Nga ALFONS RAKAJ/
Ditët e fundit opinioni publik në Shqipëri po zien. Mundësia e transferimit të armëve kimike të regjimit vrastar të Asadit në Shqipëri ka bërë që Shqipëtarët të ndjehen të ndikuar dhe ndijuar që të flasin. Pas prononcimit të Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Kryeministrit Edi Rama që Shqipërisë i është këkruar ndihmë qytetarët kane dalur në shesh për ta bërë të qartë se ata janë kundër.
Në vitet e fundit kemi parë që sheshet e kryeqytetit të përjetojnë protesta të ndryshme. Herë për fushata elektorale, her për të kundërshtuar një vendim të caktuar siç ishte ndergjegjesimi kundër importit të plehrave, kundër marrëveshjës së detit me Greqinë apo edhe manifestimeve për 100 vjetorin e themelimit të shtetit Shqipëtar. Por të gjitha këto kane një element të përbashkët që kjo protestë nuk e ka.
Ky ndryshim ka të bëjë me përfshirjen e politikës.Partial Socialiste që tani është në pushtet e ka qenë në zemër të organizimit të protestave të ndryshme vitet e fundit. Tani ajo është në pushtet dhe mbart përgjegjësinë për vendimin që do të merret, pavarsisht sesi do të jetë ai. Ky realitet e bën të pamundur që ajo të përfshihet në protesta. Në të vërtetë, Partia Socialiste ka qenë ajo që ka kërkuar të qetësojë protestuesit. Gjatë konferencës për shtyp me Komisionerin Për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule, Kryeministri Rama u shpreh se asnjë vendim nuk është marrur dhe s’ka vend për panik. Qytetarët Shqipëtar menduan ndryshe, dhe vazhduan protestën me një organizim edhe më të madh të nesërmen. Të tilla prononcime nuk kanë munguar edhe nga Ministria e Jashtme ndërsa Kryeministria ka ripërseritur që s’ka vend për alarm dhe “që Shqipëria do të dalë jo vetëm më kokën lart, por e fituar dhe edhe më e pastër seç është sot.” Por Shqipëtarët, të zhgënjyer më pare nga politika vendosen të dalin në shesh sërish.
Partia Demokratike, si zëri kryesor i opozitës ka bërë edhe ajo prononcimet e saj kundër Vendimit. vendimit. Në korrnizen politike si fuqi opozitare, ajo ka akuzuar Kryeministrin Rama për mungesë transparence ndaj qytetarëve. Kjo u bë më e qartë në seancën plenare të ditës së Ejnte kur deputetet femra të kësaj force politike ndërzunë foltorën e Kuvendit. Ish-Kryeministri Berisha, tani si deputet dhe si zëri më ndikues i kësaj force politike, në Kuvend kërkoj interpelancë me Kryeministrin Rama i cili ndodhet jashtë vendit në vizitë zyrtare. Por sërish, edhe psë në qendër të një vendimi politik, qytetarët vendosën të mos e lejojnë aktivizimin e tyre të marrë ngjyrime politike. Kjo u bë plotësisht e qartë ndërsa ato nuk lejuan që kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha I shoqëruar edhe nga ish-Kryeministri Berisha të merrte mikrofonin dhe të mbante fjalim përpara protestuesve. Kori i qytetarëve njëherazi fishkëllej dhe u ngrit kundër sapo Basha mori mikrofonin. Kjo ndodhi pak pasi kryetari I Kuvendit, Ilir Meta shkoj të mbante fjalim përpara tyre (në një kohë tjeter me Bashën dhe Berishn) dhe kërkoj të bind qytetarët se të dhënat e publikuara gjër tani janë të pavërteta. Qytetarët, sic tregohet qartë në vidjot e publikuara nga Top-Channel, ngrihen dhe thërrasin në kor njëherazi “Jo Armëve Në këtë mes janë dy zhvillime krejtësisht të pëlqyeshme dhe në shërbim të vendit. Këto dy të mira kanë të bëjnë me nivelin e demokracisë në Shqipëri si dhe me aftësinë e popullit Shqipëtar të shohë përtej politikës së ditës.
Shqipëtarët po protestojnë me vullnetin e tyre. Po vetëorganizohen dhe po shprehin qartë bindjet e tyre, mu përpara politikanëve aty përballë Kuvendit, Kryeministrisë madje edhe përpara Ambasadës Amerikane, vendi që kë bërë kërkesën që Shqipëria të pranoj armët kimike Siriane. Të tilla imazhe janë mbreslënëse kur të gjitha këto protesta kanë në përbërje të tyre një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve femra dhe zhvillohen në një mjedis krejtësisht paqësor.
Aftësia e organizatorëve të protestave, si dhe vetë qytetarëve pjesmarrës të mos lejojnë që kjo protestë të Shqipëtarët po protestojnë me vullnetin e tyre. Po vetëorganizohen dhe po shprehin qartë bindjet e tyre, mu përpara politikanëve aty përballë Kuvendit, Kryeministrisë madje edhe përpara Ambasadës Amerikane, vendi që kë bërë kërkesën që Shqipëria të pranoj armët kimike Siriane. Të tilla imazhe janë mbreslënëse kur të gjitha këto protesta kanë në përbërje të tyre një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve femra dhe zhvillohen në një mjedis krejtësisht paqësor.
Aftësia e organizatorëve të protestave, si dhe vetë qytetarëve pjesmarrës të mos lejojnë që kjo
protestë të kthehet në një tubim politik është vërtetë për tu përshëndetur. Kjo tregon një maturi dhe ndërgjegjësim që kapërcen edhe ambjentin e politizuar, edhe ndikimet politike dhe mbi të gjitha pasqyron dashurinë e madhë të Shqiptarëve për vendin e tyre. Shqipëtarët nuk po ngrihën kundër ndonjë partie politike të caktuar, madje as kundër ndonjë vendimi, pasi një vendim mbi këtë çështjë nuk është marruar akoma, por kundër kësaj mundësie. Madje, ato nuk po ngrihen kundër Amerikës, por kundër kësaj kërkese sepse drejtësisht e shohin Shqipërinë si të paaftë ti ç’montojë ato në kushtet e duhura të sigurisë. Imazhet e shpërthimit në Gërdec janë akoma të freskëta në mendjen e Shqiptarëve.
Prandaj ato thonë hapurazi se pranimi i tyre do të ishte një barrë e pamundur për vendin tone.
Shqipëtarët kanë vendosur kundër por do të duhët të shohim në ditët në vijim nëse Tirana zyrtare
do të bëjë të njëjtën gjë. Sikurse u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, “qeveria të dëgjojë popullin.” Më në fund, nuk duhet harruar që populli gjithnjë ka të drejtë dhe qeveria e tanishme e di këtë më së miri pas zgjedhjeve të 23 Qërshorit.