NGA VISAR ZHITI-WASHINGTON/
Shuarja e albanalogut më të madh në botë sot, Robert Elsie, është një humbje e madhe për kulturën shqiptare, për historinë dhe për vlerat shekullore te saj, per antropologjinë, gjuhën e përkthimin, per studimet letrare e letersine, per kritikën letrare, per për fotografinë historike, etj, etj. Robert Elsie është poliedrik, i shumëplanshëm, hulumtues pasionant, zbulues i rëndësishëm, me një Shqiperi ideale që e deshi shumë e i kushtoi jetën.
Robert Elsie guxonte si një intelektual i lartë, Ai e mbrojti Shqipërinë në botë, “Çështjen Shqiptare” dhe e bashkoi në veprën e Tij me Kosovën dhe Çamërinë, pa u terhequr nga kërcënimet ballkanike e mosmirenjohja dhe i dha zë Shqipërisë, të flasë anglishten e Tij.
Ai dukej sikur e deshi çdo shqiptar dhe bëri për ta, i mbeshteti kudo, deri dhe në Tribunalin e Hages, botoi antologji shqiptare, folklor, poetë nga të gjitha trevat, tregime,romane, nga letërsia jonë e ndaluar e shkrimtarët e burgosur, studime, albume, guida, etj, etj, deri dhe te botimi i “Lahutës së Malcisë” së Fishtës në anglisht, një kryepunë duke arritur kështu, siç thotë dhe vetë, të përplotësonte eposin europian. Kështu bëri dhe me Kanunin e lashtë të shqiptarëve, të Lek Dukagjinit.
Pelegrin i tempujve të Shqiperisë, shtegtar i maleve tona, adhurues i bregdetit, qytetar i Tiranës, mik i mrekullueshëm me ne. Mungesën e Tij të dhimbëshme e mbush vepra e Tij e madhe, sa enciklopedike, po aq dhe
akademi e shkollë, rilindase dhe moderne, e qendrueshme dhe frymëzuese per vazhdimësi. Është nder që Shqiperia ta shpallë bir të vetin dhe ta mbajë si të tillë.