Vangjel Dule me paraushtarakët e Shenjtë Ortodoks Jeros Loxos 2012/
Nga Arben LLALLA/
Në një gazette të përditëshme në Tiranë pedagogu Agron Gjekmarkaj botoj një shkrim me titull: “Moda për të Sulmuar Vangjel Dulen”. Këtë reagim të Gjekmarkaj e lexova me vëmendje dhe nuk po arrij ende të kuptoj përse ky pedagog po luan rolin e avokatit të Vangjel Dules? Megjithatë unë në shkrimet e mia ja kam përplasur në fytyrë Vangjel Dules aktivitetin e tij që bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Këtë herë për ti rifreskuar pak kujtesën Agron Gjekmarkaj po ribotoj fotot e Dules me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, por edhe disa të dhëna të reja ku shihen takimet e Vangjelit të Gjekmarkajve me paraushtarakët e organizatës së shenjtë ortodokse Jero Loxos 2012 si dhe me kryetarin e organizatës fashiste SFEVA.
Disa herë Vangjel Dule gjatë viteve 2012-2014 ka marrë pjesë në aktivitetet që organizonin shoqatat e minoritetit grek në Athinë dhe Larisë me temë për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose Autonominë e Vorio Epirit. Vangjel Dule e ka ditur mirë se ku ka shkuar sepse në ftesën që i është bërë shkruan qartë se bëhet fjalë për promovimin e Autonomisë.
Vangjel Dule është fotografuar me atë palo flamur i cili nuk përfaqëson Republikën e Greqisë, as ndonjë ekip futbolli, as ndonjë bashki, por qartë tregon se është flamuri i qeverisë së Autonomisë së Vorio Epirit i kryesuar nga Gjeorgjio Zografos dhe adartët e tjerë të ardhur nga Athina në vitin 1914.
Fotoja e re që po publikojmë denoncojmë takimet e Vangjel Dules me drejtuesin e organizatës SFEVA, Filotheo Kemenzhezhidhis, si dhe me paraushtarakët e organizatës së shenjtë ortodokse Jero Loxos 2012. Takimi është bërë në Korçë, Tetor 2012. Vangjel Dule vuri një kurorë me lule në emër të Jeros Loxos 2012, në kryqin e madhe që gjendet Boboshticë të Korçës. Këtë kurorë e kishin sjellë anëtarët e Jeros Loxos 2012 dhe SFEVA për Vangjel Dulen nga Greqia.
Paraushtarakët e Shenjtë Ortodoks Jero Loxos 2012, financohen nga kisha greke dhe qendrën e kanë në Mitropolinë e Konicës ashtu si dhe SFEVA,
Në përfundim dua ti them Agron Gjekmarkaj se në shkrimin e tij ai u bë avokati i Djallit që punon prej kaq vitesh për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Është mirë që nëse nuk i dini gjërat më mirë heshtni z.Gjekmarkaj sepse një fjalë e shprehur gabim vret më shumë se plumbi.