Me rastin e 70 Vjetorit/
Shkruan: Prof. Sami Repishti/
Ridgefield,CT.- 2 Janar 2014.- Me daten 31 dhetor 1943 deri me daten 2 janar 1944, ne katundin Bujan (Bunjaj) te Tropojes, Republika e Shqiperise, nji grup patriotesh shqiptare me banim te perhershem ne Kosove dhe ne Republiken e Shqiperise, dhe nji grup perfaqsuesh te forcave politike e ushtarake pro-komuniste, Levizja Nacional Clirimtare e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit, ne perpjekje me legjitimue rezistencen e tyne kunder pushtuesit fashist italian ma pare, dhe nazist gjerman ma vone, u mblodhen per marrjen e vendimeve ne lidhje me drejtimin politik te ardhshem per Krahinen e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit. Ne perfundim te bisedimeve trediteshe u vendos te paraqitet per aprovim nji Rezolute, ku te pershkrueheshin vijat kryesore politike te rezistences kunder pushtuesit, bashkepunimin me dy shtetet fqinj, Shqiperia dhe ish Jugosllavia, dhe te shprehej vullneti i lire i perfaqsuesve per te ardhmen e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit, ne ate kohe te pushtueme nga okupatori gjerman., por e administrueme nga elemente nacionaliste, qe per arsye objektive, pranuen bashkepunimin me okupatorin. Rezoluta e Bujanit –ashtu si njihet tashti ne histori- u aprovue unanimisht nga 49 delegatet e akredituem e te pranishem, me kombesi shqiptare, serbe dhe malazeze.
Me kete akt guximtar, politikisht korrekt, te justifikuem, dhe te pranuem unanimisht, Kosova hyni ne histori si nji njisi politike autonome, ne pritje te fazes perfundimtare te Luftes se II Botenore, dhe fillimit te nji jete te re ne arenen nderkombetare me identitet te percaktuem dhe orientim antifashist, pjese e Koalicionit te Madh Anti-fashist Anglo-Sovieto-Amerikan gjate L2B.
“Rezoluta e Bujanit” ashte nji dokument qe paraqet korrektesisht vijen politike te Partise Komuniste te Jugosllavise (PKJ) ashtu siç propagandohej ajo nga Levizjet Nacional-Clirimtare, ombrela te propagandes komuniste. Paragrafi i fundit kontestues duket si nji shtese e fundit per plotesimin e deshirave te disa anetareve dhe per nevojen absolute me qetesue shpirtenat e shqetesuem te popullsise se frikesueme shqiptare te Kosoves per te ardhmen e tyne. Megjithate, ky paragraph, mbetet kryesisht pjesa qe ruen vleren historike, dhe qe ma vone u kontestue fortesisht nga ana jugosllave:
Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit jane te banueme ne shumice nga shqiptaret, te cilet si gjithmone edhe sot duen bashkimin me Shqipenine.
Rruga e vetme qe populli shqiptar i Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit te bashkohet me Shqipenine asht lufta e perbashket me popujt e tjere te Jugosllavise, sepse kjo asht rruga e vetme me fitue lirine, ne te cilen te gjithe popujt, pra edhe populli shqiptar do te kene mundsi me vendose mbi fatin e tyne me te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje…
Kjo e drejte garantohet nga Ushtria Nacional-Clirimtare e Jugosllavise, Ushtria Nacional-Clirimtare e Shqipenise dhe nga aleatet tone te medhaj te Koalicionit Antifashist Anglia, Bashkimi Sovietik dhe Amerika, nga Karta e Atlantikut dhe nga Konferenca e Teheranit.
***
Para “Rezolutes se Bujanit”, qendrime politike dhe akte inkurajuese kane pergatite terrenin per kete “kerkese” te guximshme,- “bashkimin e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit me Shqiperine”-, siç ishte ajo e Bujanit:
Ne dhetor 1942, dy udheheqes komuniste, Boro Vukmanovic dhe Ramiz Sadiku, sugjerojne formimin e nji Keshilli Krahinor per Kosoven e Metohine, te frymezuem nga vendimet e marruna ne Sesionin e Pare te AVNOJ (Keshilli Antifashist Nacional Clirimtar i Jugosllavise) Jajçe, nandor 1942.
Me 21 shtator 1943, Millosh Milic, delegat komunist i Partise Komuniste te Jugosllavise ne Kosove-Metohi sugjeron qe emni “Metohia” te kthehet ne “Rrafshi i Dukagjinit..…sepse ky ashte emni qe popullsia vendese perdoron; kjo popullsi shikon te ‘Metohia‘ nji emen serb”.
Shtator 1943. Emni Keshilli Nacional-Clirimtar per Kosoven e Metohine çfaqet publikisht ne Kosove
6 tetor 1943. Pavle Jovicevic-Rade, sekretar i Komitetit Krahinor te Partise Komuniste Jugosllave (PKJ)per Kosove e Metohi konfirmon ekzistencen e Keshillit.
Tetor 1943. Si reagim kunder suksesit te madh te Lidhjes se Dyte te Prizrenit qe ngjalli shume shpresa ne Kosove (shtator 1943) Fadil Hoxha, komandant i Shtabit Kryesor te njisiteve Nacional-Clirimtare dhe aradheve partizane te Kosoves, njoftoi pergatitjet per nji Konference qe “…do te ishte edhe me ma shume randesi se Lidhja e Prizrenit e vitit 1878”.
3-5 nandor 1943. Ne malet e Sharrit, Konferenca Konsultatve e PKJ per Kosove-Metohi vendose”…me thirre pa vonese mbledhjen e Keshillit Krahinor Nacional Clirimtar per Kosove-Metohi e Rrafshin e Dukagjinit…Partia ka ndryshue emnin nga “Metohia” ne “Rrafshi i Dukagjinit”, ashtu si e quen popullsia vendese.
15 nandor 1943. Vendoset qe mbledhja te mbahet ne Drenice (territor i Kosoves) por rrethanat e jashtezakonshme nuk e lejojne. Mbas konsultimeve me elemente te Nacional Clirimtares nga Shqiperia, u vendos qe Mbledhja te mbahet ne Malesine e Gjakoves (jashte territorit te Kosoves, por mbrenda territorit te Shqiperise), ne katundin Bujan (Bunjaj). Sali Mani ofroi shtepine e vet, mbasi mori garanci nga popullsia vendese se do te mbrojshin delegatet ne rast sulmi nga pushtuesit.
30 nandor 1943- Radio “Jugosllavia e Lire” njoftoi vendimet e marruna nga Sesioni II i AVNOJ-it ne Jajçe, ku Krahina e Kosoves nuk u thirr me marre pjese, megjithese ekzistojshin organet legjislative dhe ekzekutive te rezistences kosovare.
Gjysem-dhjetor 1943 –Te gjitha pergatitjet per konferencen vijojne me sukses. Kujdes i kushtohet punes per zgjedhjen e delegateve perfaqesues te kombeve dhe kombesive qe banojne ne Kosove-Metohi.
31 dhjetor. 1943- Ma ne fund, mbahet Seanca I e Keshillit Nacional-Clirimtar per Kosoven e Metohine. Konferenca pershendetet nga perfaqsues te ndryshem te Ushtrise Nacional Clirimtare Jugosllave dhe asaj Shqiptare, si dhe nga FL. Andy Hands, i ML anglez ne Kosove, i vendosun prane Shtabit te njisive ishtarake te Levizjes Nacional-Clirimtare per Kosove e Metohi.
Mbas diskutimesh tre ditore,, Konferenca adoptoi unanimisht (49 delegate, 43 shqiptare dhe 6 serbe e malazez) Rezoluten e njohun e Bujanit (2 janar 1944), ku kerkohet “…bashkimi i Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit me Shqipenine”, nji hap i madh cilesor ne afirmimin e Krahines se Kosove-Metohise si njisi politike me territor te percaktuem, dhe identitet te caktuem kombetar shqiptar.
Ky qendrim i Keshillit Nacional-Clirimtar te Kosove-Rrafshi i Dukagjinit hodhi bazat per krijimin e shtetit te ardhem te Kosoves, si popull shtetformues e jo si pakice kombetare.
Mbas nenshkrimit te Rezolutes, delegati Xhavit Nimani bani pyetjen:
” Pse nji pjese e popullsis shqiptare te Kosoves e Rrafshit te Dukagjinit nuk merr pjese ne luften e madhe te popujve liridashes kunder fashizmit?” Dhe u pergjegj: “Populli ashte i frikesuem nga perspektiva se ç’fare sjelle e ardhmja… Atyne u thuhet:”Blloku anti–fashist udhehiqet nga Rusia. A nuk ashte Rusia qe ne te kaluemen ka ndihmue serbet?”
Dyshime te justifikueme! Zhvillimet e mavoneshme treguen sa te shgenjyem mbeten shqiptaret nga sjelljet e pakices serbe ne Kosove dhe shtetit serb ma vone.
12 janar 1944, Raporti i pare “zyrtar” i dergohet Svetozar Vukmanovic Tempo-s, anetar i Byrose Politike te PKJ dhe i ngarkuem per punet ne zonen e jugut te Jugosllavise. Komiteti Krahinor per Kosove e Rrafshi i Dukagjinit , me anen e Pavle Jovicevic-Rade. Sekretar, shkruen:
” Para marrjes se dy letrave tueja, ne kemi kuptue se kemi ba nji gabim, d.m.th. kemi ra ne pozita te Ballit Kombetar, sepse”…kemi pranue qendrimin e masave ne vend”(sic!) Ai shtonte:” …e kuptojme se kemi ba disa leshime, dhe se jemi fajtore per disa mungesa tona dhe gabime; megjithate, tue pase parasyshe situaten (ne Kosove) ne te cilen gjindemi , ne nuk kemi qene ne gjendje me u paraqite ndryshe nga kjo”. Kjo ”situate” u krijue sidomos mbas kerkeses se Lidhjes II te Prizrenit per bashkim te menjihereshem me Shqiperine,(tetor 1943.)
Me 31 janar 1944, Materialet e Konferences se Bujanit i dergohen PKJ. Ne letren percjellese thuhet se “…Konferenca ka qene nji hap perpara ne punen tone te ardhme”. Aty, thuhet gjithashtu”…Ashte e vertete se shqiptaret quejne dhe identifikojne me emnin e vetem “Kosova” te dy Krahinat e Kosoves dhe Rrafshit te Dukagjinit .
16 mars 1944. Raportohet se Rezoluta e Bujanit ka ba nji pershtypje te forte ne popullsine vendese, dhe kjo ashte arsyja qe kundershtaret po riorganizohen ne Kosove.
28 mars 1944. K.Q. i Partise Komuniste Jugosllave kthen pergjigjen per Komitetin Krahinor te Kosove-Metohise, me nji mosaprovim te plote te qendrimit politik te percaktuem ne Bujan:
“…Ju nuk duhet te kishit themelue Komitetin Krahinor (“Pokrajinski”) sepse Krahina e juej nuk ashte nji province specifike dhe kompakte. Ju ashte dashte te formoni komitete lokale per çdo distrikt… Ju nuk ashte dashte te ndryshoni emnin “Metohia” me “Rrafshi i Dukagjinit”…dhe duhet te mbani titullin “Oblasni Komitet”(Komiteti Rrethit)…Kini kujdes te mos krijoni keqkuptime ne mes jush dhe shtetit shqiptar persa i perket kufijve etj. Sepse, sot nuk ka randesi; problem kryesor ashte lufta kunder gjermaneve dhe te gjithe atyne qe perkrahin; problem kryesor ashte mobilizimi i masave tona per lufte, afrimi i te gjithe kombesive per lufte te perbashket; çdo gja jeter ashte e dores se dyte… Mos harroni se levizja çlirimtare ne Jugosllavi sot ashte shume ma e forte se levizjet tjera te vendeve fqinje (siç ashte rasti per Shqiperine) dhe se çlirimi i tyne do te jete ma i lehte ne se mbeshteten tek popujt e Jugosllavise, me nji aleance vellazenore me ata, te cilet nga ana e tyne nuk do te shtypin asnji popull dhe nuk do te pushtojne asnji toke te huej” (firmue:Milovan Gjilas)
18 qershore 1944- Komiteti Krahinor i PKJ per Kosoven dhe Rrafshin e Dukagjinit adopton instruksionet e KQ te PKJ. Qe nga ajo dite, fryma dhe deklaratat e Rezolucionit te Bujanit u tradhetuen perjetesisht nga jugosllavet, me qe forca e argumentit u zevendesue me argumentin e forces ushtarake.
Rreth fundit te vitit 1944, njisite ushtarake Nacional Clirimtare u rriten me mobilizim te detyrueshem dhe arriten shumen 50.000 ushtare. Premtimet e Bujanit u harruen, Tradhetia jugosllave shkaktoi konfliktin ne Kosove me revolta te armatosuna. Udheheqsit shqiptare kosovare u shkarkuen nga detyrat e tyne, dhe ekzekutimet masive shkaktuen vdekjen e ma shume se 36.000 shqiptareve te pafajshem, qofte me masakra, si ajo e Tivarit, qofte me perleshje te hapuna si ajo me Shaban Polluzhen, ose me ekzekutimet me gjyq e pa gjyq…!
8 shkurt 1945- Vendoset administrata ushtarake per te gjithe Krahinen. Fshate te tana digjen nga serbet.
24 shkurt 1945. Sesioni II i AVNOJ-it Delegacioni malazias kerkon aneksimin e Kosoves, ose ta pakten ndamjen e Kosoves ne mes Serbis dhe Malit te Zi.
Fund i shkurtit 1945. Dy delegate nga Kosova, Miladin Popovic dhe Fadil Hoxha, paraqesin para Marshallit Tito tezen ne emen te Kosoves, tue kerkue njohjen e Kosoves si nji njisi politike autonome ne kuader te Jugosllavise federative.. Aleksander Rankovic dhe Milovan Gjilas, paraqiten tezen serbo-malazeze. dhe kerkojne ndamjen e Kosoves ne mes te Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise. U arrit ne kompromisin e padeshirueshem: Kosova Krahine autonome e klasit te dyte, si pjese perbase e Republikes se Serbise, ashte edhe pjese e Federates Jugosllave. Pjese tjera te viseve shqiptare i kaluen Serbise (Lugina e Presheves) Malit te Zi (Ulqini, Tivari, Kraja e Tuzi me rrethe) dhe Maqedonise (Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Struga, Prespa e rrethet e Ohrit).
5 prill 1945. Ne mbyllje te Sesionit te Kongresit I te PK te Serbise, nji grup te ftuarish nga Kosova-Metohia shprehen publikisht “deshiren e popullsise” se Kosoves dhe Metohise me u bashkue me Republiken e Serbise, si pjese perbase e saj.
Maj 1945- Formohet Keshlli Ekzekutiv per Kosove-Metohi, me kryetar nji malazias.
8-10 korrik 1945. Hapet Sesioni I (i rregullt) i Komitetit Nacional-Clirimtar per Kosove-Metohi, i mbajtun ne Prizren, Ai vendosi, nen gryken e pushkes, me revokue Rezoluten e Bujanit, dhe bashkimin e Krahines Kosove-Metohi me Jugosllavine Federative, si pjese perbase e Republikes se Serbise. Rezoluta e Bujanit u denue si “gabim politik” dhe u anulue!
23 korrik 1945- “Rezoluta e Prizrenit” qe kerkon mbetjen e Kosove-Metohise ne gjiun e Federates Jugosllave aprovohet nga Presidiumi i AVNOJ-it .
3 shtator 1945- Asambleja e Republikes Demokratike e Serbise “pranoi” qe Kosove-Metohija te jene pjese perbase te Republikes Demokratike te Serbise.
** *
Ketu mbyllet cikli i komedise politike jugosllave, kryesisht serbe -me rrjedhime tragjike per shqiptaret sepse mohoi te drejten e tyne per nji trajtim te barabarte me ate kombeve tjera te Federates Jugosllave.
Megjithate, andrra e formimit te nji njisie politike me identitet te percaktuem nga nji popull shtet-formues me te gjitha prerogativat e nevojshme –pushtetet kegjislative, ekzekutive dhe gjyqesore – ne nji territor te percaktuem ligjerisht, qeveri qendrore me autoritet mbi te gjithe territorin, dhe marredhanje paqesore me njisite tjera federale, – nuk vdiq, as u pakesue.
Per 55 vjet me rradhe (1945-1999) popullsia shqiptare ne ish-Jugosllavine siç do te shohim ma vone, punoi rande, dhe sakrifikoi shume ne altarin e idealit te barazise ne mes te kombeve, dhe ma ne fund edhe te pavaresise saj te plote.
Rruga e ndjekun ka qene e gjate, e mundimshme, heroike dhe e drejte.
(v I j o n)
==================================================================