Më shumë se 70 republikanë, i dërguan një letër të hapur Komitetit Kombëtar të partisë duke i kërkuar këtij organizmi që të mos e ndihmojë më fushatën e Donald Trump. Sipas firmëtarëve të letrës, qëndrimi ndarës dhe paaftësia e Trump rrezikojnë që të dëmtojnë ndjeshëm partinë në zgjedhje e nëntorit. Në letër shkruhet se partia duhet të harrojë Trump dhe të fokusohet tek kandidatët që garojnë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo do të thotë se një pjesë e republikanëve që kundështojnë Trumpin, i cilësojnë të humbura zgjedhjet presidencaile në nëntor dhe duan që të kufizojnë sa më shumë disfatën duke u paraqitur sa më mirë që të munden në zgjedhje për Kongresin. “Ne besojmë se ndarja, papërgjegjshmëria, paaftësia dhe mungesa rekord e popullaritet që Trump ofron, do të sjellë një fitore të jashtëzakonshme të demokratëve në zgjedhje presidenciale”, shkruhet në letër. Sipas kundërshtarëve të Trump, partia duhet të fokusojë burimet që ka në dispozicion tek garat për senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, pasi gara e Trumpit është tashmë e humbur dhe kjo bëhet e qartë nga dita në ditë. Vetë Trump, duke reaguar ndaj letërs tha se nuk është aspak i shqetësuar se partia mund t’i presë fondet dhe ai mund të bëjë të njëjtën gjë, të mos financojë më Partinë Republikane. Kritikët kërkojnë që Trump të lërë vullnetarisht kandidimin për ta zëvendësuar, por zor se ai do ta bëjë. mbi të gjitha rregullorja e partisë nuk lejon gjetjen e një tjetër kandidati në këtë pikë të garës. Disa republikanë kanë sugjeruar një rregullore që s’është përdorur kurrë më parë: shpallja e Trumpit jo mirë mendërisht nga Komiteti Kombëtar. Por të shpallësh të çmendur njeriun që është zgjedhur nga më shumë se 10 milionë amerikanë është një lëvizje tepër e guximshme dhe nuk dihet se çpasoja mund të sjellë. Sondazhet tregojnë se Trump po humbet terren në shtetet të rëndësishme për zgjedhje dhe krerët e partisë duhet të marrin vendime të vështira.
Jakov from Israel says
Trump mund edhe te humbas ,por ai nuk eshte me shume trap se ju qe beni letra te tilla ku fyeni vehten tuaj ne rradhe te pare dhe demtoni rend partine republikane ,duke ja ulur autoritetin –prej jush ,jo prej Trump.Nuk e kuptoje ku qendrone keqja ne programin e tije kur desheron te ndertoje nje mure 1600km ku gjysmat do ti paguaj Meksika ,do te bej nje lufte te shpejte kunder IS duke i rivendosur SHBA autoritetin e humbur prej Qe everise se Oubambas –apo kur demaskon dhe ve para pergjegjesise Plaken E Billit per E-mailet ne kundeshtim te interesave te Amerikes .Kaq gje ,nuk ju mjafton per ti dhene te drejte atij .Jini cmirrezinje sepse nuk arrini dot te beni e ndertoni ate qe ai ka ndertuar .Shkoni dhe shihuni ne pasqire nje here se kini nevoje te beni ndoftaplastke ne tru-qe akoma nuk eshte aplikuar.
Jakov from Israel says
Une ate qe kisha per Trapat e republikaneve (letren e tyre )e shkrova dhe besoje se kjo gjatesi ju pershtatet atyre .Po qe se e duan me te gjate –do te shkruaj serish per kete teme .Turp tu vije se po ndohmoni PLAKARUQEN ne kete menyre –Sheme turp per JU