Nga Sokol Demaku/Si rrallë kush në histori, si rrallë kush në këtë ruzullë tokësor, kombi ynë është shquar për një harmoni dhe për respekt mes njerëzve, por edhe për respekt kulture e tradite të tjetrit, për vlera humane. Ngase shekujt përplasen mbi të rrebeshe luftërash të gjata, zullumqar dhe grykës për rreth, ngase fqinjët dhe pushtuesit tanë ndër mote na u vërsulën për të na zhdukur si komb, ndaj në vetëdijen tonë nacionale u ngjiz ideja e madhe për komb dhe atdhe. Patriot dhe atdhetar në trevat shqiptare, të udhëhequr nja kjo ndjenjë magjike, udhëhoqën gjenerata të tëra drejt lirisë së atdheut. E kujtojmë kohën e sundimeve të ndryshme mbi truallin tonë, e kujtojmë luftën e paepur të patriotëve, rilindasve dhe padyshim, në ditët e sotme bashkëkohore, në vargun e madh të këtyre burrave, bën dritë edhe emri, jeta dhe vepra e poetit, pedagogut, mësuesit, poetit, shkrimtarit, leksikogtrafit dhe patriotit të madh Sadulla Zendeli -Daja. I lindur në fshatin Sërmnovë Gostivar më 3 qershor 1935. Shkollën fillore e ka krye në vendlindje dhe në Vrapcisht dhe gjimnazin, dega e ekonomisë, e filluar në Gostivar dhe e kreu në Strumicë. Pas kryerjes së shkollës u punësua drejtor i kooperativës ”Bukovik” në fshatin Sërmnovë. Pastaj punoi në Sipërmarrjen e Hekurudhave Shkup- dega në Gostivar. Si njeri inetlektual me ide përparimtare Daja që heret nisi aktivitetin e tij atdhetar duke iu kundërvenë në menyra të ndryshme pushtetit të atëhershëm i cili me cdo kusht donte t`i cbënte shqiptarët.
Vendlindja ishte e okupuar nga nacionalistët sllav, të cilët emigruan nga Kaukazi saktësishtë nga Mali dhe lumi Dnjestër dhe Dnjepëri për tu instaluar në tokat Arbërore. Në dilemën e bashkpunimit me ‘pushtuesit sllavë’ dhe largimit, kjo e fundit do të ishte zgjidhja. Zgjodha më të mirën e së keqes. Emigrova…! Përse…? Sepse ndryshe duhej të bëhesha spiun i vëllezërve të mijë atyre që mbanin kësulë të bardhë, atyre që donin flamurin shqiptarë, atyre që këndonin dhe kërcenin valle shqiptare, të burgosurve që për faji kishin dashurinë për Shqipërinë dhe trojet tona të shkëputura nga shteti amë, mësuesëve, mjekëve etj. E këtë nuk mundesha me e bërë, prandaj zgjodha edhe të keqen më të vogël duke emigruar nga vendi im i dashur nga ai vënd që çuditërisht gurët që mi vrisnin këmbët e zbathura më dukeshin të butë ”bash” sikur ecja mbi barin e njomë të vendlindjes sime të dashur! Vendosa të largohem kudoqoftë, në hënë, në ferr, veç në shtete sllave jo!
Pikërisht aktiviteti i tij prej atdhetari u bë halë në sytë e regjimit të atëhereshëm,e mu për këtë në vjeshtë te vitit 1966, Daja u shtërngua të lë vendlindjen dhe të kërkoj strehim në Suedi.
Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.
Me drojen e një emigranti të ”paatdhe”do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetarë i një shteti që mbasë njëmijë jetëve në vëndin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.
Ditën e parë në qytetin Universitar Uppsala shkova në një stacion të autobusave urban, shoferi ish një djalosh i ri, më dukej i huaj, flokë zi dhe i pamshëm, me mikrofon lajmëronë udhëtarët për stacionin që vjen.” Lajmëroi sista station Gamla Uppsala: në suedisht, anglisht dhe….”Stacioni i fundit Uppsala e vjetër”, tha djaloshi. O zot,-thashë. Flokët e kokës mu ngritën përpjetë, emocionet nuk po i kontrolloja dot. Sa nuk fillova të qajë mes pasagjerve suedez, sigurisht do të më dërgonin në spitalin e të çmendurve Ulleråkessjukhus….! Nuk zbrita në asnjë stacion dhe shkova deri në stacion të fundit Askush nuk mund ta kuptojë këtë situatë duke e shpjeguar me të shkruajtur veç ……unë …. Nuk ka shkencë, që mund ta hedh në letër këtë emocionë. Ndoshta ka qënë një moment që ka ndikuar që unë ti besoj fatiti tim. Kur u ndal autobuzi djaloshi më tha në suedisht -Ku shkoni zotëri? Ky është stacioni i fundit.- E shikova… Mos je shqiptar o vëlla….? -i thashë ” O…. po unë jam shqiptar si jeni, ku shkoni a duani ndihmë…” – më tha. Sytë mu mbushën me lot…! Shkuam në qendër të qytetit Uppsala. E pyeta djaloshin pse informon pasagjerët edhe shqip?. Kemi të drejtë nga sipërmarrja të lamërojmë në suedisht, anglisht dhe një gjuhë që ne dimi ose gjuhë amtare, gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlidja ime, jam krenar për gjuhën time dhe hapi gjoksin kjo është gjuha e trashëguar nga të parët tanë me flamurin shqiptare me shqiponjën dykrenare me emblemën e Skënderbeut. -Djaloshi kish emigruar nga një fshat i malësisë së Gostivarit -tani i ndjer…përse ??!.
Takimi i parë me Suedinë ishte edhe takimi e sinjali se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet. Kjo ishte një vrull atdhedashurie nga dita e parë në Suedinë nordike. Që ditën që kam dalë nga Universiteti i Uppsalës dhe kam shijuar lirinë, rendin, urtësinë në këtë shtet skandinav i thash vetes: – Kjo ishte drita ime në mjegull, ti ndihmoj popullit dhe ky vend më frymëzoi…! Kur hyn në shpirtin suedez thellë, të japin forcë, fuqi, ide. Nëse hyn në shpirtin suedez gjen gjëra shumë të mira, kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira dhe këtu bëhet pikëtakimi. Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate. Dëbimi i shqiptarëve nga atdheu është i dhimbshëm, por kjo është një pasqyrë e jetës sonë, e punës sonë dhe e fatit tonë historik. Mërgimi në Suedi më bëri që të shkëputem nga mentaliteti ballkanik, të integrohem në shoqëri me një demokarci të lartë me një eksperincë të provuar, po kështu më dha munndësi të shmangem nga dioptria shkurtëpamëse.
Sadullah Zendeli – Daja, do të ishte ndër të parët mësues të Gjuhës amtare në Skandiavi, që nisi të përcjellë ndër bashkëkomasit, të rinjët, fëmijët mesazhet e ruajtjes dhe kultivimit të Gjuhës amtare, cultures dhe traditës shqiptare në mërgatë, veçanërisht në Skandinavi, aty ku kultura qytetare, respekti dhe zhvillimi i demokracisë kishin arriturë kulmin e zhvillim, e ndihej e domosdoshme që idetë demokratike, kultura e vendasëve, te respektoheshin me tolerancë e sidomos me kulturë të pasur shqiptare.
Daja thotë – erdha në mërgim, po si të flija i qetë! Çfar të bëja për kombin tim? Përveç profesionit bibliotekar u bëra edhe mësues dhe… mësuesi ka detyrë fisnike. Prandaj pa u vonuar bëra çmos që të hap tunele drite dhe të bëja edhe të pamundshmen që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun. Si mësues nga 2 orë në javë i shtova në katër orë në javë. Paga mujore si shef i bibliotekave ish më lartë se paga e arsimtarëve në një diferencë goxha të madhe. Unë zgjodha të ndihmojë nxënësit, të ndihmojë bashkëkombësit e mi hallexhi e jo të pasurohem…! Nga këta nxënës sot kanë dalë 55 intelektual vetëm në Nybro, 30 të punësuar në lami të ndryshme, disa vazhdojnë vitin e pestë, katërt, tretë e me radhë po kështu edhe 30 nxënësit e qytetit Kalmar kanë dalë akademik të shquar disa punojnë në lami të ndryshme dhe disa vazhdojnë…. Universiteti në Uppsala në Sofje dhe në Borås, si dhe tre fjalorët themelorë më morrën një kohë prej 12 vjet Janë redaktuar nga dijetarë të leksikografisë suedeze dhe asaj shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, të botuar me financat e shtetit suedez. Kam patur një bashkëpunim të mirë me Shtëpinë Botuese Toena Tiranë, në disa krijime të disa librave për fëmijë në gjuhën shqipe. Që në hapin e parë në tokën suedeze mora inspirim dhe frymëzim dije nga qyteti i njohur universitar Uppsala, nga Universiteti i Sofjes dhe nga qyteti Borås dhe Getebotg i Suedisë. Dhe tashti kisha bagazhin atdhetar, përvojën arsimore suedeze, dashurinë këto më dhanë guximin për të hapur shkollën shqipe, të punojë pa u lodhur duke hartuar fjalor gjuhe apo studime gramatikore, se këto u duheshin bashkëkombasve… etj. Kontakti dhe respekti i bashkëatdhetarëve më bëri shumë të fortë, ata janë shtytja më e madhe që unë punojë dhe veprojë dhe këto më bëjnë më të fortë, por me mall … për vendlindjen…!
Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë duhej të punësohesha. Zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedh si një ishull shqiptarë se kështu e paramendoja. Edhe shenjtorja Birgita (Härliga Birgita) e ka kështjellën këtu. Ajo kur ka shkua në Itali e gjeti një ishull si Ölandin. Ajo vdiq atje dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull aty afër shtëpisë verore, mbretrore. Motivi ka qënë se duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë, ajo që brengos çdo njeri në rrethanat e jetës jashtë atdheut eshtë ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´iu ndihmojë shqiptarëve në mërgim. Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland.
Këtu është një nga urat më të gjata në Europë Këtë vend e zgjodha dhe e paramendoja si ishull shqiptar. Ky ishull më solli frymëzime…
-Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptare. I pata thënë vetës. Unë do të shkojë në një ishull. Deti Balltik i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti të piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime e Shqipërisë time, e formova kështu. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime…Këtu është jeta ime është edhe shtëpia ime në Fërjestaden Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur që u shkruajtën mijëra fjalë shqip. Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë. Më shumë kam botuar në suedisht, por edhe në shqip.
-Katalogu i librave në gjuhën shqipe dhe gjuhëve të tjera ballkanike në bibliotekat suedeze nga viti 1948 -1973, publikim i brendshëm. 142 Borås 1974.
-Punimi me titull Historia e shqiptarëve nga viti 600 p.e. -1973, publikim i brendshëm në bibliotekën e gjimnazit “Åkrahäll” Nybro 1975.
-Një seri tregimesh autentike të botuara në revistën “Besa” 1975.
-Autor i fjalorit të parë në Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 23.000 fjlaësh, dhe 33 faqe me fotografi tematike i botuar nga Enti për shkollim i Suedisë, Stokholm 1994.
-Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh dhe 33 faqe me fotografi tematike të botuar nga Enti për shkollim, -Stokholm 2004. Ky fjalor përdoret edhe si mjet pedagogjik-mësimor në shkollat shqipe në Suedi dhe në internet.
-Kam përpiluar një Gramatikë për klasën e parë deri në klasën e nëntë Botimet Toena, Tiranë 1998.
-Kam pëkthyer në suedisht librin për fëmijë të autorit Fatmir Toçi “Skënderbeu” Botimet Toena, Tiranë 1998.
-Një fletore pune “Gjuha jonë” nga parashkollorja për klasën e tretë Botimet Toena, Tiranë 1999.
-Fjalorë “Shqip-Suedisht” me rreth 30.000 fjalë, me të cilin kompletohet leksikografia e të dy gjuhëve asaj shqipe dhe suedeze, Botimet Lenanders Grafiska AB Kalmar, Suedi dhjetor 2011.
-Nga Shqipja në Suedisht Fjalor për fëmijë me rreth 1000 ilustrime, të autores Meri Toçi Botimet Toena, Tiranë 2011.
-Librin “Bota në pëllëmbë të dorës”, tregues i shteteve në formë të një atlasi gjeografik ku prezantohen 195 shtete ku hynë edhe Kosova me harta fakte, flamuj dhe ngjyra të këndëshme, Botimet Toena, Tiranë 2011.
-Një fletore pune “Gjuha jonë” nr 2 për klasat nga 1 – 6 Botimet Toena, Tiranë 2011.
-Po ashtu kam edhe librin “Ditari i dhimbjeve” një përmbledhje poezish Botimet Toena, Tiranë 2011.
-Kur kemi te bëjmë me përkthimin e autoreve suedez, ideja e një përkthimi vjen nga emri i autorit apo ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtynë te merreni me te?
Kam dëshirë të përkthej një libër për fëmijë nga një autor suedez i njohur si dhe një libër për fëmijë nga një autorë shqiptarë po ashtu i dëgjuar. gjithcka e kam planifikuar edhe autorët i kam zgjedhur por në një kohë të mëvonëshme ose kur ti do botojë do t’ja u tregojë.
Daja është i sinqertë dhe real. Thotë edhe këtë: -Koha më mungon. Atë kohë të lirë që kam nuk mjafton. Dëshirën që kam, më duket se as koha as mosha nuk do të më kursej të bëjë aq shumë sa unë kam planifikuar, por kjo është jeta e një emigranti shqiptarë 45 vite e 11 muaj më parë.
Daja edhe pse kishte probleme me shendetin, tani është i shendetshëm dhe duket shumë entuziast në punën e tij dhe thotë edhe këto fjalë nga koha kur lëngonte nga semundja:- ”Unë linda përsëdyti…”. Shpresojë se do të realizohen fjalët… fjalë të cilat i flisja si në ëndërr në kohën e semundjes në prani të mjekëve dhe miqeve të mi. Ajo ishte dëshira ime. Dhe përgjigjen që merrja nga mjekët: ”Zoti Zendeli do të shkruash edhe 10 fjalorë”- katër libra i bëra, më kanë mbetur edhe gjashtë!
Në janar të vitit 2013 iu dërgua për botim Shtëpisë Botuese Toena në Tiranë, Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë.
Fjalori i parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 27.000 fjalësh, u botua për herë të parë më 1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, Suedi, me redaktor Ullmar Qvick, Suedi, dhe Svijetllana Mihali, Shqipëri. Fjalori ka ndihmuar shqiptarët ta ruajnë me dashuri gjuhën amtare shqipe dhe të pengojë tjetërsimin e tyre gjuhësor.
Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh, u botua më 2004 nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për Zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, me redaktor Svijetllana Mihali, Shqipëri, dhe Dr.prof. Shefkije Islamaj, Këshilltare Shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të Leksikografisë në Institutin Albanolgjik të Prishtinës.
Fjalori i tretë për fëmijë me titull Fjalori im i parë 4 gjuhësh: Shqip-Anglisht-Italisht, nga autorja Meri Toçi. Versionin Shqip-Suedisht e ka përkthyer Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Botoi Toena, Tiranë, 2011.
Fjalorin e katërt Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, e boton Shtëpia Botuese Toena në Tiranë më 2013. Fjalori pasuron dhe barazon leksikografitë e të dy gjuhësve, suedeze dhe shqiptare, dhe plotëson zbrazti të ndjeshme për fjalorë të këtij lloji, në të dy leksikografitë. Ka karakter shkencor e normativ, dy kritere me vlerë për leksikografinë e mirëfilltë bashkohore, teorike e praktike. Ky projekt përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë bashkohorë.
Autori i kësaj vepre leksikologjike shumë të kërkuar është Mr. fil Sadulla Zendeli Daja, Suedi. Redaktorët e këtij fjalori janë: Dr.prof. Xhevat Lloshi, Tiranë, Dr, prof. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të leksikografisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Mr. Dalina Gurra, Suedi, dhe Mr. Suzanna Holm, Suedi. Për konsultime profesionale një ndihmë të pakursyer kanë dhënë: Albanologu Ullmar Qvick, Norrköping, Drejtoresha e Përgjithshme e Shtëpisë Botuese Toena, Znj. Irena Toçi, Fatmir Toçi dhe Lavdie Cenmurati. Dua të falëndeeroj Zt. Tomas Eriksson dhe Kenny Lindberg për ndihmën teknike në punën time me kompiuter. Botues i Fjalorit Shqip-Suedisht është Shtëpia Botuese Toena në Tiranë. Me këtë rast, mirënjohjet tona më të përzemërta shkojnë edhe në adresë të Ambasadës së Suedisë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Suedi. Botues i Fjalorit Shqip-Suedisht është Shtëpia Botuese Toena në Tiranë.
Nevrus Beshiri says
sadulla zendelin e mbaj mend kur isha iri e ne pushim 3mujor shkosha ne malin bukovik ku e kishim stanin dhe dhent dhe zotni sadulla vinte afer stanit ton edhe dhent e shtetit kishte nji vath e ati bojshin gjath kashkavall e tjera por zotri sadulla ishte i vetmi njeri ne fshatin tim qe ishte aq shum intelegjent jemi krenar qe e kemi pershendetje nga amerika