Z.Mentor Burovci,(MD):“Asnjë komplikim ligjor nuk do ketë ai i cili regjistrohet, pa marr parasysh nënshtetësinë që ka, shtetin ku ka lind, vendin ku jeton, regjistrimi është vetëm regjistër i të dhënave numerike për qeverinë e Kosovës. Regjistrimi është akt vullnetar dhe jo i obligueshëm dhe do ishte dëm i madh largimi nga regjistrimi. Në regjistrim mund të marrin pjesë të gjithë mërgimtarët nga të gjitha trevave shqiptare”.
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës të enjten u mbajt takim informativ lidhur me procesin e regjistrimit të diasporës i thirrur nga Ministria e Diasporës. Organizimi i bë nën “Agjenda e Fokus Grupit” nga KosovoDiaspora me temën “Qëllimet, Sfidat dhe Mundësitë” Fjalën përshëndetëse e mbajti z. Imer Lladrovi, konsull. “Diaspora është pjesë themeli e shtetit të Kosovës, andaj dua ta përgëzoi Ministrinë e Diasporës për këtë aktivitet me rëndësi”. Znj. Linda Fetiu e drejtoj takimin, ajo dha disa informata rreth temës për diskutim. Z.Mentor Burovci, përfaqësues i M.D. u foli të pranishmëve lidhur me rrjedhën e procesit të regjistrimit. “Regjistrimin e mërgimtarëve është duke u zhvilluar dhe si shtet kemi për herë të parë të dhëna lidhur me diasporën. Këto të dhëna do na shërbejnë shumë ne dhe qeverisë së Kosovës në ndërtimin e politikave më të sakta shtetërore për sa i përket diasporës dhe mërgatës. Me të dhënat që do i kemi në të ardhmen do mundemi t’i qasemi më afër diasporës sonë me rastin e hartimit të planeve vjetore, aktiviteteve, projekteve që i referohen mërgatës sonë. Dua ta potencoi se hartimi i regjistrit është një akt ligjor i cili na obligon dhe është dokument qeveritar për pesë vjet. Ju kisha apeluar të gjithë mërgimtarëve që të regjistrohen sepse do jetë me dobi të shumëfishtë në realizimin e programeve e projekteve të rëndësishme për diasporën. Dhe, secili do jetë në një formë personalisht i promovuar”. Ndërsa z.Lorik Pustina foli lidhur me aktivitetin e “Fokus Grupeve”. Ai falënderoj organizatat ndërkombëtare që e kanë ndihmuar këtë projekt sfidues. “Me regjistrimin e mërgatës ne do ta dimë fuqinë reale, sa jemi ne në diasporë, jashtë trojeve etnike shqiptare. Ne jemi duke punuar në drejtimin e kartelës identifikuese dhe kjo do sjell përfitime të ndryshme dhe besojmë se kjo ide do vjen pas regjistrimi”. Ai foli lidhur me ruajtjen e të dhënave duke përmendur ligjin mbi ruajtjen e privatësisë së shënimeve. Të dhënat janë të siguruara. Regjistrimi kalon nëpër disa faza dhe tani jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave, regjistrimin dhe do përfundon me pastrimin (vërtetimit) e të dhënave, formimi i buletinit e të dhënave. Të dhënat janë të përditësuara, regjistrimi do vazhdon. Të dhënat statistikore do i jepen edhe Republikës së Shqipërisë e cila e ndihmon po ashtu procesin e regjistrimit. Problemi më i madh është kthimi i formularëve të plotësuar deri në Ministrisë së Diasporës, se sa shpërndarja e tyre. Andaj, forma elektronike është më e lehtë dhe më e sigurt”
Në diskutim u shtrua pyetja e nënshtetësive, kur dihet se Austria bie fjala, njeh vetëm një nënshtetësi, a kanë pengesa ata që regjistrohen. Ligji parasheh mundësinë e regjistrimit pa marr parasysh çfarë nënshtetësie ka dhe në cilin vend ka lindur.
Asnjë komplikim ligjor nuk do ketë ai i cili regjistrohet, pa marr parasysh nënshtetësinë që ka, shtetin ku ka lindë, vendin ku jeton, regjistrimi është vetëm regjistër i të dhënave numerike për qeverinë e Kosovës. Regjistrimi është akt vullnetar dhe jo i obligueshëm dhe do ishte dëm i madh largimi nga regjistrimi. Në regjistrim mund të marrin pjesë të gjithë mërgimtarët nga të gjitha trevave shqiptare.
Regjistrimi fizik bëhet përmes formularëve të cilët i kemi gjithandej ku mërgimtarët gjendën, udhëtojnë, në komuna etj.
Regjistrimi O-line më i lehtë dhe kërkon vetëm disa minuta. http://rd.rks-gov.net/(S(fgjxqhvgtqdjjsejoky4siyj))/Home.aspx; rd.rks-gov.net/
Nga të pranishmit kishte shumë pyetje, vërejtje, sugjerime, kritika dhe propozime të cilat u dëgjuan me vëmendje dhe u sqaruan me kujdes nga përfaqësuesit zyrtar të institucioneve.
Në fund u dha një koktej rasti për të pranishmit.
Mark Gjonaj says
Nuk flas se jam pesimist, por ka shume faktor qe diaspora nuk regjistrohet, shqiptaret edhe diktatura e pati te veshtire t’i fusie ne rrjesht. Mendoj se arsyja e pare eshte se pjesa me e madhe, indiferente e shqiptarve, ekziston mendimi tabu qe nese emigrojne nuk duan te rikthehen ne kombesine e tyre; qendrojne larg aktiviteteve te ndryshme qe mbajne gjalle kulturen e mosasimilimit dhe nuk degjohen me. E dyta eshte frika se shume prej tyre nuk kane dokumenta qendrimi, nuk duan te bjene ne sy dhe nga mosbesimi ne regjistrim, ata nuk paraqiten vullnetarisht te regjistrohen. E treta ka shume rendesi se kush e merr kete nisme, sa serioze eshte kjo dhe stafi i caktuar. E katerta qe te behet shpejt dhe i sakte ky regjistrim, detyra kryesore, lidhja me zyrat e emigracionit, duke shfrytzuar numerimin e popullsise se atije shteti. Ka dhe te tjera arsye pse shqiptare nuk duan te duken, por te zhduken!