Nga Mimoza Dajçi/New York/
Humbja drastike e PD për Bashkiaket 2015 ishte një rënie fatale nga “trampolina në thellësitë e Adriatikut”. Pavarësisht dhunës, manipulimeve apo pazareve nën dorë që mund të ketë bërë koalicioni i majtë, mendoj se PD gjithmonë e ka ndier rrezikun e humbjes dhe ka qenë e frikësuar për rezultatin në çdo situatë elektorale. Personalisht nuk pajtohem me dëmet që solli alenca PS + LSI në këto zgjedhje, por PD këtë disfatë “nuk e besonte” por e ndjente brenda vetes.
Pse?
Historikisht qysh në krijim, pranë strukturave të saj deri në kupolë infiltruan njerëzit e sigurimit të shtetit, të cilët i sollën dëme të mëdha gjysëm shekullore vendit tonë. Populli i vuajtur, veçanerisht shtresa e persekutuar politike e fali një herë dy, dmth e votoi disa herë rradhazi Partinë Demokratike, por kur pa se gjërat nuk po shkonin siç duhet, nuk e la më “miun ti kalojë nën mustaqe” dhe e dërmoi keq duke mos e votuar maksimalisht atë. PD si edhe më parë në zgjedhjet e 21 Qershorit pësoi një disfatë të madhe, mori një goditje ndoshta të “befasuar”për drejtuesit e saj, por jo të paramenduar.
Vite më parë në lagjen ku banoja në periudhë zgjedhjesh elektorale pranë komisionit të një qendre votimi, PD kishte vendosur si komisionere bijën e një spiuneje të sigurimit të shtetit, shoqen Anilda Panajoti. E ëma e saj Ksanthipi Panajoti, ishte spiune e devotshme e sigurimit. Nëse rastësisht gjendeshe përballë saj të dridheshin leqet, për rrjedhojë do të ndroje drejtim se çdo herë do gjente si sebep diçka për të marë masat në lagje. Jo moda, fundi jo minifundi, jo pantallonat cowboy, antentat e televizorit mbi çati (ne si familje nuk kishim televizor në atë kohë) e ku ta di unë çfare do të sajonte, vetëm e vetëm që të binte në sy të diktataturës. Po sigurisht familjet me “damkë” në biografi ishin gjithmonë tepër të kujdesshme në çdo hap, pasi ishin si “delja e zezë mes të bardhëve”, në qendër të vëmendjes nga sigurimi dhe ishte e vështirë përballja me “frontin demokratik” të lagjes, të cilët mernin vendime arbitrare e të nxinin jetën deri në internime e burgosje për banorët e tyre.
Do të thoni ju Anilda Panajoti si bijë e saj nuk kishte faj, edhe ajo kishte dëshirë të kthehej djathas e të shërbente në politikën e re, pranë PD. Dakort, të shërbente se nuk do zhvillohej përsëri lufta e klasave, por si i thonë një fjale popullore jo drejt e në thelë, pasi me herë të parë e vendosën komisionere tek një qendër votimi për partinë demokratike.
Personalisht këtë shqetësim e paraqita tek kryesia e zonës, konkretisht tek Orhan Sakiqi, por ai me indiferentizëm e shpërfilli bisedën time, ktheu kokën nga ana tjetër, sikur të isha e padukshme, ndërsa kur ishte koha që Orhani kandidoi për Këshillin Bashkiak të Tiranës tregoi shenja respekti ndaj njerëzve të persekutuar të lagjes deri në ditën e votimit, pastaj mori përsëri rolin e indiferentit.
Qysh tek këto struktura të vogla në dukje shtresa e persekutuar politike e shqiptarët e mirë, jo të inkriminuar me të kaluarën e hidhur pranë çdo lagje të Shqipërisë filluan të hidhnin hijet e dyshimit se, kjo parti nuk ka të ardhme pozitive. Raste të tjera kemi plot, por unë dua të ndalem konkretisht në një nga zonat e Tiranës ku kam jetuar, e ku kam zhvilluar jetën politike pranë strukturave të PD. Një rast tjetër shumë i spikatur që nuk mund të le pa përmendur është edhe bija e një sigurimsi tjetër me pozitë të lartë në Ministrinë e Brenshme, quajtur Mira Trebicka, të cilën Marjeta Pronjari si patriote korçare që e kishte edhe si bijë sigurimsi që ishte edhe vetë, e ngriti shoqen Mira Trebicka deri në pozicionin e koordianatores së gruas në lagjen tonë, ndërkohë që nuk mori asnjë mendim të strukturave të zonës apo pa bërë qoftë edhe një takim parazgjedhor për kandidimin e saj në këtë pozicion partiak. Mercologia e kohës së diktaturës Mira Trebicka njihej shumë mirë që kishte punuar në Tregëtinë e Jashtme, ku java shtatë Mira Trebicka tetë në avionin, duke shëtitur e lidhur kontratat e bisnesit shqiptar me botën e huaj. Kur pa që timoni i politikës së saj po merte drejtim të kundërt me rrjedhën e kohës, i vuri detyrë vetes të kthehej djathtas për të përfituar përsëri privilegjet e ëmbla të së shkuarës. Dhe kështu bëri vërtetë filloi angazhimin e saj si Anilda Panajoti pranë PD-se, nëpër komisionet e qendrave të votimit e më tej.
Duke u ndalur tek vetja, por Kurrë se si për të lavdërur veteveten, si femër e përfshirë në lëvizjen feministe në dobi të demokracisë e mbrojtje të vlerave të saj, si dhe veprimtare pranë Organizatës së Gruas së Persekutuar Politike (ku isha edhe themeluese e saj) trokas në derën e një fondacioni në Tiranë, për të paraqitur një projekt për gruan e persekutuar politike, nëse do të ishte e mundur për miratim. Këtë projekt e kishim hartuar së bashku me vajzat e gratë e organizatës tonë, por siç dihej të gjitha fondacionet duke filluar nga Sorros e të tjera drejtoheshin nga fëmijët i ish sigurimit të shtetit ose dora vetë e sigurimit të mëparshëm me në krye Pirro Mishën.
Nejse, në bisedë e sipër me drejtuesen e fondacionit, ulur përballë meje e unë në këmbë, shtypte në kompjuter e pa më parë në sy më tha: “Moza unë e di që ti përveç organizatës së gruas së persekutuar ku bën pjesë, je e angazhuar edhe në strukturat e larta të Partisë Demokratike”.
“Po, pastaj – e ndërpreva” unë – çfarë lidhje ka kjo me projektin?
– Jo – më tha – nuk e kam aty fjalën, por diku tjetër…
– Pse thua kështu – i thashë unë – apo sepse kështu ju intereson juve të majtëve?
– Jo, jo – më tha – por aty shikoj shumë fytyra që deri dje kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, ndërsa sot i janë ngjitur PD, e për rrjedhojë mendoj se ajo parti nuk ka vizion te qartë.
Pa ja ushqyer bisedën vazhdoi të flasë.
Përmendi emrin e Lajla Pernaskës. Kjo tha psh, ka studiuar në Francë. Pavarësisht rezultateve të mira që mund të kishte një nxënës i shkollës së mesme në periudhën e komunizmit, nëse nuk do të kishte biografinë “e mirë” e pa firmosur në organet e Ministrisë së Brendshme që për çdo rast do të bashkëpunonte me sigurimin e shtetit nuk do të gëzonte të drejtën e studimit. E pra Lajla Perrnaska – tha fondacionerja – është një nga ato që ka firmosur për të bashkëpunuar me sigurimin e shtetit të asaj kohe, e kështu ju bë i mundur fluturimi i saj drejt Francës për studime si shumë të tjerë.
Sipas saj, këtë informacion e kishte marë nga burime të sigurta dhe se kjo ishte një proçedurë e njohur, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe për këdo që do ti besohej një specializim jashtë vendit apo një e drejtë studimi.
Dhe vërtetë Lajla Pernaska ndoqi studimet e larta në Francë në periudhën e rregjimit komunist, kur u kthye e caktuan mjeke në Spitalin Pediatrik të Tiranës. Në atë periudhë unë punoja pastruese me tre turne në këtë spital, punët e rënda ishin vetëm për të persekutuarit politikë. Vitet kaluan e Lajla Pernaska u zgjodh deputete e Partisë Demokratike.
Kjo histori e shkurtër që mësova nga fondacionerja ishte një rastësi. Shumë gjëra dihen, por edhe nuk dihen kaq në detaje nga populli ynë, por hapja e dosjeve do ti qartësojë më mirë enigmat e kësaj skeme që akoma vazhdon të manipulojë nën flamurin blu të demokracisë – demokracinë e vërtetë, duke larguar njeriun e mirë me figurë të pastër, jo të inkriminuar e jo të korruptuar.
Theksoj se duke mos u pajtuar në asnjë mënyrë e dënuar dhunën, provokimet e manipulimet e së majtës në këto zgjedhje, por nisur nga fakti që në Shkodër fitoi PD tregoi se vetë populli e voti PD, e pëlqeu kandidaturën e saj, vlerësoi punën e përpjekjet e Znj. Ademi, ndërsa Kryeqyteti i Shqipërisë megjithë reputacionin që gëzon doktor Kosova, mirësitë që i ka sjellë shumë familjeve shqiptare, e që fushata e tij u vlerësua si model edhe nga Ambasadori Amerikan në Shqipëri, përsëri Tirana e rrëzoi, nuk i dha votën maksimale partisë që ai përfaqësoi për të dalë fitues.
Kjo pakënaqësi e votuesit kryeqytetas apo i rretheve të ndryshme të vendit nuk erdhi rastësisht, por si vazhdë e një sërë gabimesh apo fajesh të vetë PD në rang republike, disa drejtues të së cilës janë kthyer në arogant e jo dashamirës me votuesin e popullin në tërësi, nuk qëndrojnë afër halleve e derteve të tyre. Disa prej tyre sa marin një funksion të lartë politikë ose qeveritar i presin kontaktet me elektoratin e luajnë aktorin indiferent. Pikërisht se edhe pas zgjedhjeve të kaluara parlamentare nuk u bë analiza e thellë, e askush nuk mori përsipër përgjegjësitë, ndodhi përsëri ky rezultat.
Si të mos humbiste Bashkiaket 2015 Partia Demokratike, e të mos pësonte rënie fatale nga “trampolina” kur që nga grup seksionet deri në Parlament e Këshillin Kombētar të saj “notojnë notarë” jo të dëshëruar për popullin, me të kaluar jo të pastër të personalitetit të tyre.
Emrat e mësipërm i përmenda jo për ego personale, por çdo ditë e më shumë kërkohet të flitet me emra konkret. Sigurisht shqetësimet që kam vërejtur i kam ngritur në kohën e duhur në takimet e ndryshme të PD deri në kongres të saj, por asgjë nuk ka ndryshuar edhe sot pasi servilat, shpifësit e mashtruesit manipulojnë të vërtetën për të dalë në sipërfaqe të ujit.
Fritz Radovani says
Nje analize reale e gjendjes mjerushme te Shqipnise.
Kishte kohe qe nuk kishe lexue artikuj me emna spijunesh dhe agjentash sigurimi. Vertete qe gjendja asht keshtu, por nuk shihet asnje shenje permirsimi perderisa jane ba 25 vjete qe dy partite drejtuese jane bija te nje nanes prostitute.
Ju pershndes per saktesine dhe guximin.
lek mirakaj says
Bravo Moza.Shkëlqyshëm.E vërteta duhet thënëvetëm ajo të shëron
Resul Bedalli says
Fritz kam respekt per ju , po komenti juaj ngjan
me komentet e social-komunisteve te zemeruar se shume vet
qe punuan ne ate sistem kur rra muri i Berlinit u ngritene kundra sistemit komunist dhe nuk I shin bij te PP gjakatare, Moshkruaj pa u menduar o Fritz, me emmer jo shqiptari, ndryshoje, se cka dicka te frikshme ai emer,
Resul Bedalli says
Moj Moza pse nuk shkon ne Shqiperi te marresh drejtimin e PD, dhe te zbulosh armiqte e fsehur aty,Moj Moza qe nuk ke idene se cka ndodhur me votat e PD. Kam nje pyetje si qe e mundur te fitonte PD në nje zone te veshtire siç eshte Lumi I Vlores ( Laberia nga Selenica ne Kuc. Sepse leberit u fyen nga premtimet mashtruese te Rames dhe e shporren nga krahina e tyre. Keshtu jane punet ne te vertete o Moza dhe mos u merr me thashtheme grash o Moza.
Hashim Droboniku says
Me vjen keq qe disinformimi mediatik ndodhka dhe ne komunitetin e vogel shqiptar te amerikes. Si gazete online minimumi i kerkuar eshte qe te verifikohen ndodhite dhe njerezit qe permenden, kjo pasi ju si gazete duhet te kujdeseni nga padite qe mund te vine. Kijeni parasysh!! Thone qe para se te shohesh barin e komshiut shif tendin. Permendja e emrave rastesore ardhur nga nje mllef kaq i madh i mbajtur prej vitesh perdorur ne kete menyre eshte per te ardhur keq.