Opinion nga Thanas L. Gjika/
Situata parazgjedhore mjaft e nderë tregon se Partia Socialiste, që kryeson sot qeverinë e Republikës së Shqipërisë i ka kurdisur planet pa marrë parasysh kërkesat e opozitës e në vecanti ato të të përndjekurve të ndërgjegjes, forcës më brilante të shoqërisë sonë. Mirëpo rëndësia që kanë posti i Presidentit dhe ai i Kryetarit te Gjykatës Kushtetuese për ecurinë e reformës në drejtësi, na shtyn të shprehim disa mendime pse personalitete të shquar të opozitës shqiptare nga radhët e të përndjekurve të ndërgjegjes, si shkrimtari i talentuar Visar Zhiti dhe analisti i mprehtë avokati Spartak Ngjela duhet të caktohen dhe të zgjidhen sa më parë në postet e rëndësishme të Presidentit dhe të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.Deri sot të përndjekurit e ndërgjegjes janë mbajtur larg nga pushteti, prandaj Shqipëria është kthyer në një vend prej të cilit duan të ikin të gjithë të rinjtë, sepse aty mungon morali dhe vlerësimi i së vërtetës, sepse këtë mund ta sjellin vetëm ata që kanë vuajtur prej diktaturës komuniste dhe jo ish komunistët, ish sigurimsat e bijtë e tyre që kanë veshur rroba blu ose rozë.
Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, nëse do vërtet të realizojë reformën në drejtësi duhet pa tjetër të luftojë për të sjellë në postet e duhura njerëz që do ta ndihmojnë me ndershmëri për ecurinë e kësaj reforme.
VISA ZHITI, është intelektuali i shquar me bindje të thella demokratike, nga radhët e të përndjekurve të ndërgjegjes, shkrimtar shumë i talentuar, i vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Me veprat e tij të shumta letrare dhe gazetareske ka zënë vendin e shkrimtarit më prestigjoz të ditëve tona, është rast ideal dhe i pakonkurueshëm për t’u propozuar dhe zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë.
Visar Zhiti
|
|
Zgjedhja e këtij personaliteti shqiptar, që ngjan aq shumë me Vaclav Havelin e Republikës Çeke, do të krijonte një imazh tjetër për Shqipërinë në planin ndërkombëtar, kurse në plan kombëtar do të tregonte se partitë politike, sidomos PS-ja, po ecin drejt emancipimit.
SPARTAK NGJELA është avokat nga profesioni, ka njohuri të thella shkencore në shkencat juridike dhe historike. Ai ka shkruar analizat më të thella në plan juridik e filozofik për të metat dhe krimet e diktaturës komuniste. Ai është një nga analistët më aktivë për ecurinë e reformës në drejtësi. Përgatitja e tij e shumanshme si jurist, historian e filozof e bëjnë këtë personatitet, që vjen nga radhët e të përndjekurve të ndërgjegjes, një person të pakonkurueshëm për t’u caktuar dhe zgjedhur në postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Duke zgjedhur të tillë personalitete me formim të lartë demokratik në postet që sugjeruam, reforma në drejtësi do të ecë shpejt dhe Shqipëria do të bëhet atdhe i dashur për të gjithë shqiptarët. Edhe në Shqipëri do të mbizotërojë kultura perëndimore europiane e individualitetit dhe e personalitetit të ndershëm.
Attachments area
Emigranti SHBA. says
Duke patur nje respekt te jashtezakonshem, per shkrimtarin, publicistin te denuarin e dergjegjjes zotin Visar ZHiti, shpreh bindjen se eshte nje person i duhur, per president, pore ne rastin konkret, mendoi qe per president i SHqiperise , tijepet shansi nje femre, sepse edhe ato kane dhene prova qe mundet te drejtojne nje shtet. SHembull kemi GJermanin, zonjen Merkel, Angline, Polonin qe femrat drejtojne me plot sukses, vendet e tyre. Zoti zhiti ashtu si u vleresua nga PS, si ambasador ne Vatikan, edhe pse se dekretoi Bujar Nishani, per kapricot e tij, zoti ZHiti mundet te krye detyra ministriale ne te ardhmen.Ndersa per zotin NJgjela jam shum dakord, jo vetem per nivelin dhe pregatitjen e lart juridike, politike, filozofike, por edhe me gjere. Kurajoz, i papajtushem me cdo padrejtesi, i pakooruptuar, aktiv ne ne debate e diskutime per rreformen ne drejtesi. Per zotin NJgjela, ligji dhe drejtesia barazia para ligjit. jane te pandara. Vetem nje person i tille mundet te bej rrevolucjon ne berjen e nje drejtesie per te gjithe dhe ne interes te demokracise dhe qytetareve. SHpresojme qe zeri yne te degjohet, nga istancat brenda vendit, pre edhe nga nderkombtaret, qe ne krye te gjukates se lart te emerohet zoti Spartak NJgjela.
Jakov says
Mire e ke menduar kete propozim ,por ke haruar se PS e kuqe flake qe vjen nga rradhet me aktive te byroisteve te mallkuar ,a do ta pranoje kete ?Ata me mire helmojne vehten apo shesin gjithe ckane edhe familjaret ,per te mos dorezuar pusht-shtetin qe kane ne dore dhe qe u jep atyre jo rrogen mujore se ato nuk ju dalin atyre as per akullore e kafete ,por mijonat qe xhvasin perdite nga drogat qe shesin jasht duke helmuar keshtu jo vetem rinine gjimnaziste qe sot perdor droge ne mase por edhe Europen mbare .Ajo qe thoni ju eshte me se e drejte ,por vetem teorike se se eshte e realizueshme vetem permes forces se armeve duke i fshire ata (Klanin komunist qe mashtron perdite popullin me fjali te bukura qe mediokriteti i pi si kafene mengjezit te shoqeruar me fernet .Jam i sigurt se po u vu Ngjela si kryetar i gjykates se larte –qe ditene pare se paku ,500 vete do hyjne ne burg (Me shume tedrejte —-une do te doja 1000 ne diten e pare dhe 1000 ne te dyten )po ku ma ke or mik ate mendje flori se ashtu duhej te ishte .Kjo forme qe propozoni ju eshte menyra kushtore e pakryer ne vend te nje te tashme qe te defteje realitetin .Jam shume skeptik per te mos e quajtur utopi kete reforme .