Agjensia Telegrafike Shqiptare njofton se për herë të parë do të mbahet Samiti i Diasporës që do të zhvillohet në muajin nëntor në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Për këtë qëllim nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në bashkëpunim me Zyrën e IOM-it në Tiranë dhe me asistencën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, u zhvillua në Athinë takimi i radhës me shqiptarët e Greqisë, me titull “Jam shqiptar” në kuadër edhe të përgatitjeve të Samitit të Parë të Diasporës dhe implementimit të projektit për “Angazhimin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit”.
Të pranishëm në këtë takim ishin personalitete me zë të botës shqiptare, studiues të tematikave të migracionit shqiptar në Greqi, grupe interesi që përfaqësojnë komunitetin e biznesit, shoqata kulturore dhe të mësuesve të gjuhës shqipe.
Punimet u fokusuan mbi rolin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e çështjeve më të rëndësishme të identifikimit dhe implementimit të kapaciteteve, duke rritur ndërgjegjësimin për vlerat dhe rolin unik të Diasporës shqiptare në angazhimin si partnere për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.
Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadori i Shqipërisë në Athinë Dashnor Dervishi dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët informuan të pranishmit dhe mbarë komunitetin mbi rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e Diasporës në zhvillimet politike, shoqërore e ekonomike të vendit.Takimi i komunitetit shqiptar të Athinës i dha jehonë përgatitjeve për Samitin e Parë të Diasporës
Politika gjithmone kerkone te kontrollj diasporen dhe kujtohet per te ne raste votimesh dhe athere kur duhet te fitoj aksione politike. Diaspora dhe ata qe e konsiderojne vehten perfaqesues te saj as duhet te shiten e as duhet te blihen per interesa personale por qe fatkeqesisht ka ndodhur historikisht e ndodh.Diaspora duhet te jete nje organizem i pa kontrolluar nga qeverite e politika .Vetem keshtu i sherbehet Atdheut dhe Atdheu eshte me i madhi,me i pasterti,me humani realitet e ne histori kemi shume raste nga ku diaspora mund te frymezohet.