Ajet Delaj/
Në fillim duhet thënë se fitorja e Donald Trump nuk është thjeshtë zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara për katër vitet e ardhshme por është shumë më tepër. Nisur nga ky konstatim mund të shtoj se për realitetin shqiptar fatkeqësisht ata që quhen analistë apo politikëbërës në Shqipëri ose nuk arrijnë ta kuptojnë këtë ose nuk dëshirojnë ta pohojnë pasi nuk duan të tregojnë pizicionin apo rrugëtimin e tyre.
Pra nuk ishte thjeshtë një përplasje ndërmjet kraheve politike këtu në Shtetet e Bashkuara por e dy filozofive që ka mbërthyer kryesisht perëndimin pra qendrën e botës që konsiston në vazhdimësinë apo më mirë të themi në mbijetesën e vlerave demokratike e konservatore të shoqërisë Amerikane ku leftistet ekstremistë me axhendën e tyre synuan përmbysjen e vlerave të shoqërisë Amerikane që bota është njohur më së pakti përgjatë gjithë historisë së shtetit e shoqërisë Amerikane që nga shpallja e pavarësisë.
Kushtetuta Amerikane garanton mundësi të barabarta për qytetarët Amerikan duke përfshirë liritë ekonomike, lirinë fjalës e besimit ku si motorr i shoqërisë Amerikane në të tëra fushat mbetet konkurrenca ku të tëra së bashku e kanë ngritur Amerikën në krye të botës.
Fatkeqësisht leftistet ekstremistë kanë synuar për ti atakuar të tëra këto vlera duke përfshirë goditjen e themelit të shoqërisë Amerikane dhe jo vetëm të Amerikës, familjen. E them këtë pasi network neoliberal është shtrirë në të gjitha vendet ku Amerika ka pasur influencë duke synuar e akoma më keq duke imponuar filozofinë e tyre shkatërrimtare të familjes, shoqërisë e ekonomisë që dukshem nuk përfaqësojnë vlerat e shoqërisë Amerikane të materializuar në kushtetutën e këtij vendi të madh.
Jo vetëm kaq por në kundërshtim me të tëra ligjet e këtij shteti shqyen kufijtë e Shteteve të Bashkuara duke synuar hapur për të ndryshuar me dhunë strukturën demografike të shoqërisë Amerikane duke krijuar edhe premisa për trazira sociale. Lavdi Zotit e shpirtit të lirë të popullit Amerikan që i tha ndal theqafjes së sigurtë të Shteteve të Bashkuara e padyshim do të ndalojnë edhe trazira të mëdha globale.
Populli Amerikan mandatoi përfaqësuesin e filozofisë së tij të lirisë e vlerave konservatore që padyshim i materializon më së miri Presidenti tashmë i zgjedhur, Donald Trump duke i thënë stop shkatërrimit të vlerave të familjes e regresit ekonomik e social jo vetëm të Amerikës por të krejt Perëndimit .
Duke qenë se Amerika ka qenë lidershipi jo vetëm i perendimit por i krejt botës padyshim që epoka “Trump” do e kthejë Amerikën në piedestalin aty ku realisht e meriton Kombi Amerikan me filozofinë e tij të lirisë e vlerave njerëzore. Për këtë jo vetëm jam optimist por edhe i bindur ashtu si populli Amerikan që u shpreh me votë por dëshiroj t’u bie në fokusin tuaj faktin që më zgjedhjen e Presidentit Trump stack market u rrit me 20% vetëm një ditë më pas.
Europa dhe bota me siguri do i gjejnë ekuilibrat e rinj me një Amerikë të kthyer në lidership të fuqishëm por për mua gjëja më e keqe në tërë këtë histori të shkëlqyer për Amerikën mbete fakti që shqiptarët pothuaj nuk kanë kuptuar asgjë se përse u rikthye Donald Trump .
Për të qenë më i saktë kur them shqiptarët e kam fjalën për mediat e politikën në krejt hapësirën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dëshiroj të bie në fokusin tuaj ankronimin MAGA që është slogani jo vetëm i fushatës së Presidentit Trump por i jetës së tij.
Presidenti Trump synon të realizojë qëllimin e jetës së tij nëpërmjet instrumentit të lirisë mbështetur në votën e vlerat konservatore të popullit Amerikan gjë që realisht ja arriti me një vullnet të palëkundur që di ta shfaqë vetëm ai.
Cilat nga këto vizione lirie e vlera konservatore që i përfaqëson klasa politike shqiptare duke përfshirë shenjtërinë e votës, respektimin e pronës e lirive ekonomike e deri respektimin e zbatimin e Kushtetutës së Shqipërisë.
Fatkeqësisht asnjë grupim pas vitit 1994.
Pra reshtimi i grupimeve apo politikanëve shqiptarë gjoja në krah të Presidentit Trump është thjeshtë demogogji për mbijetesë në kushtet e reja të triumfit të vlerave të lirisë e konservatorizmit që shpreh bindjen se do jetë një periudhë e gjatë.
Kush realisht dëshiron të rreshtohet përkrah Presidentit Trump duhet më së pari të pranojë e zbatojë vlerat dhe parimet me të cilat Presidenti Trump u rikthye ku padyshim është dashuria e tij për Atdheun e angazhimi për ti shërbyer Amerikës deri edhe me gjakun e tij .
Cili politikan shqiptar i mbart këto vlera sublime në shërbim të Shqipërisë e shqiptareve? Përgjigjën e kësaj pyetje dëshiroj t’ia lë ta japë vetes gjithsecili që do i lexojë këta rreshta.
Dihet nga gjithë bota se Presidenti Trump është i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë e për këtë e duan Amerikanët por duhet thënë se leftistet ekstremistë që realisht janë e njëjta gjë me trashëgiminë komuniste sunduese post komuniste do ta kenë të pamundur të mbijetojnë epoken “Trump” në Shqipëri e padyshin në krejt Europë e më gjërë . Kthimi në rrugën e Zotit nuk është vonë kurrë e padyshim nuk do i mohohet askujt.