E shkuara është gjenetike, nuk harrohet; dihet se pellazgët ishin të parët, pastaj erdhën helenë e ilirë, dhe shumë më vonë sllavët. Erdhën prej diku, të gjithë ishin pushtues; i vetmi ndryshim i tyre nga romakët e osmanët ishte se këta ikën e ata mbetën./
Nga Astrit Lulushi/
Ekstremistët kërkojnë gjithçka – edhe kufijtë që kishin pasur në kohërat e zgjerimit të tyre më të madh, por ishin tërhequr për shkak se nuk kishin qenë në gjendje t’i mbanin. Kështu ndodh me ata që jetojnë në një kohë dhe mendojnë në një tjetër.
E shkuara është gjenetike, nuk harrohet; dihet se pellazgët ishin të parët, pastaj erdhën helenë e ilirë, dhe shumë më vonë sllavët. Erdhën prej diku, të gjithë ishin pushtues; i vetmi ndryshim i tyre nga romakët e osmanët ishte se këta ikën e ata mbetën.
Të veprosh si folklorik është si të shohësh makinën dhe të mos mësosh se ç’është, por t’a trajtosh si kafshë të rrallë që tërhiqet nga i zoti, si çdo kafshë tjetër.
Edhe për gjërat më të vogla duhet ndalur e menduar. Shikimi nuk hiwet nga rëndësia e procesit. Çdo gjë jo e natyrshme është artificiale – kur shihet një copë bukë, duhet kujtuar a kuptuar procesi i punës, durimit dhe zgjuarsisë që kanë ndodhur para se gruri të rritet, edhe toka s’duhet harruar, as mulliri dhe furra për ta pjekur.
Të duash rezultatin pa bërë punën që duhet për ta arritur, është si të marrësh pozitën vetëm për përfitime, pa u shkrirë në të, ndërsa për fqinjin a botën të ndizet zilia e të thuash se është duke shijuar përfitime të pamerituara.
Kështu, në të gjitha periudhat e pushtimit a pushtetit, një njeri që beson ndryshe quhet pa, pa ideal; atij ose i duhet të përulet a ndryshojë besimin, ose të përndiqet pa mëshirë, mizorisht. Sepse mëshira, e cila trajton dhimbjen, është proces dhe jo rezultat. Prandaj pushtuesi ndjehet i huaj në vend të huaj. Dhe jo më pak pushteti shtypës, merr epitetin “popullor”, sepse pushtohet nga një kompleks inferioriteti.