-Ministri Daçiç bisedoi me amabsadorin e Shqipërisë në Sërbi, Boçka: Aktivitetet e afërta të dy qeverive do t’i kontribuojë stabilitetit të përgjithshëm në rajon/
BEOGRAD, 27 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka pritur dje ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka.Gjatë bisedës, dyanshëm është konstatuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë po zhvillohen në drejtimin e mirë, për çka dëshmojnë edhe aktivitetet e afërta të dy qeverive, që padyshim do t’i kontribuojë stabilitetit të përgjithshëm në rajon.Njoftimi në faqen zyrtare të MPJ-së së Serbisë thekson se, ministri Daçiç theksoi veprimin e përbashkët të dy vendeve në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Kjo në rend të parë ka të bëjë me zbatimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës, siç është ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, fillimi i punës së Zyrave rajonale për bashkëpunimin e të rinjve dhe themelimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor, përfundon njoftimi zyrtar./b.j/