Ramush Haradinaj paralajmëron Lubonjën se do ta padisë për shpifje/
Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur imazhin e tij dhe të Kosovës.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimit të Fatos Lubonjës të publikuar në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në të cilin Lubonja e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve.
Haradinaj është shprehur i befasuar me komentet e Lubonjës duke i quajtur ato shpifje. Ai ka paralajmëruar se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur imazhin e tij dhe të Kosovës.
Haradinaj ka vlerësuar se qëllimi kryesor i deklaratave të Fatos Lubonjës ka qenë dëmtimi i imazhit të Kosovës.
Pellumb Lamaj USA says
Njeqinde vjete u pre pema e Lirise
Por rrenjet e kombit ishin te thella
Ato njomeshin me gjak martiresh
Filiza buronte Kosova nder breza
Njeqinde vjete u pre Flamuri
Me mijera thika u copetua
Jo,nuk vdiq Shota Galica
Xhem Gostivari,Shaban Polluzha
Njeqinde vjete luftoi Kosova
Jo,nuk u dorezua shqiptari
Jehojne trojet e Shqiperise Etnike
Te qofshim faj Familja Jashari
Marshon e lire Kosova Martire
Me syte e permalluar drejte trungut Nene
Po troket ora e races Ilire
Kush eshte burre,te ngrihet ne kembe….!
Kombet e botes krenohen me luftetaret e Lirise dhe i vendosin ne Altarin e Kombit ,ne Shqiperi jo vetem qe hidhet balte ,por dhe akuzohen…C’fare mallkimi …edhe sa kohe do te heshtet perball ketyre provokimeve te ndyra antishqiptare………………………?