Shkruan:Episkopi i Bylisit, Asti/
Teksti me titull «Njohje të vjetra të Kryepeshkop Anastasios me Mitropolitin Sebastianos» i z. Arben Llalla, që u botua në gazetën tuaj elektronike, dt.19.4.2015, paraqet informacione të pasakta, të gënjeshtërta dhe të ngatërruara.
Shkrimi përpiqet me mënyrë dinake të bëjë lidhje me të dhëna para 60 vjetësh pa lidhje. Biografia e Kryepiskopit Anastas është e njohur botërisht. Kështu konkretisht Kryepiskopi Anastas u largua nga rrethi i Vëllazërisë “ZOI” (“JETA”), në vitin 1963, si dhjakon. Asnjëherë nuk shkoi në Vëllazërinë “SOTIR” (“SHPËTIMTARI”), në të cilën shkoi atëherë arkimandriti Sebastianos. Kryepiskopi Anastas shkoi për studime në Gjermani, me bursë të Fondacionit gjerman “Alexander Fon Humboldt”. U zgjodh profesor i Universitetit të Athinës, shërbeu në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave në Gjenevë dhe u zgjodh në poste të larta të këtij organizmi botëror, ndërsa më vonë u përkushtua në Misionin e Apostullimit Orthodhoks në Afrikën Lindore.
Kryepiskopi i Greqisë, Serafimi, nuk i përkiste Vëllazërisë “ZOI”, përkundrazi mbajti qëndrim armiqësor ndaj kësaj vëllazërie dhe nuk simpatizonte vizionin ekumenik dhe pajtues të Anastasit. Patriarkana Ekumenike i caktoi si detyrë Anastasit veprën e ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për arsye të përvojës së tij të madhe, prestigjit të tij ndërkombëtar dhe shpirtit vetësakrifikues.
Me këtë rast, po shtoj edhe një detaj mjaft karakteristik. Në vitin 1989 në Mbledhjen e Përgjithshme të “Këshillit Botëror të Apostullimit dhe Ungjillëzimit” në San Antonio, Teksas në SHBA, Anastasi atëherë episkop dhe profesor universiteti, si kryetar i Asamblesë në të cilën merrnin pjesë mbi 700 përfaqësues nga 106 vende të botës, insistonte të përfshihej në mesazhin e këtij Këshilli edhe referimi për Shqipërinë: “Krishti vazhdon të vuajë në shumë vende të botës dhe pret prej nesh përgjigjen konkrete: solidaritet dhe veprim…ndërmjet të tjerave dëgjuam edhe dhimbjen e pazëshme të komuniteteve fetare, të cilave Kushtetuta e vendit u mohon të drejtën e ekzistencës, siç ndodh në Shqipëri”. Këto pra u thanë nga Anastasi, në atë kohë Episkop dhe Profesor Universiteti, në vitin 1989, në kohën e errësirës së përndjekjes ateiste në Shqipëri.
Zoti Llalla për qëllimet e tij të dyshimta përpiqet të aludojë negativisht për ndershmërinë e Kryepiskopit Anastas. Tashmë të gjithë e njohim ofrimin pa interes të dashurisë së tij për çdo popull. E vërteta mbetet e qartë dhe e padyshimtë.
Episkopi i Bylisit, Asti
Tiranë 21.4.2015
grupi says
E keni shume shume gabim Z. Episkop i Bylisit Asti kur thoni se Llalla aludon negativisht ndaj Z.Janullato.
Per ne si nji grup te ndershem shqiptare, themi se Llalla thote te verteten, dhe keto te verteta ju Z.Epishkop i Bilisit Asti me qellim i shtremberoni.
tz says
Cfar mund te presesh nga prifterinje qe e kane mallkuar gjuhen shqipe me themel, qe kane luftuar per asimilimin dhe aneksimin e ketij populli dhe tokave te tije.Dhe pergjigje eshte se ky popull eshte autokton ne ato troje perfshi çamerine kane ate histori qe quhet greqiiiii. Por nuk ja kane arritur dhe nuk do te arrijne atij qellimi
Butrinti says
Ndodhesha ne takimin e pare te Z. Janullatos ne Sarande > Pyta si do ndihmoheshim per te rindertuar keto kisha dhe mora pergjigjen Vet i prrishet vet ti ndertoni . Dola me te shpejt jashte Ky ska ardhur per kishat mendova por per te tjera gjera .
Rasim says
Nuk na duhen vleresimet e Janullatosit , kur ai sherben greqise ne Shqiperi , me shume se prifti Kozma dhe per kete u denua me vekje. Shqiperia jeton prej mijera vjetesh me shume se Hebrejte ghe greket. Koha solli disa tradhetare si Ramiz Alia, Nano, Berisha, Rama etj. Dhe vete koha do ti zhduke, dhe Shqiperiado te jete e bashkuar si perandiria e dikushme Pellazge.
Illo says
Kryepeshkopi shqiptar pretendohet se duhet te ishte i huaj , pas katrahures antifetare komuniste te 1967 . Po pse te ishte grek ? kur dihen kontradiktat fetare dhe politike midis nesh dhe Greqise . Kisha dhe qeverrite greke , nuk kane kerkuar falje per masakren came dhe nderhyrjen barbare te 1914 . Qe keto Dy kisha , te kene nje paqe te brishte , janullatusi , duhet te largohet nga Shqiperia . I. Foto