Opinion nga Gjergj LACUKU/ Florida/
Ceshtja e Krimese duket si nje çeshtje e zgjidhur ne favor te Rusise.Brenda pak diteve Krimea do te mbaj nje referendum nese do t’i bashkangjitet Rusise apo jo, dhe duke pase brenda saj nje popullsi ruse prej afro 60% te ben te besosh se planet e Rusise jane te mirekalkuluara.
Ajo çka e ban kete situate mjaft fasinante per analistet dhe sidomos studente e Marredhanjeve Nderkombtare është se kjo do jete hera e fundit qe Rusia do kerkoje te marre territore me anen e forces duke ringjallur per te fundit here reminishencen e Luftes se Ftohte.
Lind pyetja se cilat jane interesat e Rusise per marrjen e Krimese? .Nese dikush do te argumentonte ate si nji pike strategjike ne Detin e Zi , nuk mund te bindem plotesisht do te thoja une sepse Rusia ka tashme floten e saj dhe ka akses te plote ne ate rajon.
Me sa duket Putin po luan kartat e Rusise se vjeter duke u shfaq si nje Car i ri. Ai do te i tregoj te tjerve se un jam po aq i randeshishem sa vete Presidenti Amerikan. Nji ndermarrje e tille e Putinit duket se ka te baje me nji kosto-benefit analize te mirefillte sepse marrja e Krimese do te jete me nje çmim shume te ulet. Pse them se do kete nje kosto te ulet? Rusia tashme dihet se ka ne dore per momentin ” çelesin” e gazit per Europen dhe liderat Europian perveçse denimit te aktit me fjale , e kane te veshtire qe te bejne ndonji gja konkrete me ane te sanksioneve. Po ashtu edhe SHBA nuk blen shume gaz nga Rusia , keshtu qe edhe sanksionet Amerikane nuk do i sjellin ndonji dam ekonomik. Nga an tjerer besoj se Ukraina nuk do te filloje lufte kunder Krimese nese kjo e fundit vendose te shkeputet.Ne planin politik, do ishte ma mire per Ukrainen lejimi i shkeputjes se Krimese pa lufte dhe shfrytezimi i ketij rasti qe ajo te largohet njihere e mire nga ndikim Rus dhe te bahet pjese e Bashkimit Europian dhe gjitheashtu anetare e NATO-s sepse keshtu ajo do te siguroje te ardhmen e vet territoriale ne baze te artikullit numer 5 pe NATO-s ku shpreh ne menyre te kjarte se ” Nji lufte kunder çdo shteti te NATO-s asht lufte kunder krej NATO-s. Duke ditur se NATO-ja zoteron mbi 70% te arsenalit ushtarak Botnor, do te ishte nji marrezi e shekullit nese Rusia do te nderhynte ne Ukraine apo ne cilindo vend te NATO-s.
Ne mbyllje te ketij opinioni, do thoja se Putin do te vetekenaqet me “fryrjen” e muskujve por me humbjen e Krimese fitorja prap se prap i takon Ukraines nga ana politike pasi ndikimit Rus do te i vije fundi nji here e pergjithmone .