë plane jashtëzakonisht madhështore (ana e tyre narcisiste). Ata janë të pamëshirshëm,të pashpirt dhe nuk kanë ndërgjegje (ana e tyre antisociale). Ata janë gjithashtu paranojakë dhe sadist, thonë ekspertët, kështu që ata janë më të shtyrë se shumica e narcisistëve ose sociopatët për të shkatërruar objektivat e tyre të fajit, duke përfshirë pothuajse gjithçka dhe të gjithë në rrugën e tyre dhe, në fund të fundit, veten e tyre. A duket kjo familjare për shumicën e politikanëve në Shqipëri? Kur një politikan është duke bërë fushatë,përpiqet të bindë elektoratin për t’i dhënë atij votën,duke fshehur dëshirën e tij për pushtet dhe përpiqet të bindë ata se ai do të jetë shëbëtori i tyre. Por, sapo ai merr pushtet, kamuflimi bëhet më pak i nevojshëm.” Për të përfunduar, nuk është se pushteti korrupton ose është magnetik për më të korruptuarit. E vërteta është se pushteti zbulon vetëm se kush jemi në të vërtetë. Nga të gjitha sa u tha më sipër duket qartë se problemi në Shqipëri nuk janë njerëzit,por sistemi që kemi. Shqiptarët janë të suksesshëm kudo në botë,përveç vendit të tyre.Fakti që shumë Shqiptarë kanë arritje të jashtëzakonshme në shkencë, politikë, biznes dhe arte në të gjthë botën tregon se sistemi ynë ekonomik politik,egzekutiv dhe juridik ka nevojë për reformim.Këta individë të suksesshëm në perëndim e kanë të pamundur të shpalosin aftësitë e tyre sepse sistemi actual në vend favorizon të korruptuarit e manipulatorët siç kemi parë kohët e fundit që në rrjetën e SPAK-ut kanë rënë shumë kryetarë bashkie e politikanë të rangut të lartë Ekonomisti dhe filozofi politik Austriak F.A.Hayek në librin e tij të famshëm “Rruga drejt robërisë” thekson se “pozicionet me autoritet të konsiderueshëm nuk janë vende të përshtatshme për individët që vlerësojnë parimet humanitare dhe sjelljen etike. Këto role kërkojnë një gatishmëri për të ushtruar kontroll dhe manipulim mbi të tjerët, duke minuar mirëqenien dhe lirinë e individëve”. Ngjarjet e fundit në vendin tonë kanë treguar se në krye të bashkive,disa miniistrive dhe komisarateve të policisë janë vendosur njerëz që janë të lidhur me krimin.Këtë e tregon qartë arratisja e ish kryeministrit apo disa ministrave që janë në burg apo të pandehur si dhe shumë raste të policisë të përfshirë në krim ordiner ose elektoral. Sistemi i krijuar në Shqipëri jo vetëm që promovon njerëzit e paaftë që nuk respektojnë individin dhe ligjin,por bëhen pengesë edhe për promovimin dhe angazhimin në politikë dhe administratë të individëve të aftë dhe të ndershëm. Procedurat e tenderimit të inceneratorëve si dhe shkarkimi i zotit Cani nga detyra dhe zëvendësimi i tij nga Ahmetaj tregoi vetëm majën e aisbergut.Projekt ligji i fundit i qeverisë që kushtëzon diplomimin e studentëve të mjekësisë me një punësim 3 vjeçar aty ku e cakton shteti,tregon qartë paaftësinë e sistemit dhe korrupsionin e lartë në vend.Sistemi duke u bërë atraktiv për njerëzit e paaftë e të korruptuar është i paaftë të mbajë qytetarët e tij në Shqipëri.Aktualisht vendi nuk ka nevojë vetëm për mjek,por edhe për hidraulikë,elektriçistë,infermierë etj. Ky sistem nuk mund të mbajë qytetarët e tij me forcë si në monizëm,por duhet të ndryshojë e përshtatet.Sinjali i parë po vjen nga SPAK duke i bërë të ditur pushtetarëve se ata janë në vëzhgim. Protestat civile të studentëve gjithashtu dhe të shoqëisë civile duhet ti vënë pushtetarët në presion dhe të kuptojnë se koha e pandëshkueshmërisë po merr fund.