Shkruan: Arben LLALLA/
Të gjithë folën gjatë për ardhjen e asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, folën analistë të pjekur dhe të papjekur, të gjithëve ju dëgjua zëri i kundërshtimit nga adoleshentët e deri tek politikanët e pensionuar dhe të dështuar. Por askush deri ditën e premte para se të thoshte JO-n kryeministri ynë nuk e mori guximin të sqaronte përfitimet e këtij projekti.
Shqiptarët si një popull i vrullshëm që kanë të zhvilluar më shumë ndjenjën e kundërshtimit se sa atë të kompromisit reaguan nëpër rrugë dhe media për projektin për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri pa bërë llogarinë e përfitimeve afatgjate politike dhe ekonomike si komb. Por përse gjithë ai kundërshtim i rrufeshëm nëpër rrugë dhe media? Kush qëndronin pas kësaj nxitje? Përse vendet fqinje me Shqipërinë nuk reaguan drejtpërdrejtë, por ishin fshehur pas protestuesve dhe disa medieve?
Sinjalin e parë për kundërshtimin e projektin të SHBA për asgjësimin e armëve kimike e dha Rusia nëpërmjet zëvendësministrit të jashtëm të saj Gennady Gatilov më 31 Tetor, i cili deklarojë se Rusia do jepte rreth 2 milion dollarë ndihmë financiare ose teknike Shqipërisë. Kjo deklaratë e rusëve u kuptuar si poshtërim ndaj shqiptarëve të cilët janë populli më pro-amerikan në botë. Më tej mediat shqiptare që financohen në përgjithësi nga agjenturat e ndryshme në bashkëpunim me disa analistë të dalë mode filluar nxitjen e turmave kundër armëve kimike. Nga ana tjetër politikanët shqiptar të pozitës dhe opozitës që kishin dijeni për këtë projekt duke bërë gabim llogaritë e tyre nxituan për ta kundërshtuar hapët idenë dhe projektin e SHBA me shpresën se kështu do të dëmtonin personalisht Edi Ramën.
Si pasoj kryeministri Rama u gjend papritur përballë një presioni të turmave që më shumë ishin adoleshentë që s’kanë të drejtë vote se sa njerëzve me logjikë të shëndoshë. Në nxitjen e adoleshentëve të shkollave fillore dhe të mesme mund të kenë gisht edhe ato pedagog që vijnë nga opozita të cilëve u interesonte një dalje në rrugë të nxënësve. Gabimi i parë për realizimin e projektit për asgjësimin e armëve kimike në Shqipërisë qëndron tek z.Rama i cli në fillim nuk krijojë ambientin proasgjesimit të armëve me anë të medieve dhe reklamave se sa dëmtohet Shqipëria edhe sa përfitojmë si popull nga ana ekonomike ashtu edhe politike afatgjatë. Për ta bërë këtë gjë z.Rama kishte në dispozicion rreth 10 ditë që nga 31 Tetori, kur Rusia deklarojë se do ti jepte 2 milion dollarët. Gabimi i dytë i kryeministrit ishte se ai nxitoj të thoshte JO-n e armëve kimike, duke anashkaluar votën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Referendumit, gjë që do ti jepte shansin të përfitonte kohë për uljen e tensioneve të turmave kundërshtuese.
Nuk e di në të ardhmen se si do të reagojmë si komb nëse SHBA propozon të dhurojë ndonjë bombë atomike Shqipërisë si vend me strategji të veçantë? Por nëse kemi këto mend në kokë dhe këta politikan që nuk shohin përtej hundës së tyre diktatoriale, besoj se përsëri do reagojmë si një popull euforik dhe i vrullshëm që mund ti biem murin me kokë atëherë kur nuk e pret, sepse kot nuk thonë grekët: QEFALE ARVANITI.
Shpresojmë që kryeministri mori një mësim të mirë nga ata që ai u kishte besuar në minutat e para këtë projekt dhe që pati rrjedhje informacioni të parakohshme, ndërsa populli ynë shqiptar tregoj edhe njëherë se nuk di të gjendet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.
Qamil Gjyrezi says
BENI ANALIZE E MIRE!
QAMIL GJYREZI!
Nik says
Analiza me duket si puna e llales: lalle moj llale un hidh uj e ti i bardh!
Nik
Enver Tonuzi says
Zoti Llalla , keni goditur ne shenje . Me eshte dashur te “luftoj” apo te kundershtohemi keqas dhe me shoket e shoqet e mije me te vjeter ne FB . Fjalia Juaj ne fillim te paragrafit te dyte : ” Shqiptarët si një popull i vrullshëm që kanë të zhvilluar më shumë ndjenjën e kundërshtimit se sa atë të kompromisit…” – hyn ne fjalet e mencura . Qe kur ambasadori amerikan ne Shqiperi deklaroi publikisht se kryetari i Partise Demokratike , z. Lulezim Basha , KALOI VIJEN E KUQE tregon se ceshtjet e brendeshme u bene publike nga Selia blu…Pergezime per kete kryeshkrim !