“ Hajredin Pasha/ Oh poj vjen Radikes/
Nga Gëzim Llojdia
1.
Pasqyra ku tejqyrë fytyra:river Radika.Mediumet shqiptare në mes të ditës dhe më shpesh. Gjendet emri i lumit në këtë kohë :llaftari dimërore. Radikën duan të gjymtojnë. Një natyrë e pastër,që plagoset nga ngjarjet. C’ka do të përbëjë gjymtimi?Sinori i saj të devijojë udhën e mot-motit. Fytyrë-bukuri- lum.Në asnjë breg ,nuk rri kyçur. Lëvizje e ngahershme. Zbritur prej Sharrit,frymëmarrja e ngadaltë e shtruar,e qetuar. Radika në mot, të motit ka përshkruar shtratin e saj të kahershëm. Nëpër lugjet e Radikës,ujërat e kristalta,do të shkrihen. Prej mahnisë. Ari qelqor,ndrinë nëpër lëfyte, e këtillë është Radika.Radika me lëvizjen e saj të ngahershme. Udha:është Lindja. Vërshimi: është zbritja në përskuqje të diellit. Shtegtimi :caqe ka brigjet e kahershme.Si mundet ta perceptojnë banorët e këtyre viseve që kanë lindur pranë lumit udhëtimin e fundmë të lumit? A duhet të harrohet një lum që rrjedh nëpër jo vetëm nëpër kujtime, më së shumti në udhën e jetës së tyre? Përgjithësisht shpërthimi i ujërave është ora më e rëndësishme. I gjithë ky operacion, konsarkon frymën e Zotit. Hapësira e saj është pakufishmëria. Fytyra e saj :pamatësia. Bukuria :pafundësia. Në mos është, ideja për ta copëtuar ka pjesë nga lugati. Ky zemërkeq me piskama uluritëse si lukuni ujqish të xhindosur,që hënën në mos vërtetë,copë-copë do ta bënin. E kërrusur nata nga tërbimi. Afrohet fjala- fukarallëk ideje.
Radika it’s not Vardar river
2.
Radika ,është lum i cili buron në malin Vraca (pjesë e Maleve të Sharrit), në një lartësi mbidetare prej 2 200 m, në jugperëndim të Kosovës mandej rrjedh nëpër Maqedoni dhe derdhet në Drinin e Zi. Lumi Radika është i gjatë 67 km.Ky lum mbartet në historinë dhe epikën shqiptare. Ringrihet krejt zona në kryengritjen e krahinës që gozhdoi osmanët:”Hajredin pasha po i vjen o Radikës…është kumti popullor,këndohet nga rapsodi sot e gjithë ditën.
Heej
Hajredin Pasha
Oh poj vjen Radikes
Vall ku jan oh Kto malet e Dibrees
Vall ku jan oh Kto malet e Dibrees
Heeeeeeej
Vall ku jan oh mor keto malet e Dibres
Bajn kuvend oh mor nat fush oh tGjorices
Bajn kuvend mor nat fush oh tGjorices
Nfush tGjorices oh more ke kalaaja
Haredin Pashen e ka gjet belaaja
Haredin Pashen e ka gjet belaja
Se belaja Pashen qe ka gjete
Malet e Dibres more kan lidh Besë
Malet e Dibres more kan lidh Besen
Heeeeeeeeeeej
Ka ja lidh bes oh por kan lidh oh te tane
Turku Dibren oh mos me ja laane
Turku Dibren oh mos me ja lane
Heeeeeeeeeeej
Hajredin Pasha oh mor kry hutaqe
Srrihet Dibra more me kerbaq
Srrihet Dibra more me kerbaq
Heeeeeeeeeeej
Hajredin pash oh mor kryeshenik
Nuk osht Dibra bac mor Selanik
Nuk osht Dibra o Selanik
Selanik o mor as Prilep
Qysh e lype ne Diber e ke gjet
Qysh e lype ne Diber e ke gjet
Hajredin Pasha ku e ke oh ushtrine
Ne malet e Dibres mi kan ngri
Ne fush te Llogores mbeten ne dhe pa i shti
Heeeeeeeeeeej
Malet e Dibres oh kan mi kane ngri
Nuk jan pak oh mor por 12 mije
Nuk jan pak oh mor por 12 mije
3.
Lumi Radika është një margaritar midis lumenjve të Maqedonisë thotë burimi maqedonas. Lumi Radika ka ujë të pastër, të qartë dhe të freskët me ngjyrë jeshile të errët, e cila është rezultat i karbonat kalciumit në të. Lumi Radika rrjedh n në 2200 metra mbi nivelin e detit në mënyrë spektakolare në malin e Bistrës. Nga burimi i saj deri në grykën e lumit në Dibër, lumi Radika është 67 km e gjatë. Lugina e lumit Radika është një nga luginat më tërheqëse dhe piktoreske të kanionit.Kanioni është formuar gjatë miliona viteve, nga depërtimi në anët malore të Bistra dhe Stogovo në Lindje dhe Korabit dhe Deshatit në perëndim. Kanioni mbi lumin Radika është me të vërtetë shumë i këndshëm me ujë të pastër malor, i rrethuar me bimësi të trasha, si dhe me bollëk e peshkut troftë.Shkencëtarët kanë hulumtuar mbi 30 shpella, 10 metra të gjatë, në pjesën e sipërme të lumit Radika. Radika (maqedonisht: Rreth ky tingull Радика (Radika, Shqiptar: Radikes) është një lumë në Kosovën jugore dhe Maqedonia perëndimore, me rreth km 70 I gjatë e kontribues për lumin Drini i Zi. Radika e njohur ka rreth 52 km gjatësi, por matet nga burimi më i largët në pellgun e tij ujëmbledhës, atë të lumit Crni Kamen, ajo është rreth 70 km,në të vërtetë skon te 67 km.
a-Çfarë do të ndodhë me ujërat e Radikës? Me këtë titul lBujar Karoshi në 4 – dhjetor 2013,shkruan te gazeta:”Rruga e arbërit”, midis të tjerave:Në vitin 2011 ELEM nënshkroi kontratë me kompaninë gjermane “consulting company Poyry infra” për hartimin e Studimit për vlerësimin e ndikimit në Mjedis nga realizimi i projektit “Fusha e Llukovës”. Përpunimi i studimit është 272,000 euro dhe do të financohej me një kredi të Bankës BotëroreNje video që mund te shihet në Youtube, e hedhur nga shoqeria energjetike ELEM në qershor 2011, tregon se si do të jetë hidrocentrali në Urë të Boshkuti. Në video shikohet një projekt ide e hidrocentralit që merr ujërat e Radikës. Sipas saj, ujërat që do të derdhen në hidrocentralin e ri do të kenë një prurje prej 5.64 m2 në sekondë, diga do të jetë e lartë 33 metra, dhe kapaciteti ujëmbledhës i saj do të jetë 160 mijë metër kub ujë.Ujërat që do të furnizojnë hidrocentralin do të kalojnë me anë të një tuneli të gjatë 8742 m dhe tunelet do të jenë me një diametër 3 m. Kapaciteti instalues i hidrocentralit do të jetë 68 MË dhe do të prodhojë elektricitet prej 117 GËh. investimi parashikohet të jetë 80 milionë euro.Ndërsa diga që do të ndërtohet në fushën e Lukovës do të jetë e lartë 71 m dhe do të ketë një kapacitet mbledhë ujor prej 39 milionë m3 ujë. investimi do të kushtojë 62 milionë euro. Në këtë linjë do të ndërtohen hidrocentrale me një prodhim prej 159 GËh energji.
b-Poeti Agim Vinca që ka shkruar edhe poezi për këtë lum shkruan,po citojmë disa rradhë:”Radika është pjesë e historisë dhe kulturës shqiptare.Edhe kjo s’ishte dëgjuar: qeveria e Maqedonisë, nëpërmjet një projekti bizar, të paparë ndonjëherë në këto anë, synon ta devijojë rrjedhën e lumit Radika dhe t’i kthejë ujërat e tij në Vardar! Kështu shkruan këto ditë shtypi shqiptar në Maqedoni dhe, aty-këtu, edhe ndonjë medie tjetër. Nuk është me rëndësi se cila do të jetë sasia e ujit që do t’i rrëmbehet Radikës: një pjesë e tij, gjysma apo edhe në tërësi (informatat lidhur me këtë janë kontradiktore); shqetësues është fakti që po preket një pasuri natyrore, një lumë, ndër më të pastrit në Evropë, uji i të cilit, qoftë edhe pjesërisht, nuk do të derdhet më në detin Adriatik, si gjithmonë, prejse mbahet mend, por në detin Egje!
Ku kërkohet të devijohet Radika?Pohimi është për lumin Vardar (greqisht: Axhios) është lumi më i gjatë në Maqedoni dhe një lumë i madh i Greqisë. Lumi Vardar është 388 kilometra i gjatë, dhe kullon një sipërfaqe prej rreth 25.000 km ². Lumi Vardar kalon përmes Gostivarit , kanioni Shkup , Veles , Demir Kapi, dhe kalon kufirin grek në afërsi të Gjevgjelisë , Polykastro) dhe Axioupoli, para se të rrjedh në Detin Egje në Maqedonin Qendrore në perëndim të Selanikut në Greqinë e veriut ( Maqedonia e Egjeut ) . Mirëpo zëri shqiptar nuk do të jetë asnjehër pro këtij projekti ashtu si Radika it’s not Vardar river.
Andri says
Edi Rama mashtroi per lumin Radika. Banka Boterore konfirmon dje ekzistencen e projektit dhe se projekti do te vazhdoje dhe 8 m3/sec do te devijohen nga lumi. Ne faqe permendet dhe emri i zedhenes se BB’s e cila eshte dhe goca e halles se Pandeli Majkos (Znj. Ana Gjokutaj). Pse hesht deputeti dhe ish-kryeministri i Partise Socialiste mbi kete projekt?
http://www.worldbank.org/en/news/press-release/2014/01/24/world-bank-statement-on-proposed-lukovo-pole-hydropower-project