*Si bashkëthemeluese e TV “Alba Life” dhe e shkollës Shqipe “Alba Life” ….s’ka të drejtë askush të më përfaqësoje, sepse si anëtarë të Diasporës nuk kemi zgjedhur asnjë përfaqësues të shkollës shqipe, ndryshe quhet private dhe një rrugë jo e ndershme./
*…. “Working together is success”, përndryshe, samiti i Diasporës bëhet pa Diasporë…/
Bashkimi është një nga fjalët më kuptimplote dhe më të rëndësishme për Kombin tim, por në se nuk e zbatojmë në praktikë kjo fjalë kaq e rëndësishme dhe kaq e bukur shëmtohet sepse zëvendësohet me “PERÇARJE”…Bashikimi i Kombit bëhet kur mblidhen pozitë, opozitë dhe Diasporë së bashku. Ndonëse pozita dhe opozita I ka “përfaqësuesit” e vet në Parlament, Diaspora akoma nuk i ka përfaqësuesit e saj për këtë samit.
Konkretisht jemi tek samiti i Diasporës i propozuar nga k/ministri Edi Rama, por në bazë të informacioneve publike që kam të botuara në gazeta lexoj se opozita, presidenti dhe shumë të tjerë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këtë samit, pra aktiviteti me togfjalëshin e madh “samiti i Diasporës” kryhet i njëanshëm…që i shkon jo samitit.
Këtu në Diasporë në Amerikë meqënse jetoj mjaft aktivisht prej gati 20 vjetësh dhe e njoh mirë punën që bëhet pasi i kam pasqyruar shumë aktivitete të rëndësishme dhe kam qenë e ftuar si media “Alba Life” TV, asnjëherë nuk jemi mbledhur për të diskutuar rreth samitit, dakordësisë për këtë samit dhe nëse ndodh dakordësia që për mua ngelet utopike, ëndërr, kush duhet të na përfaqësojë?…
A nuk do të ishte mirë që njerëz që punojnë fort për Kombin, të integruar në Amerikë, politikanë shqiptarë në Amerikë që janë fare të paktë, kryetarë shoqatash, dhe ambasadorja në Washington dhe në UN të takoheshim dhe te diskutonim rreth Samitit të Diasporës?
Kryeministri dhe këshilltarët e tij rreth Samitit në se “ka” të cilët të krijojnë përshtypjen se punojnë si celula ilegale s’duhet të kërkonin vetëm aplikimin në online, pa program, pa asgjë, bosh, duhet të sillnin programin e detajuar, çështjet që do të diskutonin dhe në fund në se binim dakord të dilnin përfaqësuesit në një konferencë shtypi për ta bëre publike në të gjithë Diasporën. Si mund të shkohet pa program, të marresh rrugën, të harxhosh dollarët lumë dhe të vihesh në rresht si delet? Konkretisht si bashkëthemeluese e TV “Alba Life” dhe e shkollës Shqipe “Alba Life” me një program tejet serioz dhe me plot profesionalizëm s’ka të drejtë askush të më përfaqësoje, sepse si anëtarë të Diasporës nuk kemi zgjedhur asnjë përfaqësues të shkollës shqipe, ndryshe quhet private dhe një rrugë jo e ndershme. Duhet të bëhej votimi që të zgjidheshin përfaqësuesit e Diasporës, po kjo do të ndodhte në se kishte një strategji, në se kishte një vullnet të mirë për të arritur ndershmërisht atje ku të çon demokracia e vërtetë. Si mund të marrin guximin ata që e organizojnë këtë samit që në fakt akoma s’kanë deklaruar emrat e tyre, por veprojnë në ilegalitet, dhe të thonë publikisht përfaqësuesit e Diasporës, kur asnjë nuk është zgjidhur nga Diaspora që të më përfaqësojë? Ç’mjerim! Të jetosh në Amerikë dhe të të hajë përsëri miku, shoku, servili, djalli, dreqi me të bir, është më se përçarje është më se tronditëse…
Vetëm së bashku ëshë suksesi, vetëm së bashku ëshë BASHKIMI!
“Working together is success”, përndryshe, samiti i Diasporës bëhet pa Diasporë…
5 Nëntor, 2016
Staten Island, New York
Zef Balaj says
Pershendetje Zoj.Kozeta.
Jame dakorde me sa shkrueni por po ju sygjeroj ; se keni lanun pa e permendun deklaraten e vaters . Ku mendimet tua perputhen me ate te Vaters nese e lexon editorjalin e gazetes Dielli te Tetorit .
Ju pershendes me mirekuptim.
Zef Balaj
dgreca says
Ne Gazeten “Dielli” secili eshte i lire qe te shprehe opinionin e tij.Ne shume pika opinioni i zonjes Zylo perkon me ato te Vatres, e cila si institucioni me i vjeter i Shqiptareve te Amerikes, aktiv edhe sot,nuk ka pranuar qe te e behet pjeses e Farses te Qeverise Rama. Menyra se si po e organizon Kryeministri Samitin, duket qe eshte Fasade elektorale, qe i sherben atij dhe qeverise se Tij per zgjedhjet e ardhshme, por Jo diaspores. I organizuar ne fund te mandatit qeverises, mosrespektimi i Kujteses historike per Diasporen, kapja pas individeve proqeveritare,sforco per te organizuar takime ne favor te Samitit keto ditet e fundit,intervistat e pershpejtuara, telefonatat, emailet e shtuara,…shtoju ketyre edhe perjashtimin i institucionit te Presidences nga Samiti, mosthirrja e Opizites,jane sinajle qe ky Samit e politizon Diasporen dhe e percane ate…
Faleminderit
Editori i Diellit
Dalip Greca
Diaspora Shqiptare says
Të dashur të gjithë,
Samiti i Diasporës është i hapur për gjithkënd, pavarësisht nga ku vjen, pavarësisht se cfarë mendon, cfarë besimi ka apo cfarë bindjes mbron apo perfaqëson. Kjo është theksuar që në krye të herës dhe kjo nuk duhet të harrohet prej askujt.
Gjithëpërfshirja është shtylla kurrizore e këtij aktiviteti.
Dëshira për të ndërtuar dicka të munguar, nevoja për tu bërë bashkë për të biseduar, për të ndarë mendime e analiza dhe për të bashkërenduar se cfarë duhet bërë ndryshe, më mirë, më shumë, nevoja për të mësuar nga ndasitë dhe mangësitë e së shkuarës dhe për të projektuar një të ardhme tjetër përmes bashkëpunimit janë arsyet që e shtyjnë qeverinë e Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, të ndërmarrë këtë iniciativë.
Do të ishte shumë më e kollajtë të mos bëhet asgjë; të vijojmë të evoluojmë si të ndarë, pa projekte, pa ide e pa guxim ndërkohë që të tjera kombe kanë treguar se ka alternativë tjetër, më efikase dhe më produktive. Kemi cfarë të mësojmë nga shembujt më të mirë pasi sot jemi më të përgatitur, më të aftë dhe më të pjekur dhe po ashtu më kërkues. Duam e meritojmë më shumë. Kjo është pikërisht ajo që synon Samiti.
Me pak fjalë, Samiti do te jete nje kuvendim i lirë, pa dallim origjine, feje, krahine, ideje. Janë deri tani të konfimuar mbi 800 pjesëmarrës nga 40 vende, nga të gjitha kontinentet. Do te jene tre ditë takime, diskutime, biseda te lira mes njerezish te lire nga çdo sfere e jetes, se bashku politikëbërës e vendimmarrës, nga Shqipëria e Kosova po edhe nga Maqedonia, Mali i Zi e Lugina e Presheves. Nuk do të flitet për zgjedhje por për zgjidhje. Për sfida dhe mënyrat për ti trajtuar e zgjidhur ato.
Do te jete nje bashkërendim për një marrëdhënie të re, të organizuar e të qendrueshme mes nesh, shqiptareve kudo jetojme dhe Shqipërisë që na jep nder, na jep emrin shqiptarë!
Do të jenë tetë panele diskutimi tematike si dhe një atelié për projekte konkrete. Do të ketë aktivitete kulturore e artistike, vizitash të organizuara në Tiranë por edhe në Durrës, Krujë, Shkodër dhe Berat. Samiti do të marë angazhime konkrete që bashkojnë forca, ide, njerëz, në projekte të gjithanshme zhvillimi, për gjuhën, kulturën, shoqërinë, ekonominë shqiptare.
Samiti do te hedhë bazat per rrjetizim i komuniteteve tona në botë dhe mes tyre se bashku, për të krijuar hartën e gjallë të ndërveprimeve mes nesh pavarësisht distancave që na ndajnë në të katër anët e botës.
Kushdo ka të drejtë të mos pajtohet me këtë filozofi; ka të drejtë të mos besojë e të mbajë qendrimet që i gjykon si më të përshtatshme; Eshtë po ashtu në të drejten e gjithkujt të mos pajtohet e të mos mbështesë inciativat e qeverisë së zgjedhur në Shqipëri.
Por nuk eshte as e ndershme e as e sinqerte të paragjykohet pa arsye e që në krye të herës një përpjekje madhore për të ndërtuar një marrëdhënie të munguar, dicka qe vete Diaspora, me të drejtë e ka kërkuar vazhdimisht dhe me ngulm.
Askush, absolutisht askush, as në Shqipëri, as kudo ku ka shqiptarë në rajon, e për më pak në Diasporë, nuk është i përjashtuar nga Samiti. Gjithkush është i mirëseardhur, të marrë pjesë e të kontribuboje, pasi e ardhjma e përbashkët ndërtohet vetëm bashkarisht.
Për më shumë: http://www.samitidiaspores.al
Ekipi Organizator i Samitit