Nga Saimir DASHI/
Ne vazhden e punes dhe angazhimin e Rinise se Vatres te Shtunen me 2 Prill 2016, u mblodh grupi i Rinise se Vatres prane Selise se Vatres , per te diskutuar se si mund te bashkepunojme me shume per te ndihmuar te rinjte Shqiptare ne integrimin sa me te shpejte ne jeten amerikane . Takimin e drejtori Kryetari i Rinise se Vatres z. Saimir Dashi, kryetari i Rinise per Vatren z Faruk Krasniqi- sekretar e Rinise se Vatres. Ishin te pranishem edhe nje grup anetaresh qe jane te gatshem te japin kontribut maksimal per te ndihmuar njeri tjetrin ketu ne Nju Jork si Fitim Krasniqi , Ked FortuZi , Elidon Lamnica , Lorenc Dekaj , Saimir Burgaj , Alen Aliaj.
Ne kete takim u vendos qe te krijohet web siti i Rinise se Vatres, qe do te sherbeje si pike kontakti dhe informacioni per shume te rinj e te reja Qe Jane aktualisht ne USA e per Ato Te rinj Qe vijne nga gjitha trojet Shqiptare . Ideja jone eshte qe cdo informacion pozitiv te implementohet me qellim qe sa me shume te rinj te perfitojne nga informacioni, te shkembehen ide per te rritur frymen e ndihmes ne komunitet . U vendos qe te krijohet nje blog komunikimi me qellim qe Rinia e profesionisteve Shqiptare ketu ne NY te jete me e angazhuar dhe secili nga ne te jape nje kontribut konkret me ndihme reale per punesimin e shqiptareve ne cdo fushe, ku ne kemi akses . Eshte i nevojshem nje ndergjegjesim nga ana jone per tu pershtatur sa me shume me realitetin amerikan Qe te jete me e lehte per te arritur shkallet e suksesit . Vetem Nje bashkpunim teresor e ngritja e nje networku informacioni te zhvilluar mund te na ndihmoje per te ecur me perpara se koha vete . Cdo Lobim behet me nje qellim te caktuar e ideja jone eshte qe te zhvillojme Lobim Shqiptar si nga ana ekonomike Kulturore e keshtu standardi yne do rritet e ne do te kemi impakt me te madh ne kryeqytetin e botes. Individi i fuqishem krijon shtetin e fuqishem. Edhe ne duhet ta kemi parim te zhvillimit kete moto te Kennedit. Rinia Shqiptare ketu ne NY Ka nevoje per nje vetemotivim te brendshem e nje nxitje te thelle nisur nga te gjithe vlerat qe kemi lene pas e kjo duhet t’na nxise qe te punojme akoma me shume per te rritur suksesin tone dhe e shume te rinjve qe kane kete qellim . Endrra amerikane eshte e prekshme e ne duhet te ndihmojme ne realizimin e kesaj endrre . Ne si grup rinor kemi shume kualitete profesionale, biznesmene e njerez qe do japin ndihme konkrete ne punesim , berjen e rezymeve sipas formatit akdemik, training apo edukim per procesin e blerjes se nje shpie ne NY , trainime te ndryshme ne lidhje me aplikimin per tu futur ne sistemin arsimor ketu ne NY.
Ne synojme Qe te krijojme nje sistem te plote informacioni me gjithe anetaret qe kemi ne cdo fushe e te japim asistencen e duhur per te lehtesuar periudhen e veshtire te shqiptareve te rinj qe kane ardhur se fundi e per te ndihmuar edhe Shqipetaret qe kane me shume kohe ketu. Nese arrijme te bashkojme keta faktoret, keta individe te sukseshem, atehere ia kemi arritur qellimit tone . Keto takime do mbahen cdo dy jave per te ndjekur e per te arritur projekte konkrete ne zbatimin e idete se Rinise se Vatres . Synimi yne eshte te zgjerohemi Sa me shume ne anetaresi per te krijuar nje network sa me te madh e ku cdo i ri ta gjeje veten prane Vatres .
Sa me shume ide , mendime e veprime pozitive te kordinuara per nje qellim te caktuar aq me shume Lobi Shqiptar do te zhvillohet dhe te gjithe ne do ta kemi me te Lehte qe te cajme ne rrugen e gjate e te pafund te suksesit e te gjithe ne do jemi krenare nje dite per keto vendime qe kemi marre sot.
Te rinj, bashkohuni me Rinine e Vatres, me qellim qe t’ia bejme me te lehte njeri tjetrin jeten ne mergim, te integrohemi, pa e harruar identitetin tone Kombetar!