Nga Mehmet Selimi/Franca sërish nuk e lëshoi Ramush Haradinajn, të cilit i vuri prangat me një urdhër arresti të vjetëruar. Fillimisht u tha se nuk ishte lojë politike, por faktet po tregojnë se është më shumë se sa lojë. Franca po bën lojën e Serbisë, lojë që e ka bërë shpesh herë pro serbëve dhe kundër shqiptarëve. Faktet më nxisin që të apeloj:- Shqiptarë ruhuni nga Franca, pasi këto 100 vjet ajo nuk ka qënë me ne; por herë ka qënë me grekët dhe më të shumtën e herëve me serbët dhe në dëm të cështjes sonë kombëtare. Kush janë rastet që e tregojnë këtë:-Ruhuni nga Franca, pasi Franca me porosi të grekëve vrau patriotin Themistokli Gërmenji.
-Ruhuni nga Franca, pasi Franca me porosi të sërbëve strehoi, mbështeti, dekoroi dhe i gjeti vendvarri tek heronjtë e vet kryetradhëtarit të Shqipërisë Esat Pashë Toptanit.
-Ruhuni nga Franca, pasi Franca me porosi të sërbëve sa hyri në Kosovë me KFOR-in vendosi murin ndarës në Mitrovicë në urën e Ibrit dhe pjesën veriore të Kosovës jua dha Sërbëve.
-Ruhuni nga Franca, pasi Franca me porosi të sërbëve arestoi Ramushin. Pra Franca me porosi të sërbëve dhe si një hyzmeqare e tyre, areston djemtë më të mirë të Shqipërisë, si trimi I Haradinajve.
Prandaj shqiptarë, para se të shkelni tokën franceze mendohuni mirë, pasi po të doni atdheun tuaj, Shqipërinë, ju presin hekurat e burgut si në mesjetë. Turp për Francën që i vuri hekurat në duar trimit të haradinajve.
-Doni më për Francën!!!
Shqiptarë ruhuni nga Franca, por mos u ruani nga francezët, nga ata francezë që janë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Nga ata francezë që në vitin 1920 dolën në mbrojtje të djalit të Libohovës, Avni Rustemit. Nga dashamirësi i shqiptarëve si Pukëvili. Nga ata Francezë miq për kokë të shqiptarëvë si Zhak Burkari dhe Justin Godarti; Nga një mik i vjetër i shqiptarëve si Luis Benlou. Në fund, nga më i madhi mik i shqiptareve, mendjemprehti dhe inteligjenti Robert D’Anzhely.
Mehmet Selimi, 9 shkurt 2017